25 April 2023, 20:04
Nga A.B
Gjykata e Apelit
TIRANË- Gjykata e Apelit në Tiranë i ka dhënë të drejtë prindërve të fëmijës të infektuar me HIV, duke kërkuar nga Prokuroria të hetojë imtësisht rastin dhe pretendimet e tyre. Me këtë vendim, u rrëzua ai i prokurorit Saimir Hysi, i cili vendosi mosfillim të hetimit me arsyetimin se nuk është konsumuar shkelje ligjore.
'Balkanweb' raporton se në vendimin e zbardhur thuhet se nuk është shqyrtuar dhe analizuar i plotë rasti, nuk janë marrë dëshmitë e personave të akuzuar e po ashtu, as një mendim i ekspertit mjeko-ligjor. Apeli ve në dukje se një prokuror, në këtë rast Hysi, nuk mund të mosfillojë hetimin bazuar në të dhëna subjektive, por vetëm referuar fakteve, ligjit dhe dëshmive. Sipas Gjykatës, rastet e mosfillimit të hetimit, janë në rrethana të lehta, kur konkludimet nuk kërkojnë kohë, por në rastin në fjalë, ku është cënuar shëndeti i një fëmije, patjetër që duhej ndërmarrë një hetim.
Ligji parashikon që nëse infektimi i 1-vjeçarit me HIV konfirmohet se ka ardhur si rezultat e neglizhencës mjekësore, dënohet nga 3 deri në 7 vite burgim. Procedimi penal, thekson Gjykata e Apelit, ndodh në rastet kur personi ka vdekur, është i pa përgjegjshëm ose nuk ka mbushur moshën për procedim penal, vepra penale është shuar etj, por në rastet e tjera duhet ndjekur të gjitha dispozitat ligjore.
Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, që kërkon nisjen e hetimit dhe rrëzon pretendimet e prokurorit Hysi. Gjithashtu vënë në dukje se mosfillimi me dashje i hetimit, nga një Prokuror, përbën një vepër penale dhe mund të dënohet deri në 7 vite burgim.
Të kontaktuar nga News 24, prindërit e vogëlushit kërkojnë një hetim të thelluar dhe zëvendësimin e zotit Hysi me një tjetër prokuror, pasi nuk kanë besim në hetimet që mund të kryhen prej tij dhe që sipas tyre, synojnë zvarritjen më tej të rastit./Dosja.al
gjykata e apelit 1-vjecari me hiv
Aktualitet
25 April 2023, 19:54
Foto ilustruese
SPANJË- Tre shqiptarë janë arrestuar në Spanjë pasi u kapën në një magazinë që e kis...
Aktualitet
25 April 2023, 19:54
A.B
Policia
GREQI- Një 33 vjeçar shqiptar është vënë në prangat policisë greke pasi akuzohet për vjedhje. Shqipt...
Aktualitet
25 April 2023, 19:22
A.B
Makina
SHKODËR- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër. Siç shihet në videon e 'JOQ', një makinë &...
Aktualitet
25 April 2023, 19:04
A.B
Flutura Skënderi
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA në fuqi vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit...
Aktualitet
25 April 2023, 18:54
A.B
Liangbin Chen
TIRANË- Liangbin Chen, i riu kinez i cili akuzohet për një mashtrim me vlerë 140 milionë euro nuk do të ek...
Aktualitet
25 April 2023, 18:12
k.m.
Kristina dhe Abaz Bregasi
TIRANË- Kristina Bregasi është një nga të mbijetuarat nga aksidenti i ndodhur më 19 prill, ku nd&...
Aktualitet
25 April 2023, 18:19
A.B
Leonard Thodhori e Fatmir Sulovari
SARANDË- Ky është automjeti i blinduar tip 'Jeep Cherokee' me targa greke 'BOO-9195' është mes...
Aktualitet
25 April 2023, 18:01
k.m.
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Numri i shqiptarëve që bëjnë kalime të rrezikshme me gomone drejt Britanisë së Madhe &e...
Aktualitet
25 April 2023, 17:57
k.m.
Foto ilustruese
Bardhyl Qafa është një besimtar i devotshëm mysliman, por mëngjesin e Pashkëve më 16 prill, ai u vesh si...
Aktualitet
25 April 2023, 17:54
k.m.
Edmond dhe Eduard Trushi
ITALI- Ata i quajnë binjakët "Lupin" dhe janë dy vëllezër shqiptarë të njohur tashmë p&eu...