1 August 2026, 18:00
Nga E.d

TIRANA- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me dhunimin e disa turistëve italianë, ku njëri prej tyre mori dëmtime të lehta. Përmes njoftimit, policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, më datë 29.07.2026, në zonën pas Pallatit të Kulturës, dhe është trajtuar menjëherë nga Policia për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje".
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërsa ai shoqërohej nga dy shokët e tij. Ai është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas deklarimeve të personelit mjekësor dhe këqyrjes së kartelës mjekësore, ai ka qenë i vetëdijshëm, jashtë rrezikut për jetën dhe me dëmtime të lehta sipërfaqësore në gjymtyrë.
Pas marrjes së ndihmës së parë, ai është larguar me dëshirën e tij, pa përfunduar ekzaminimet mjekësore dhe pa njoftuar stafin mjekësor për largimin e tij. Gjithashtu nuk ka pranuar të bëjë kallzim në lidhjen me konfliktin dhe personat që e kishin dëmtuar.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e personave të përfshirë dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Njoftimi
Në lidhje me një video të publikuar, ku shfaqet një shtetas italian i dëmtuar lehtë, sqarojmë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, më datë 29.07.2026, në zonën pas Pallatit të Kulturës, dhe është trajtuar menjëherë nga Policia për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje".
Konkretisht, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas njoftimit të marrë nga Salla Operative për një konflikt, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar shtetasin italian G. M., me dëmtime të lehta sipërfaqësore. Në vendngjarje ndodheshin edhe dy shokët e tij, të cilët e shoqëronin. Shtetasi italian ishte ndihmuar fillimisht nga punonjës të Policisë Bashkiake, të cilët ndodheshin në afërsi.
Më pas, shtetasi është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas deklarimeve të personelit mjekësor dhe këqyrjes së kartelës mjekësore, ai ka qenë i vetëdijshëm, jashtë rrezikut për jetën dhe me dëmtime të lehta sipërfaqësore në gjymtyrë. Pas marrjes së ndihmës së parë, ai është larguar me dëshirën e tij, pa përfunduar ekzaminimet mjekësore dhe pa njoftuar stafin mjekësor për largimin e tij.
Gjithashtu ky shtetas nuk ka pranuar të bëjë kallzim në lidhjen me konfliktin dhe personat që e kishin dëmtuar. Edhe dy shtetasit që e shoqëronin nuk kanë dhënë informacion lidhur me rrethanat e konfliktit.
Pavarësisht mungesës së kallëzimit nga shtetasi italian, grupi hetimor ka vijuar veprimet hetimore, duke këqyrur pamjet filmike, nga të cilat ka rezultuar se shtetasi italian ishte përfshirë në një konflikt me një grup të miturish në pjesën e pasme të Pallatit të Kulturës. Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e personave të përfshirë dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit./Dosja.al
policia turiste njoftim
Aktualitet
1 August 2026, 17:30
E.d
Pamje
DRENOVA- Zjarri që përfshiu fshatin Drenovë të Mallakastrës është vënë nën kontroll pas ndërhy...
Aktualitet
1 August 2026, 16:39
G.M
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, viziton vendin e gërmimeve në fshatin Kalludër e Vogël në veri të ...
Aktualitet
1 August 2026, 16:14
E.d
TIRANA- SPAK ka dalë ditën e sotme në një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e Ermal Beqirajt në Francë. Në njoftimin...
Aktualitet
1 August 2026, 15:57
G.M
Zjarri në Fushë-Arrëz
FUSHË-ARRËZ- Një zjarr i madh ka përfshirë mesditën e kësaj të shtune fshatin ...
Aktualitet
1 August 2026, 15:51
E.d
Foto ilustruse
BULQIZA- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me rastin i cili ndodhi ditën e sotme në Bulqizë. Polici...
Aktualitet
1 August 2026, 15:39
G.M
Pamje nga vendngjarja
BERAT- Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të shtune në dy banesa të pabanuara në lagjen '&Cce...
Aktualitet
1 August 2026, 15:19
G.M
Foto ilustruese
FRANCË- Një i ri shqiptar është dënuar nga gjykata pasi u kap duke transportuar rreth 100 kilogramë kanabis, ...
Aktualitet
1 August 2026, 15:14
E.d
Foto ilustruse
BULQIZA- Një aksident i rëndë ka ndodhur në një minierë në Bulqizë, ndërsa dyshohet edhe p...
Aktualitet
1 August 2026, 15:10
G.M
Pamje nga Lezha
LEZHË- Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në 'La...
Aktualitet
1 August 2026, 14:45
G.M
Pamje nga zjarri në Drenovë
MALLAKASTËR- Një sipërfaqe ullishte është përfshirë nga flakët mesditën ...