18 August 2026, 22:02
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim mbi situatën e zjarreve në vend. Përmes një njoftimi zyrtar, Mbrojtja informon se deri në orën 20:00, situata e zjarreve paraqitet në përmirësim, me 7 vatra të regjistruara, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 3 nën monitorim.
Forcat operacionale vijojnë punën në terren, ndërsa mbështetja e Forcave të Armatosura ka qenë e konsiderueshme, me 140 efektivë, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Në Dajt po vijon puna për izolimin e vatrës me 50 efektivë të FA dhe 1 helikopter, ndërsa nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Në Mirditë vatra mbetet aktive, por me intensitet të ulët dhe avancim të lehtë, ndërsa forcat janë pozicionuar pranë zonës dhe nuk ka rrezik për banesat.
Zjarri në Gurë-Lurë është shuar plotësisht, pas një operacioni me rreth 150 forca vendore, 30 efektivë të FA dhe 2 avionë Air Tractor. Gjithashtu është shuar plotësisht vatra në Bruç, Mat, ndërsa vatrat në Qafë Helmes, Tharri dhe Selenicë janë në monitorim dhe pa rrezik për zonat e banuara.
Ministria e Mbrojtjes - përditësim mbi situatën e zjarreve
Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 20:00, situata e zjarreve paraqitet në përmirësim, me 7 vatra të regjistruara, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 3 nën monitorim.
Forcat operacionale vijojnë punën në terren, ndërsa mbështetja e Forcave të Armatosura ka qenë e konsiderueshme, me 140 efektivë, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.
Vatrat aktive kryesore:
• Dajt, Tiranë – Vijon puna për izolimin e vatrës me 50 efektivë të FA dhe 1 helikopter. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Priskë, vatra është riaktivizuar, por po ndiqet nga forcat operacionale dhe gjithashtu nuk rrezikon banesat.
• Lufaj, Mirditë – Vatra mbetet aktive, por me intensitet të ulët dhe avancim të lehtë. Forcat janë pozicionuar pranë zonës dhe nuk ka rrezik për banesat.
• Mali i Tërbunit, Pukë – Vijon operacioni në terren të vështirë. Janë angazhuar 13 zjarrfikës, 8 punonjës të Shërbimit Pyjor, 45 forca bashkiake, 22 vullnetarë dhe 30 efektivë të FA, me mbështetjen e 2 helikopterëve. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Zjarri në Gurë-Lurë është shuar plotësisht, pas një operacioni me rreth 150 forca vendore, 30 efektivë të FA dhe 2 avionë Air Tractor.
Gjithashtu është shuar plotësisht vatra në Bruç, Mat, ndërsa vatrat në Qafë Helmes, Tharri dhe Selenicë janë në monitorim dhe pa rrezik për zonat e banuara.
Në të gjitha vatrat vijon angazhimi dhe monitorimi i koordinuar i strukturave të Mbrojtjes Civile, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe kufizimin e përhapjes së zjarreve.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.
Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve./Dosja.al
ministria e mbrojtjes forcat operacionale zjarre
Aktualitet
18 August 2026, 21:51
E.d
Pamje nga vendngjarja
KSAMIL- Një ngjarje e rëndë ndodhi orët e para të mëngjesit në Ksamil, ku Sokrat Vata vrau me thik...
Aktualitet
18 August 2026, 21:36
E.d
Pamje
TIRANA- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nën ...
Aktualitet
18 August 2026, 21:28
E.d
Pamje
VLORA- Një alarm për eksploziv në një furgon në Vlorë ka ngritur në këmbë qyetin, ndërsa polic...
Aktualitet
18 August 2026, 21:22
E.d
Qytetari
TIRANA- Protestuesit po zhvillojnë fjaliet e tyre para godinës qeveritare, ndërsa finalizojnë ditën e 80-të të ...
Aktualitet
18 August 2026, 21:11
E.d
Foto ilustruse
DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Durrësit ku një 30-v...
Aktualitet
18 August 2026, 20:59
E.d
Aktivistja
TIRANA- Një aktiviste ka folur për ngjarjen e cila tronditi Ksamilin orët e para të ditës së sotme, ku një tu...
Aktualitet
18 August 2026, 20:48
E.d
Qytetari
TIRANA- Protestuesit janë zhvendosur para Kryeministrisë dhe kanë nisur fjalimet e tyre. Një qytetar ka deklaruar se fund...
Aktualitet
18 August 2026, 20:39
E.d
Sokrat Vata
KSAMIL- Emrat e personave të arrestuar në kuadër të krimit të ndodhur orët e para të mëngjesit në ...
Aktualitet
18 August 2026, 20:18
E.d
Foto ilustruse
MIRDITA- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 65-vjeçar, pasi dyshohet se i vuri zjarrin disa vatrave në f...
Aktualitet
18 August 2026, 20:25
E.d
Foto ilustruse
KSAMIL- Policia ka dhënë më shumë detaje rreth vrasjes së ndodhur në Ksamil, ku Sokrat Vata vrau me thikë...