13 October 2023, 22:57
Nga I.A
Arlo Kodrinaj
TIRANË- Në 22 Shtator emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan transmetoi një histori të dhimbshme që kishte nevojë për solidaritetin e të gjithëve. Arlo Kodrinaj, vetëm 11 muajsh vuante nga një sëmundje e rëndë e zemrës që nuk operohej dot në vend.
Vogëlushi duhet të dërgohej sa më shpejt drejt Italisë në mënyrë, që të shpëtonte. Operacioni, transporti dhe kurimi i tij kushtonin 35.000 €.
22 SHTATOR 2023 – Nëna e Arlos: Jam Bleona, mami i Arlos. Arlo ka nevojë për një operacion në zemër që nuk kryhet në Shqipëri dhe kam shumë nevojë për ndihmën tuja. Është fëmija im i parë, e kam pritur me padurim. Tani kam vetëm nevojë për ndihmën tuaj, nuk di si do të bëhet. Nuk dua ta humbas. Nuk e kam mbajtur kurrë në krahë. Sa ka lindur, e kanë larguar prej meje. Dua të kem fëmijën tim. Kam shumë nevojë për ndihmën tuja. Kam qëndruar në një dhomë, vinin të gjithë mamatë, ndërsa unë nuk e kisha. Unë kam nevojë për fëmijën tim.
”Stop” dhe “Fundjavë Ndryshe” hapën një “gofoundme”, për t’i shpëtuar jetën vogëlushit.
Mbëmjen e sotme, “Stop” është rikthyer tek ky rast për lajmin e mirë. Arlo Kodrinaj është kthyer shëndoshë e mirë në Shqipëri, pas ndërhyrjes së vështirë në zemër.
Nëna e Arlos: Ne sapo mbërritëm nga Italia. Arlo pati një ndërhyrje kirurgjikale. Operacioni shkoi me sukses. Faleminderit ”Fundjavës Ndryshe”, emisionit “Stop” dhe të gjithë shqiptarëve.
Marrë nga Tv Klan
arlo kodrinaj
Aktualitet
13 October 2023, 22:45
I.A
FUSHË ARRËZ- Tri fshatra Aprrip e Gurit, Bugjon dhe Kokedogj në Fushë Arrëz janë totalisht të izoluar edhe gjatë ver&e...
Aktualitet
13 October 2023, 22:30
I.A
Takimi
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë organizoi sot një konferencë mbi rolin e institucioneve ligjvënëse në Procesin ...
Aktualitet
13 October 2023, 22:24
I.A
Altea Allkja
BELSH- Altea Allkja, nxënësja në vitin 11 në shkollën e Dëshiranit të Belshit i është drejtuar em...
Aktualitet
13 October 2023, 22:13
I.A
Ilirian Dinellari
KORÇË- Ju kujtohet Ilirian Dinellari, drejtori i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike të Korçës?...
Aktualitet
13 October 2023, 22:00
I.A
Evis Kushi
VLORË- Shqipëria ka gjashtë shkolla speciale në total, një prej të cilave është në Vlorë. N&eu...
Aktualitet
13 October 2023, 21:45
I.A
Shtepi bari
SPANJË- Nëse ‘Breaking Bad’, seriali i famshëm me laboratorët e metamfetaminës, do të bëhej n&eu...
Aktualitet
13 October 2023, 21:23
I.A
TIRANË- Pasi për disa javë me radhe, kemi numëruar disa nga faktet e megaskandalit të dy anijeve gjenerator, që nga qiraja absur...
Aktualitet
13 October 2023, 21:18
I.A
SHISH
TIRANË- Sulme të reja kibernetike kanë goditur institucionet shqiptare. BalkanWeb shkruan se Ministria e Brendshme ka konfirmuar se pr...
Aktualitet
13 October 2023, 21:10
I.A
Pallati
TIRANË- Ekspertiza për djegien e pallatit 10-katësh te ish-Parku i Autobusave ka dalë. Mësohet se Instituti i nd...
Aktualitet
13 October 2023, 19:48
Blerina Gjoka
Tirana
TIRANË- Në fillim të shtatorit, anëtarë të kabinetit qeveritar u mblodhën në kinema “Millennium”...