LIVE UPDATES
Aktualitet

Kabineti i Qeverisë Rama/ Konfindustria: Ndryshimet nuk i përgjigjen zhvillimit të ekonomisë

Konfindustria propozon krijimin e Ministrisë se Ekonomisë, Tregtisë dhe Pronës Publike të ndarë nga Ministria e Financave.

6 September 2023, 09:27 Nga A.B
Kabineti i Qeverisë Rama/ Konfindustria: Ndryshimet nuk i përgjigjen
Kryeministria

TIRANË- Pas ndryshimeve në kabinetin e ri të Qeverisë Rama, Konfindustria, përmes një reagimi publik deklaron se ndryshimet nuk i përgjigjen pritshmërive të biznesit dhe zhvillimit të ekonomisë kombëtare. Sipas Konfindustrisë, nuk duhej thjesht të kishte zëvendësim të emrave, por duhet të ketë rindërtim të portofolave ministrore dhe strukturës së qeverisë në përgjithësi.

Konfindustria propozon krijimin e Ministrisë se Ekonomisë, Tregtisë dhe Pronës Publike të ndarë nga Ministria e Financave. Po ashtu propozohet edhe krijimi i Ministrisë së Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Ministrisë së Turizmit dhe Administrimit të Pasurive Arkeologjike, Kulturore dhe Historike. Po ashtu, sipas tyre Ministria e Mjedisit duhet të organizohet si ministri tërësisht e veçantë.

REAGIMI: 

Konfindustria vlerëson, se ndryshimet e fundit në kabinetin e qeveritar Rama 3 nuk i përgjigjen në shumicën e tyre pritshmërive të biznesit dhe zhvillimit të ekonomisë kombëtare. Ndryshimet u përqëndruan thjesht në zevendësime emrash të titullarëve ndërkohë, që analizat e cilësisë së menaxhimit të derisotëm të ekzekutivit bënin të domosdoshme rindërtime të thella të portofoleve ministrore dhe strukturës së qeverisë në përgjithësi. Konfindustria vlerëson, se organizimet e brendshme të portofoleve më të rëndësishme ministrore do të vazhdojnë të jenë ndërtuar me përplasje të qartë interesash institucionale, që ulin ndjeshëm efektivitetin e punës dhe krijojnë kushte për subjektivizëm dhe korrupsion. Konfindustria, ka kërkuar zyrtarisht riorganizimin e disa portofoleve më të rëndësishme ministrore si më poshtë: - Krijimin e Ministrise se Ekonomisë, Tregëtisë dhe Pronës Publike të ndarë nga Minisria e Financave.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka përplasje të qartë interesi të papranueshme, që ka dëmtuar rëndë prodhimin vendor. Politikat fiskale të interesuara për të ardhura në afatshkurtër kanë nënshtruar plotësisht zhvillimin ekonomik afatgjatë. - Krijimi i Ministrisë së Energjisë dhe Burimeve Natyrore. Është e pakuptueshme dhe e gabuar, që sektorë strategjikë afatgjatë si energjia, burimet natyrore dhe mineralet të jenë thjesht shtojca të Ministrisë Infrastrukturës. Shembull i qartë i keqmenaxhimit është kalimi i Shqipërisë në krizë energjitike në vazhdim duke filluar nga viti 2021. Në vitin 2021 Shqipëria shpalli krizën energjitike, pikërisht kur prodhimi vendas tejkaloi me 6.5% kërkesën e brendshme. - Krijimi i Ministrisë së Turizmit dhe Administrimit të Pasurive Arkeologjike, Kulturore dhe Historike.

Organizimi i sotëm i Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit prodhon mungesë oponence institucionale me pasoja të rënda në afatgjatë për mjedisin, por edhe sektorin turistik. Përmendim si pjesë e problematikave të mëdha të sotme me lejet mjedisore: guroret e pakontrolluara, resorte turistike në zona të mbrojtura, rasti i zonës së mbrojtur të Butrintit, të parkut kombëtar të Vjosës, problematikat e rënda në derdhjet e ujrave të zeza në dete, lumenj dhe liqene, plehrat, aferat e rënda me djegësit, ndotjet industriale, impiante të ujrave të zeza jashtë pune, etj. - Ministria e Mjedisit duhet të organizohet si ministri tërësisht e veçantë, oponente e zhvillimit ekonomik dhe industrial në shkallë vendi. - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka përplasje të fortë institucionale interesi me sigurinë ushqimore. Politikat e zhvillimit bujqësor dhe blegtoral në parim, duhet të jenë të vëzhguara nga politikat e mbrojtjes së sigurisë ushqimore. Problematikat e sigurisë ushqimore në Shqipëri janë të rënda për qytetarët, bizneset dhe turizmin. Sipas shembullit të shteteve të zhvilluara të BE, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mund të ishte pjesë e Ministrisë së Shëndetësisë ose drejtpërdrejtë në varësi të Zyrës së Kryeministrit.

Ndryshimet në kabinetin e qeverisë

-Ministër i Financave dhe Ekonomisë - Emërohet Ervin Mete; Largohet Delina Ibrahimaj
-Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit - Emërohet Delina Ibrahimaj; Largohet Edona Bilali
-Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale - Emërohet Albana Koçiu; Largohet Ogerta Manastirliu
-Ministër i Arsimit dhe Sporti - Emërohet Ogerta Manastirliu; Largohet Evis Kushi
-Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme - Emërohet Igli Hasani; Largohet Olta Xhaçka.
-Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit - Emërohet Anila Denaj; Largohet Frida Krifca
-Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re): Emërohet Arbjan Mazniku
-Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Shkrihet) - Largohet Milva Ekonomi

konfindustria kryeministria

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...