29 May 2022, 20:37
Nga DOSJA
Inva Mula
TIRANË- Sopranoja e njohur Inva Mula këtë të diel ishte e ftuar në programin “Dola te Ola”, ku ndër të tjera zbuloi detaje nga dy koncertet e fundit muzikore, “Për ty Kosovë” në Prishtinë dhe “Për ty babë” në Shkodër. Inva Mula tregoi se kompozitori Florent Boshnjaku i kishte bërë një ftesë për të realizuar një koncert me këngët më të bukura shqiptare, por ndryshe nga herët e tjera sopranoja do të performonte me një bandë të muzikës pop. Sopranoja e cilësoi këtë koncert një eksperiencë të bukur dhe të vlefshme, “Shënoi një kapitull të bukur, të hapur për të rimarrë të gjithë repertorin e bukur shqiptar dhe për ta sjellë në këtë formë”.
Ndërkohë për koncertin “Për ty babë” në Shkodër, sopranoja tha se kishte një emocion të jashtëzakonshëm pasi ajo së bashku me Genc Tukiçin u rikthyen aty ku baballarët e tyre, Avni Mula dhe Ibrahim Tukiçi, nisën karrierën e tyre.
“Ishte një rrëfim i dashurisë për qytetin e artit, e gjitha e rrëfyer në muzikë”, tha ajo.
Inva shtoi se realizimi i koncertit ishte një ftesë nga kryetari i bashkisë Bardh Spahia, babai i të cilit ka qenë shok me Avni Mulën dhe Ibrahim Tukiçin, dhe në një farë mënyre edhe ai fliste për babanë e vet.
“Me ‘Për ty babë’ doja që secili që ndodhej në atë koncert të kujtonte babanë e vet, pasi kur kujtojmë prindërit i kemi thënë jetës faleminderit”, tha Inva Mula.
Marrë nga Balkan Web
Aktualitet
29 May 2022, 19:31
Foto Ilustruese
MALIQ- Moti i keq që përfshiu vendin ditën e sotme u ka shkatruar fermerëve dëme të shumta. Të pyetur ng...
Aktualitet
29 May 2022, 18:39
Makina e aksidentuar
LEZHË- Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Lezhë. Mësohet se aksid...
Aktualitet
29 May 2022, 16:57
Foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin to...
Aktualitet
29 May 2022, 16:46
Foto ilustruese
TIRANË- 6 muaj nga aplikimi i testit të drogës tek punonjësit e Policisë së Shtetit, 45 nga rreth 1750 efekti...
Aktualitet
29 May 2022, 16:43
Pamje nga Lezha
LEZHË- Qarku i Lezhës është përfshirë nga stuhi me reshje të dendura shiu, të cilat kanë kriju...
Aktualitet
29 May 2022, 16:05
Foto ilustruese
KORÇË- Moti i keq dhe stuhia që ka përfshirë vendin ka bërë që 2 fshatra të bashkisë Ma...
Aktualitet
29 May 2022, 16:00
Foto ilustruese
Para viteve 90, kjo bashki rezultonte me një sipërfaqe pyjore rreth 90.000 hektarë por sot 60.000 prej tyre janë humbur...
Aktualitet
29 May 2022, 15:30
Pamje nga aksidenti
LIBRAZHD- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Librazhd, pasditen e sotme, ku kanë mbetur të lënduar ...
Aktualitet
29 May 2022, 15:18
Foto ilustruese
TIRANË- Moti i keq që ka përfshirë këtë të diel vendin ka sjellë probleme në aeroportin e Rina...
Aktualitet
29 May 2022, 15:08
POGRADEC- Një 78-vjeçar është vetëplagosur me armë gjahu në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, në g...