Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Plumbi goditi të riun në anën e djathtë të qafës, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore, në nivelin e vertebrave C2 dhe C3.
ITALI- Janë publikuar rezultatet e autopsisë për 25-vjeçarin shqiptar Kevin Muharremi, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 14 shkurtit në Montecalvoli, në komunën Santa Maria a Monte, në Itali.
Sipas raportit të mjekut ligjor Marco Di Paolo, vetëm një nga plumbat e qëlluar me një pistoletë gjysmëautomatike Beretta kalibër 6.35 rezultoi fatal. Plumbi goditi të riun në anën e djathtë të qafës, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore, në nivelin e vertebrave C2 dhe C3.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, ekspertiza mjeko-ligjore përcaktoi se dëmtimi ndërpreu rrugët nervore, duke shkaktuar paralizë të frymëmarrjes dhe hemorragji të brendshme, çka solli vdekjen e menjëhershme të 25-vjeçarit. Raporti, i depozituar së fundmi, përmban përfundimet e autopsisë së kryer më 13 mars me urdhër të prokurorit të Pizës, Fabio Pelosi, i cili po drejton hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes së Kevin Muharremit.
I dyshuari për vrasjen
Për vrasjen akuzohet 20-vjeçari shqiptar Renato Xyke, banues në Santa Maria a Monte, i cili ndodhet në burg që prej ditës së krimit. Ai u arrestua në Arezzo, ndërsa po largohej me familjen në bordin e një automjeti Range Rover Evoque, i njëjti mjet nga i cili dyshohet se u qëllua drejt Muharremit. Sipas hetimeve, Xyke nuk e ka mohuar se ka qëlluar në drejtim të viktimës, i cili ndodhej në sediljen e pasagjerit të një Fiat Doblò të bardhë, ku më pas u gjet pa shenja jete.
Si ndodhi krimi
Hetuesit besojnë se vrasja ishte kulmi i një konflikti mes dy grupeve shqiptarësh, që kishte nisur disa orë më herët dhe mund të kishte rrënjë edhe më të hershme. Përplasja e parë ndodhi brenda një lokali në zonën Capanne di Montopoli, ndërsa më pas konflikti vazhdoi në parkingun e lokalit. Pas kësaj, palët dyshohet se komunikuan edhe në telefon, derisa u takuan në një takim që rezultoi fatal në Viale della Repubblica, ku ndodhi ekzekutimi.
Sipas ekspertizës, Kevin Muharremi u godit edhe nga një plumb tjetër që i preku lehtë parakrahun dhe kyçin e dorës së djathtë, por kjo plagë nuk ndikoi në vdekjen e tij. Në vendngjarje janë qëlluar të paktën gjashtë plumba, siç dëshmojnë edhe vrimat e gjetura në pjesën e përparme të automjetit Fiat Doblò.
Hetimet vazhdojnë
Renato Xyke nuk është i vetmi person nën hetim. Në automjet me të ndodhej edhe një 18-vjeçar shqiptar me banim në Montecalvoli, i cili aktualisht hetohet në gjendje të lirë. Ai është paraqitur vullnetarisht në Prokurori, së bashku me avokatin e tij, për të dhënë versionin e ngjarjes./Dosja.al
Pamje VLORA- Një zjarr ka rënë në fshatin Dëllënjë në Njësinë Administrative Novoselë, Bashkia ...
TIRANA- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me dhunimin e disa turistëve italianë, ku njëri prej tyre mori dëmtime...
Pamje DRENOVA- Zjarri që përfshiu fshatin Drenovë të Mallakastrës është vënë nën kontroll pas ndërhy...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, viziton vendin e gërmimeve në fshatin Kalludër e Vogël në veri të ...
TIRANA- SPAK ka dalë ditën e sotme në një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e Ermal Beqirajt në Francë. Në njoftimin...
Zjarri në Fushë-Arrëz FUSHË-ARRËZ- Një zjarr i madh ka përfshirë mesditën e kësaj të shtune fshatin ...
Foto ilustruse BULQIZA- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me rastin i cili ndodhi ditën e sotme në Bulqizë. Polici...
Pamje nga vendngjarja BERAT- Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të shtune në dy banesa të pabanuara në lagjen '&Cce...
Foto ilustruese FRANCË- Një i ri shqiptar është dënuar nga gjykata pasi u kap duke transportuar rreth 100 kilogramë kanabis, ...
Foto ilustruse BULQIZA- Një aksident i rëndë ka ndodhur në një minierë në Bulqizë, ndërsa dyshohet edhe p...