Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
“Jo, jo, jo xhaxhi polici"/ Efektivët shoqërojnë një person në Kuçovë, u konfliktua me të vëllain për tokën! Traumatizohet fëmija nga situata (VIDEO)
Si pasojë e konfliktit, Dashnor Toska ka kanosur me çifte të vëllain, ndërsa ky i fundit ka njoftuar policinë. Më pas efektivët kanë shoqëruar autorin, i cili, sipas policisë i ka rezistuar shoqërimit drejt komisariatit për tu marrë në pyetje.
3 September 2026, 14:43Nga E. D
pamjet
KUÇOVË- Një situatë e pakëndshme ka ndodhur në Kuçovë, pas një konflikti mes dy vëllezërve për tokën e tyre. Konkretisht, ngjarja ka ndodhur më 3 gusht, ku dy vëllezër janë konfliktuar me njëri-tjetrin për tokën.
Si pasojë e konfliktit, Dashnor Toska ka kanosur me çifte të vëllain, ndërsa ky i fundit ka njoftuar policinë. Më pas efektivët kanë shoqëruar autorin, i cili, sipas policisë i ka rezistuar shoqërimit drejt komisariatit për tu marrë në pyetje.
E gjithë situata është shënuar në prani të një fëmije të mitur, i cili dërgjohet duke thënë: “Jo, jo, jo xhaxhi polici”. Po ashtu, ndaj shtetasit Dashnor Toska ka nisur një procedim penal për kanosje./Dosja.al