4 March 2023, 15:04
Nga I.A
Anija
DURRËS- Dy pjesëtarëve të ekuipazhit të një anije të vogël iu është rrezikuar jeta ditën e sotme. Mësohet se mjeti lundrues (çisternë uji) për shkak të dallgëve të larta dhe erës së fortë ka hasur probleme. Kjo ka bërë që ata të kërkojnë ndihmë nga policia kufitare.
Njoftimi i Policisë:
Port Durrës Policia Kufitare e Durrësit iu vjen në ndihmë 2 shtetasve, pjesëtarë të ekuipazhit të një mjeti lundrues (çisternë uji) të cilëve po iu rrezikohej jeta në det, për shkak të dallgëve të larta dhe erës së fortë. Mjeti lundrues i tyre, gjatë tërheqjes nga një rimorkiator, për ta nxjerrë në radë, u fundos për shkak të dallgëve të larta dhe erës së fortë. Salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës ka marrë njoftim se për shkak të një defekti teknik, një mjet lundrues (çisternë uji) kishte ndaluar lëvizjen në det dhe se 2 pjesëtarëve të ekuipazhit të tij po iu rrezikohej jeta, nga dallgët e larta të detit dhe era e fortë. Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, organizuan punën me qëllim ardhjen në ndihmë shtetasve J. A., 27 vjeç dhe M. T., 64 vjeç, të dy banues në Durrës, pjesëtarë të ekuipazhit të një mjeti lundrues (çisternë uji). Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe angazhimit profesional të punonjësve të Policisë Kufitare, me mjetin e tyre lundrues, u bë e mundur nxjerrja në breg të detit, e të dy shtetasve, në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa mjeti lundrues (çisternë uji) që tërhiqej nga një mjet rimorkiator, me qëllim kryerjen e furnizimit me ujë, sipas kerkesës së paraqitur për furnizim bordi me ujë në një anije, u fundos për shkak të dallëve të larta.
policia kufitare
Aktualitet
4 March 2023, 14:43
I.A
Dan Hutra
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga dëshmia e Dan Hutrës në seancën gjyqësore. Teksa nuk shfaqi asn...
Aktualitet
4 March 2023, 14:19
I.A
Policia
KORÇË- Një person është arrestuar ditën e sotme në Korçë për vjedhje. Mësohet se n&...
Aktualitet
4 March 2023, 14:18
a.l
policia
KORÇË- Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Korçë pasi kanë thyer masën e sigur...
Aktualitet
4 March 2023, 14:01
I.A
Karburantet
TIRANË- Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja për karburantin në vend. Sipas njoftimit zyrtar, b&eum...
Aktualitet
4 March 2023, 13:43
I.A
Pamje nga arrestimi
TIRANË- Një 31-vjeçar është kërcënuar familjarsisht nga dy persona në Tiranë. M&eum...
Aktualitet
4 March 2023, 13:14
a.l
Klaudja Leta
GREQI- Klaudja Leta studentja me origjinë shqiptare që jetonte në Greqi ishte vetëm 21-vjeçe, por fati e deshi...
Aktualitet
4 March 2023, 12:59
a.l
Klaudja Leta
GREQI- Një tjetër lajm i kobshëm trondit familjen shqiptare Leta të cilët prej ditësh kanë pritur në a...
Aktualitet
4 March 2023, 12:51
a.l
Evgjeni Micka
GREQI- Mes lotësh dhe dhimbjesh, familjarët e studentes shqiptare Evgjeni Micka e cila humbi jetën tragjikisht në aksiden...
Aktualitet
4 March 2023, 11:58
I.A
I arrestuari
POGRADEC- Një anëtar i një bande që ndihmonin emigrantët të kalonin kufirin në mënyrë të...
Aktualitet
4 March 2023, 11:35
I.A
Policia Tropoje
TROPOJË- Dy të mitur janë arrestuar në Tropojë për vjedhje. Kjo pasi ata kanë grabitur një lok...