30 July 2024, 12:00
Nga I.A
Aurel Zerka
TIRANË- Zbardhet roli i kryeprokurorit të Vlorës Aurel Zarka në provat që ka siguruar SPAK, për ti komunikuar akuzën dhe ekzekutuar arrestin në burg. Burime bëjnë me dije, se është vërtetuar që vetë prokurori ka patur 4 llogari të aplikacioneve Sky Ecc.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se Aurel Zarka ka ndërhyrë në një fraksion të dosjes së ashtuquajtur “Toyota Yaris”, nëpërmjet oficeres në atë kohë të Krimeve të Rënda, Eriona Dautaj. Edhe kjo e fundit rezulton të ketë patur përdorim të aplikacioneve të koduara, nga të cilat janë zbardhur bisedat që sipas akuzës provojnë veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm. Zarka dyshohet se për këtë fraksion të dosjes, ku ishin përfshirë kushërinjtë Vladi, ka ndërhyrë për të lehtësuar pozitat ligjore të tyre.
Lidhur me operacionin e fundit të SPAK, nga 4 urdhër arreste, është ekzekutuar vetëm njëri prej tyre, ai ndaj kryeprokurorit Zarka, ndërsa ende nuk janë vënë në pranga magjistratja Eriona Dautaj, avokati Radovan Çela dhe biznesmeni Astrit Vladi. Ky i fundit rezulton të jetë vëllai i Elvis Vladit dhe kushëri i afërt i Alfred Vladit. Elvisi rezulton të jetë dënuar më mungesë nga Gjykata e Tiranës me 1 vit e 6 muaj burg për “Mosdeklarim të ardhurash në kufi”.
aurel zarka eriona dautaj radovan Çela astrit vladi
Aktualitet
30 July 2024, 11:27
S.B
foto ilustruese
LUSHNJË- Një 44-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Lushnjë. Mësohet se A.A 44 vje&...
Aktualitet
30 July 2024, 10:50
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim lidhur me situatën e zjarreve në vend p&e...
Aktualitet
30 July 2024, 10:19
r.ll
seanca
ELBASAN- Në gjykatën e Elbasanit po zhvillohet seanca ku Dritan Dajti kërkon verifikimin e përfundimit të dënimit me 2...
Aktualitet
30 July 2024, 10:15
S.B
pamje nga ngjarja
DURRËS- Një 64-vjeçar është arrestuar ditën e sotme për zjarrvënie të qëllimshme...
Aktualitet
30 July 2024, 09:59
r.ll
pasojat e tritolit
SHKODËR- Një shpërthim ka tronditur në orët e para të mëngjesit Velipojën. Sipas informacioneve ...
Aktualitet
30 July 2024, 09:38
r.ll
foto ilustruese
THUMANË-Një protestë është zhvilluar ditën e djeshme në segmentin e ri të autostradës Thu...
Aktualitet
30 July 2024, 09:26
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Gjashtë persona jan vënë në pranga në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pë...
Aktualitet
30 July 2024, 09:12
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ditën e sotme ka dalë me një njoftim në lidhje me një vendim ...
Aktualitet
30 July 2024, 09:12
r.ll
zjarri ne gjirokaster
GJIROKASTËR- Vatra e zjarrit në Gjirokastër ka vijuar aktive edhe gjatë orëve të natës. Zjarrfik&e...
Aktualitet
30 July 2024, 08:55
r.ll
zjarri
SHËNGJIN- Vijon të jetë jashtë kontrolli zjarri në Shëngjin te Rana e Hedhun, ndërsa përhapj...