2 July 2024, 07:24
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Shërbimet janë pararojë e inovacionit ku të dhënat zyrtare tregtinë se ndërmarrjet që përfshihen në këtë kategori kanë dhënë një fokus më të madh në këtë aspekt. Publikimi “Aktiviteti i inovacionit në ndërmarrje” i Institutit të Statistikave tregon se aktiviteti i inovacionit në ndërmarrjet e sektorit të shërbimeve ishte 46 % ku ndërmarrjet në aktivitetin e Informacionit dhe Komunikacionit kanë rezultuar aktive në Inovacion me 67,3 %, ndërmarrjet në aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit me 52,7%.
Në total publikimi tregon gjatë periudhës 2020-2022, 42,9 % e ndërmarrjeve të vrojtuara kryen një aktivitet Inovacioni. Krahasuar me të dhënat e vrojtimit të mëparshëm të inovacionit me periudhë referuese 2018-2020, aktiviteti i inovacionit u rrit me 6,3 % (nga 36,6 % në 42,9 %.
Por si qëndron inovacioni në sektorë të tjerë përpos shërbimeve?
Sipas INSTAT në sektorin e Industrisë aktiviteti i Inovacionit rezulton me 39,3 % ku ndërmarrjet në aktivitetin e Energjisë elektrike, furnizimi me gaz, avull dhe ajër të kondicionuar kanë rezultuar aktive në Inovacion me 44,4 %, në Industrinë Përpunuese me 42,0 %. E fundit në listë është industria nxjerrëse me 18 për qind.
Gjetjet e INSTAT nënvizojnë se ndërmarrjet në sektorin e industrisë shënojnë një rritje më të lartë në aktivitetin e inovacionit me 7,2 pikë përqindje ndërsa ndërmarrjet në sektorin e shërbimeve shënojnë një rritje me 5,0 pikë përqindje krahasuar me të dhënat e periudhës së mëparshme.
“Aktiviteti i inovacionit rezultoi më i pranishëm në grupin e ndërmarrjeve të mëdha, me mbi 250 të punësuar me 66,5 %. Gjithashtu sipas madhësisë së ndërmarrjeve, vihet re se ndërmarrjet e vogla (10-49 të punësuar) kanë pësuar rritje të ndjeshme në aktivitetin e inovacionit me 7,4 pikë përqind rritje. Gjatë kësaj periudhe bizneset e vogla kanë zhvilluar produkte inovative më shpejt se ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha” nënvizon INSTAT.
Përqindja më e lartë e ndërmarrjeve që zhvilluan inovacione produktesh, inovacione procesesh dhe inovacione produktesh dhe procesesh së bashku rezultuan në sektorin e Shërbimeve./MONITOR
inovacioni
Aktualitet
2 July 2024, 07:22
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Rënia e popullsisë pritet që të përmirësojë automatikisht një nga treguesit q&eu...
Aktualitet
2 July 2024, 07:21
N.F
Foto ilustruese
SHËNGJIN- Investimet strategjike tashmë po i drejtohen pjesës veriore të vijës bregdetare shqiptare. Komiteti i In...
Aktualitet
2 July 2024, 07:17
r.ll
rexhep qosja, ismail kadare
TIRANË- Shkrimtari Rexhep Qosja ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Kadare pas ndarjes së tij nga j...
Aktualitet
2 July 2024, 07:16
r.ll
foto ilustruese
TIRANË -Biznese në sektorë të ndryshëm të ekonomisë po i drejtojnë sërish sytë te vendet ...
Aktualitet
2 July 2024, 07:15
N.F
TIRANË- Në vitin 2023, censi i popullsisë dhe banesave gjeti mbi 34 mijë persona në vend me statusin i divorcuar. Divorcet sipas grup...
Aktualitet
2 July 2024, 07:10
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Vendi ynë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Me mot t&eu...
Aktualitet
1 July 2024, 22:44
M.B
Ismail Kadare
TIRANA- Presitgjozja franceze “Le Figaro” i ka dedikuar një artikull ndarjes nga jeta të gjeniut të l...
Aktualitet
1 July 2024, 21:20
M.B
Foto ilustruese
GJIROKSTRA- Në qytetin e lindjes së Ismail Kadaresë, Gjirokastër, banorët shprehën hidhërimin e thell&eu...
Aktualitet
1 July 2024, 21:09
M.B
Edi Rama dhe Albana Koçiu
TIRANA- Aktivistës e “Qendresës Qytetare” protestuan të hënën në ambjentet ...
Aktualitet
1 July 2024, 20:32
E. D
LEZHË- Arrestohen dy të rinjt të cilët dogjën mjetin e efektivit të policisë në Lezhë. Sipas hetimeve të...