Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Investim 4.9 milionë euro, por shkolla "Edith Durham" nuk nxë nxënësit! Prindërit paralajmërojnë protestë
Prindërit dhe mësuesit kanë ngritur alarmin se godina e re, për të cilën janë investuar rreth 4.9 milionë euro, nuk plotëson nevojat reale të nxënësve, duke paralajmëruar rikthimin e mësimit me dy turne ose mbipopullimin e klasave.
18 June 2026, 18:20Nga D.S
TIRANË- Shkolla 9-vjeçare “Edith Durham” në Tiranë është kthyer në qendër të një përplasjeje të fortë mes komunitetit dhe Bashkisë së Tiranës. Prindërit dhe mësuesit kanë ngritur alarmin se godina e re, për të cilën janë investuar rreth 4.9 milionë euro, nuk plotëson nevojat reale të nxënësve, duke paralajmëruar rikthimin e mësimit me dy turne ose mbipopullimin e klasave.
Sipas stafit pedagogjik, nevoja aktuale e shkollës është për 45 klasa, ndërsa projekti i ri ofron vetëm 40 ambiente mësimore. Mësuesit dhe prindërit shprehen të shqetësuar se mungesa e hapësirave të mjaftueshme do të detyrojë institucionin të rikthejë mësimin me turne ose të aplikojë bashkimin e klasave, një praktikë që dëmton rëndë cilësinë e procesit arsimor.
Prindërit kanë paralajmëruar organizimin e protestave dhe reagimeve të tjera publike nëse Bashkia nuk ndërhyn për të korrigjuar situatën në mbrojtje të interesave të nxënësve./Dosja.al