30 May 2025, 07:50
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Pavarësisht faktit se tre muajt e parë të 2025 vendi ishte i përfshirë në fushatë për zgjedhjet e përgjithshme dhe pushteti lokal u vu në lëvizje për të qenë më pranë qytetarëve, sërish realizimi i investimeve publike nga bashkitë vijoi të jetë shumë i dobët.
Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në 3-muajt e parë 2025 bashkitë investuan vetëm 1.8 miliardë lekë (18 mln euro) ose vetëm 5 për qind e fondit vjetor prej 35,7 miliardë lekësh. Me ketë ritëm përformanca e investimeve nga pushteti vendor do të jetë edhe më e ulët se vitin e kaluar, ku u realizua vetëm 43 % e programit.
Nga 18 milionë eurot e investuara, një pjesë e madhe tyre shkoi për investime dhe rikonstruksion, asfaltim, mirëmbajtje të rrugëve në zona rurale dhe urbane, si dhe përmirësim të rrjetit të ndriçimit publik. Një pjesë shumë e ulët e fondeve u përdor për rikonstruksionin e shkollave 9-vjeçare, shkollave të mesme, kopshteve dhe çerdheve.
Qeveria qendrore dhe ajo vendore vitet e fundit po thellojnë problematikën e mosrealizimit të programit të investimeve. Shumica e bashkive nuk arrijnë të realizojnë as 40 për qind të programit për shkak të planifikimit të dobët dhe vonesave. Bashkitë vuajnë nga mungesa e stafit të kualifikuar në menaxhimin e projekteve, sidomos në planifikimin dhe monitorimin e investimeve kapitale. Procedurat e tenderimeve shpesh kontestohen në mënyrë të përsëritur nga kompanitë pjesëmarrëse, duke sjellë vonesa.
Analizat e ekspertëve kanë treguar se koordinimi ndërinstitucional mes bashkive, qeverisë qendrore dhe agjencive të tjera është dobët, duke krijuar pengesa burokratike dhe vonesa shtesë. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se njësitë e pushtetit vendor dogjën vitin e kaluar më shumë se gjysmën e programit të investimeve publike.
Të dhënat finale mbi buxhetin 2024 tregojnë se pushteti vendor realizoi vetëm 43 për qind të programit të investimeve. Nga 46,3 miliardë lekë të planifikuara u investuan vetëm 19,9 miliardë lekë ose më pak se gjysma e programit.
Paaftësia e bashkive për të alokuar investimet vjen në një kohë kur ata janë para nevojave të mëdha për të investuar sidomos në infrastrukturën e rrugëve lokale vendore. Psh Bashkia e Durrësit e cila është mikpritësja kryesore e turistëve në vend dhe me nevoja të mëdha në infrastrukturën vendore ka realizuar vetëm 50 për qind të programit të investimeve për vitin 2024.
Në bashkitë me qendër prefekture shihet se Vlora kishte realizimin më të dobët me vetëm 17% të programit. Më 2024 u investuan vetëm 251 milionë lekë nga 1,4 miliardë lekë që ishte programi vjetor./ Monitor
investime
Aktualitet
30 May 2025, 07:03
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Vendi ynë do të paraqitet nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta...
Aktualitet
29 May 2025, 22:55
N.F
Parashqevi Simaku
TIRANË- Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku ka rrëfyër historinë e saj që nga hapat e par&eum...
Aktualitet
29 May 2025, 22:54
r.ll
parashqevi simaku
TIRANË- E izoluar nga lajmet lidhur me Shqipërinë apo familjen, artistja shqiptare ka jetuar nga koha e pandemisë der...
Aktualitet
29 May 2025, 22:51
r.ll
parashqevi simaku
TIRANË- Vitet e para në Shtetet e Bashkuara, Parashqevi Simaku i kujton si tejet të bukura. Në intervist&eu...
Aktualitet
29 May 2025, 22:42
N.F
Simaku
TIRANË- Këngëtarja e madhe, Parashqevi Simaku ka rrëfyer për herë të parë arsyen pse u largua nga Shqipë...
Aktualitet
29 May 2025, 21:33
Gjergj Erebara
Foto ilustruese
TIRANË- Ekonomia kombëtare e Shqipërisë ka performuar vazhdimisht nën potencialin e rritjes të...
Aktualitet
29 May 2025, 21:23
N.F
Foto
ELBASAN- Disa muaj më parë emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi sesi Arben Kotollaku, polic rrugor dhe vëllai i ...
Aktualitet
29 May 2025, 21:07
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Një drejtësi që nuk ecën, një shtet që hesht, dhe një nënë që për t&eum...
Aktualitet
29 May 2025, 20:59
r.ll
namira koka
DURRËS- Në mes të dhimbjes dhe traumës së humbjes, një nënë e moshuar gjendet sot përballë nj...
Aktualitet
29 May 2025, 21:00
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Fiks Fare vijoi të ndjekë një problematikën e mbetjeve të shumta që kanë pushtua...