15 October 2025, 22:02
Nga E. D
foto nga emisioni
TIRANË- Gjyqtari Astrit Kalaja, një emër me mbi 25 vite karrierë në sistemin e drejtësisë, mbeti i vrarë në vendin që do të duhej të ishte më i sigurt, në sallën e gjyqit. Salla numër 3 e Gjykatës së Apelit, ku pritej të zhvillohej një proces civil për çështje pronësie u shndërrua në një tragjedi.
Ajo që do të duhej të ishte një seancë e zakonshme, nxori edhe njëherë në sipërfaqe, mesazhin e fortë antisistem në Shqipërinë e zhytur në koma nga konfliktet e pronësisë. Një vendim gjyqësor u mbyll me krisma. Çështja që po shqyrtohej ishte një dosje që vinte nga saga e pronës të ashtuquajtur “Skënderbeg” në Shkodër. Një histori që kishte mbartur tensione për dekada, vendime të kundërta, përmbarues të kërcënuar, palë të gjobitura, institucione që nuk gjenin dot fundin e së drejtës.
Në atë seancë, ku palët ishin paditësit Rakip dhe Ervis Kurtaj, kundër përmbarueses gjyqësore të Shkodrës. Si palë të treta ishin regjistruar Gjon Shkambi, xhaxhai i autorit, dhe Elvis Shkambi, 30-vjeçari që do të vuloste me plumba fundin e një kapitulli tragjik.
“Në radhë të parë u shpreh ngushëllime familjarëve të Astrit Kalasë. Nuk e donim si ngjarje. Elvisi dhe Gjoni kanë qenë në hallet e veta. Kanë qenë të mbytur në borxhe. Kanë blerë godinën në truallin e tyre. Fajet ua ka Lorenc Luka, ish-kryetari i Bashkisë, i cili u ka shit godinën në një prone të kthyer në vitin 1996. Ai ua ka të gjitha fajet. Nuk e kanë konsultuar krimin me askënd” deklaroi Pal Shkambi, familjari i Elvis dhe Gjon Shkambit./Top Channel
vrasja e astrit kalase
Aktualitet
15 October 2025, 22:10
E. D
foto nga emisioni
TIRANË- Kalaja lindi në Shkodër dhe u diplomua në vitin 1993 në Fakultetin e Drejtësisë. Nga ky vit, d...
Aktualitet
15 October 2025, 21:59
E. D
foto nga emisioni
TIRANË- Astrit Kalaja kishte një lidhje speciale me qytetin e Shkodrës, ndaj bashkëqytetarët, miqtë e tij n...
Aktualitet
15 October 2025, 21:50
E. D
foto ilustruese
TIRANË- IMT ka reaguar pasi 61-vjeçari Leonard Nikolli kërcënoi Drejtori e IMT Klajdi Meçin. M...
Aktualitet
15 October 2025, 21:24
E. D
Lukas
SPANJË- Gazeta spanjolle EL TIEMPO tegon përmes një artikulli sesi u planifikua një nga operacionet më të m&e...
Aktualitet
15 October 2025, 21:04
e, d
pamje nga takimi
TIRANË- Drejtoresha e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Valentina Superti ka zhvilluar një takim me Kreun e SPAK, Alt...
Aktualitet
15 October 2025, 19:35
E.d
Foto ilustruse
KORÇË - Policia ka zbuluar një ambient në Bilisht ku kultivoheshin bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa...
Aktualitet
15 October 2025, 19:01
E. D
foto ilustruese
BALLKAN- Grupet e organizuara kriminale, anëtarët e të cilave janë me origjinë nga vendet e Ballkanit Perënd...
Aktualitet
15 October 2025, 18:42
E. D
foto ilustruese
GREQI- Dy autorët e dyshuar të vrasjes së dyfishtë të pronarit të kampingut 68-vjeçar punëto...
Aktualitet
15 October 2025, 17:13
Blerina Gjoka
Altin Dumani
TIRANË- Në komisionet parlamentare bënë raportimet vjetore gjatë tetorit të gjitha institucionet e pavarura dhe...
Aktualitet
15 October 2025, 17:07
E.d
Foto ilustruse
KORÇË - Polica ka arrestuar tre persona në Maliq. Tre personat janë arrestuar nga policia, pasi u kapën në f...