9 September 2023, 10:10
Nga A.B
Dritan Goxhaj dhe avokati i tij
TIRANË- Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj mbetet sërish në burg. Gjykata e Tiranës nuk e ka ndryshuar masën e sigurisë në kushtet kur nuk është plotësuar afati 40 ditor që nga burgosja e tij më 31 korrik.
Gjykata e Tiranës e rrëzoi kërkesën duke arsyetuar se është e pambështetur në ligj e në prova. Ndërkohë avokati pretendon se nuk ka ardhur kërkesa për ekstradim nga shteti kërkues.
Avokati i tij Bashkim Nikolla kërkoi lirimin e menjëhershëm të Goxhajt për shkak se sipas tij ka kaluar afati 40-ditor.
"Nuk ka ardhur kërkesa për ekstradim. Nëse në 40 ditë nuk ka ardhur asnjë kërkesë për ekstradim nga Kosova, duhet të lirohet. Kërkuam që të shkarkohej gjyqtarja nga seanca, por kërkesa jonë u rrëzua, se nuk ka prova thonë. Ky vendim i sotëm u dha nga kjo gjyqtare. Ky nuk ka vepër kriminale dhe nuk nuk ka pse të qëndrojë aty, duhet të lirohet"- tha avokati.
Vetë Goxhaj ka folur në seancës, sipas avokatit. “E gjitha kjo e ka emrin pengmarrje, jo ekstradim, ka deklaruar Goxhaj në seancë”.
Goxhaj akuzohet për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës./Dosja.al
dritan goxhaj bashkim nikolla
Aktualitet
9 September 2023, 10:09
A.B
Operacion ne Fier
FIER- Goditet një grup i trafikut të drogës në qytetin e Fierit. Kreu i Policisë së Fierit, Lorenc Pan...
Aktualitet
9 September 2023, 10:05
A.B
Ceremonia
SHKODËR- Ceremonia që përkujton 77-vjetorin e kryengritjes antikomuniste të Postribës, është shoqëruar me...
Aktualitet
9 September 2023, 09:30
A.B
Në vitet e fundit, tregu i librit në Shqipëri ka përjetuar zhvillime të ndjeshme, ndonëse përballjet dhe vështirë...
Aktualitet
9 September 2023, 08:34
A.B
Zjarri
TIRANË- Një zjarr i madh ka rënë gjatë natës në malin e Shpiragut në Berat, zjarr që mori përmasa ...
Aktualitet
9 September 2023, 07:54
A.B
Aldo Gjoka
ITALI- Në rrjetet sociale ka pasur me qindra mesazhe ngushëllimi për vdekjen e parakohshme të Aldo Gjokës, sh...
Aktualitet
9 September 2023, 07:28
A.B
Moti
TIRANË- Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë vendin tonë do të diktojnë kushtet e motit, du...
Aktualitet
8 September 2023, 22:39
I.A
ASHK
VLORË- Jorgji Rapo tregoi për emisionin Fiks Fare se aplikoi në atë kohë meqë rivlerësimi do bëhej me 3 pë...
Aktualitet
8 September 2023, 21:59
I.A
Aldo Gjoka
ITALI- Një shqiptar me emrin Aldo Gjoka ka humbur jetën ditën e sotme në Itali. 29-vjeçari Gjoka gjeti vdekjen pran&e...
Aktualitet
8 September 2023, 17:59
I.A
Oda e Avokatëve të Athinës
GREQI- Në zyrat e Odës së Avokatëve të Athinës, sot të premten ...
Aktualitet
8 September 2023, 16:38
I.A
BELGJIKË- Një shqiptar është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet belge. Sudinfo shkruan se Prokuroria...