16 September 2026, 13:01
Nga E.d
Pamje
HAGË- Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi në total me 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, ka marrë jehonë ndërkombëtare. The Guardian ka ndjekur të gjithë procesin gjyqësor si dhe zhvillimet në Prishtinë dhe Hagë, ku qindra mijëra shqipatrë iashtin mbledhur në shenjë mbështetje. Media shkruan se në Prishtinë, mijëra njerëz që po e shikonin vendimin në një ekran të madh e fishkëllyen vendimin dhe brohoritën “Thaçi, Thaçi”, ndërsa disa shpërthyen në lot.
Ajo thekson se jashtë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, dhjetëra mbështetës të Thaçit ishin mbledhur përpara vendimit, duke valëvitur flamuj të UÇK-së dhe duke brohoritur “UÇK”. Trupi Gjykues vendosi që të katër të akuzuarit ishin penalisht përgjegjës për krimet e luftës të ndalimit arbitrar kundër 385 individëve, trajtimit mizor kundër 49 individëve, torturës kundër 303 individëve dhe vrasjes së 96 individëve.
Trupi Gjykues i shpalli të akuzuarit të pafajshëm për krime kundër njerëzimit, sepse Prokurori i Specializuar nuk arriti të provonte përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se kishte pasur një sulm të përhapur ose sistematik të drejtuar kundër një popullsie civile. Të akuzuarit u shpallën gjithashtu të pafajshëm në lidhje me një numër incidentesh specifike të krimeve të luftës.
Gjyqtarët zbuluan se gjatë konfliktit në Kosovë, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi kontribuan ndjeshëm në qëllimin e përbashkët kriminal të shënjestrimit të kundërshtarëve të perceptuar të qëllimeve politike dhe ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë shqiptarët e Kosovës të lidhur me forca të tjera politike ose ushtarake, si LDK dhe FARK; individë që dyshohet se janë të lidhur me autoritetet e RFJ-së/Serbisë dhe anëtarë të caktuar të pakicave etnike, përfshirë një numër romësh dhe serbësh./Dosja.al
kosova vendim haga
Aktualitet
16 September 2026, 13:08
I.A
Protesta
KOSOVË- Disa protestues kanë tentuar të hyjnë me forcë në oborrin e ndërtesës së Misionit të Bas...
Aktualitet
16 September 2026, 12:53
E.d
Pamje
HAGA- Situata në Hagë është tensionuar sërisht, ndërsa policia holandeze ka hedhur ujë në mënyrë q&...
Aktualitet
16 September 2026, 12:52
I.A
Rodni Dikson
HAGË- Avokati i Kadri Veselit Rodni Dikson ka deklaruar se mbrojtja do të reagojë pas vendimit të fundit, duke shqyrtuar p...
Aktualitet
16 September 2026, 12:40
E.d
Pamje
HAGË- Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi në total me 81 vite burg katër ish-krerët e ...
Aktualitet
16 September 2026, 12:39
I.A
UÇK
KOSOVË- Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë se...
Aktualitet
16 September 2026, 12:38
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Qeveria ka vendosur të riaktivizojë Bordin e Transparencës për çmimet e karburanteve, pasi çm...
Aktualitet
16 September 2026, 12:24
E.d
Pamje
HAGA- Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë është pritur me revoltë dhe pakënaqësi, pasi trupa gjykuese dë...
Aktualitet
16 September 2026, 12:09
I.A
Gresë Krasniqi
KOSOVË- Gresë Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë,...
Aktualitet
16 September 2026, 12:06
E.d
Pamje
PRISHTINA- Gjykata në Hagë ka dënuar ditën e sotme me 81 vite burg në total, katër ish-krerët e UÇ...
Aktualitet
16 September 2026, 11:55
E.d
Pamje
PRISHTINË- Protesta masive kanë nisur në Prishtinë pas shpalljes së vendimeve të Gjykatës Speciale në Hag&eum...