Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
IPK rekomandoi suspendimin e dy policëve nga drejtoria rajonale e policisë në Mitrovicë të Veriut pasi dyshohet se janë përfshirë në veprën penale të keqtrajtimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë pas pretendimeve për keqtrajtimin e një qytetari serb, të identifikuar vetëm me inicialet N.R.
N.R. është identifikuar publikisht si Nenad Rashkoviq.
IPK rekomandoi suspendimin e dy policëve nga drejtoria rajonale e policisë në Mitrovicë të Veriut pasi dyshohet se janë përfshirë në veprën penale të keqtrajtimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.
IPK tha se rekomandimi u bë pas hetimit paraprak që kishte për qëllim verifikimin e pretendimeve dhe sqarimit të fakteve lidhur me veprimet policore gjatë një operacioni të zhvilluar në Dren të Zubin Potokut.
Hetimet nisën pas raportimeve mediale dhe deklaratave publike se më 11 gusht, Nenad Rashkoviq ishte keqtrajtuar nga policia.
Igor Simiq nga Lista Serbe ka reaguar ndaj vendimit të IPK-së, duke theksuar se “suspendimi nuk mjafton”.
“Përgjegjësit duhet të japin llogari para gjykatës, sepse bëhet fjalë për torturë, keqtrajtim psikik dhe fizik, shkaktim të lëndimeve të rënda trupore, nxjerrje me dhunë të deklaratës… ndërsa ata që me gënjeshtra u përpoqën ta mbulonin këtë krim duhet të mbajnë përgjegjësi”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Rashkoviq është dërguar në Beograd për trajtim të mëtejmë për shkak të gjendjes shëndetësore, sipas Zllatan Ellek, drejtor i Qendrës Klinike Spitalore në Mitrovicë të Veriut.
Ellek, që është kryetar i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit – ai ishte pranuar në spitalin në Mitrovicë me marramendje dhe dridhje. Pas ekzaminimeve, sipas tij, është konstatuar se Rashkoviq ka pasur lëndime në kokë e kraharor si dhe thyerje të brinjëve.
Sipas versionit që Elek tha se ia kishte rrëfyer Rashkoviq, pjesëtarët e Policisë së Kosovës e kishin rrahur gjatë kontrollit të shtëpisë së tij dhe i kishin kërkuar të dorëzonte armë. Më pas, sipas tij, policët ishin larguar dhe ishin kthyer disa orë më vonë, kur dyshohet se e kishin dërguar në një pyll, e kishin lidhur për një pemë dhe e kishin rrahur sërish me një zorrë uji.
Ndërkaq, më 11 gusht Lista Serbe ka publikuar fotografi ku pretendohet se shihet Rashkoviq i mavijosur në shpinë. Në komunikatë, Lista Serbe tha se ai ishte dërguar në pyll, ku ishte lidhur me një pemë dhe ishte rrahur me një zorrë uji, me kërkesën që të pranonte se kishte kryer krime lufte ndaj shqiptarëve.
Së voni, në Zubin Potok janë kryer kontrolle dhe arrestime të personave të dyshuar për krime lufte, pasi në këtë komunë janë identifikuar disa lokacione ku dyshohet se mund të ndodhen varreza masive nga lufta e viteve 1998-’99 në Kosovë.
Vetë Rashkoviqi, për mediat në gjuhën serbe, kishte dhënë një version që dallonte në disa detaje nga ai i paraqitur nga Lista Serbe. Ai tha se, pasi ishte lidhur në pyll, policët e kishin liruar dhe se më pas ishte kthyer vetë në shtëpi. Sipas tij, në vendngjarje kishin qenë tre policë, por vetëm njëri prej tyre e kishte rrahur./REL
Foto ilustruse SPANJA- Mediat spanjolle i kanë kushtuar një artikull arrestimit të 43-vjeçarit Klodian Bena, i cili u arrestua ...
Foto ilustruse TIRANA- Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim mbi situatën e zjarreve në vend. Përm...
Pamje nga vendngjarja KSAMIL- Një ngjarje e rëndë ndodhi orët e para të mëngjesit në Ksamil, ku Sokrat Vata vrau me thik...
Pamje TIRANA- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nën ...
Pamje VLORA- Një alarm për eksploziv në një furgon në Vlorë ka ngritur në këmbë qyetin, ndërsa polic...
Qytetari TIRANA- Protestuesit po zhvillojnë fjaliet e tyre para godinës qeveritare, ndërsa finalizojnë ditën e 80-të të ...
Foto ilustruse DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Durrësit ku një 30-v...
Aktivistja TIRANA- Një aktiviste ka folur për ngjarjen e cila tronditi Ksamilin orët e para të ditës së sotme, ku një tu...
Qytetari TIRANA- Protestuesit janë zhvendosur para Kryeministrisë dhe kanë nisur fjalimet e tyre. Një qytetar ka deklaruar se fund...
Sokrat Vata KSAMIL- Emrat e personave të arrestuar në kuadër të krimit të ndodhur orët e para të mëngjesit në ...