LIVE UPDATES
Aktualitet

Kaloi ilegalisht në SHBA me motor uji dhe hyri Live në rrjetet sociale, agjentët federalë arrestojnë shqiptarin

Sipas dokumenteve të një çështjeje penale federale të bërë publike të premten, Bajrami ka publikuar pamje nga kalimi i tij, ku shfaqet duke bërë lip-sync me një këngë hip-hop gjatë udhëtimit me motor uji.

18 July 2026, 12:16 Nga G.M
Kaloi ilegalisht në SHBA me motor uji dhe hyri Live në rrjetet
Romeo Bajrami

SHBA- Një shtetas shqiptar, Romeo Bajrami, është akuzuar se ka përdorur një motor uji Sea-Doo të marrë me qira për të kaluar ilegalisht nga Kanadaja në Shtetet e Bashkuara, ndërsa dyshohet se ka transmetuar drejtpërdrejt në Facebook momentin e kalimit përmes lumit St. Clair. Sipas dokumenteve të një çështjeje penale federale të bërë publike të premten, Bajrami ka publikuar pamje nga kalimi i tij, ku shfaqet duke bërë lip-sync me një këngë hip-hop gjatë udhëtimit me motor uji.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Bajrami, i cili punonte në ndërtim, u akuzua pothuajse një vit pasi policia në Sarnia të Kanadasë kishte lëshuar një urdhër arresti për moskthimin e motorit të ujit të marrë me qira nga kompania Gordon’s Watersports në gusht të vitit 2025. Sipas autoriteteve, ai arriti t’u shmangej hetuesve për afro një vit, derisa agjentët federalë zbuluan se ndodhej i ndaluar në Boston. Rasti i tij është cilësuar si një nga episodet më të pazakonta në kuadër të operacioneve të rritura kundër emigracionit të paligjshëm në SHBA.

Si nisi çështja

Hetimi daton që nga 9 gushti, kur autoritetet thonë se Bajrami mori me qira motorin e ujit dhe më pas u zhduk përgjatë lumit St. Clair. Ky lumë ofron një rrugë të shpejtë për hyrje të paligjshme në SHBA. Në disa pika ai është më pak se 400 metra i gjerë, ndërsa kalimi mund të zgjasë më pak se 10 minuta.

"Gjatë muajve të verës, trafiku i madh detar në lumin St. Clair u krijon mundësi personave që kalojnë ilegalisht kufirin të përzihen me mjetet lundruese legjitime," shkroi agjentja e Patrullës Kufitare amerikane Kelly Smiecinski në një deklaratë të depozituar në gjykatën federale.

Më 9 gusht, zyrtarët e Patrullës Kufitare morën një njoftim nga Roja Bregdetare Kanadeze se Bajrami nuk kishte kthyer mjetin e marrë me qira. Më pas u përfshi edhe Roja Bregdetare Amerikane, duke menduar fillimisht se mund të bëhej fjalë për një operacion kërkim-shpëtimi.

Pak para mesnatës, hetuesit gjetën mjetin të braktisur pranë bregut të lumit St. Clair, afër South Park Scenic Turnabout, në Port Huron. Ky vend ndodhet rreth 5 kilometra në jug të Gordon's Watersports në Sarnia. Pranë mjetit u zbulua një shteg këmbësorësh që largohej nga lumi. Hetuesit gjetën gjithashtu një jelek shpëtimi dhe një bluzë.

"Nuk më intereson, mbajini paratë"

Në Gordon's Watersports, hetuesit mësuan se Bajrami e kishte marrë mjetin me qira për një orë, por nuk e kishte kthyer, pasi kishte paguar 256 dollarë dhe kishte lënë një depozitë prej 500 dollarësh, sipas dokumenteve gjyqësore. Një punonjës i kompanisë e telefonoi për t'i kërkuar kthimin e mjetit.

"Nuk më intereson. Mbajini paratë.", u përgjigj Bajrami, sipas dokumenteve.

Më pas mbylli telefonin.

Hetuesit kontrolluan kamerat e sigurisë përgjatë lumit dhe panë një person, që besohet të ishte Bajrami, duke drejtuar mjetin më 9 gusht. Ai kishte veshur rroba me ngjyrë të errët. Pamjet e mëvonshme e tregojnë të njëjtin person duke ecur pranë vendit ku më vonë u gjet mjeti lundrues.

Nuk ishte hera e parë në SHBA

Sipas agjentes federale, kjo nuk ishte hera e parë që Bajrami hynte në Shtetet e Bashkuara. Ai kishte hyrë në SHBA në vitin 1995, së bashku me prindërit, me një vizë të përkohshme turistike. Ndërsa prindërit e tij më vonë fituan statusin e rezidentëve të përhershëm, Bajrami nuk mori kurrë leje për të qëndruar ligjërisht në vend.

Më pas ai jetoi 19 vjet jashtë SHBA-së, përfshirë një periudhë në Toronto, përpara se të hynte ilegalisht në Shtetet e Bashkuara më 9 gusht, sipas hetuesve. Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, ai u akuzua për posedim armësh në shtetin e Massachusetts. Gjithashtu, rreth 20 vjet më parë, ishte arrestuar në Boston për posedim droge, hyrje me thyerje dhe hyrje të paautorizuar në pronë.

Ndërkohë, hetimi për rastin e fundit vazhdoi në zonën metropolitane të Detroitit. Hetuesit zbuluan një video publike në Facebook, të publikuar në muajin gusht, ku besohet se shfaqet Romeo Bajrami duke kaluar lumin St. Clair përpara se të hynte ilegalisht në Shtetet e Bashkuara.

Në video, fytyra e Bajramit shihet qartë, ashtu si edhe një mbajtëse çelësash lundruese me logon "Gordon's Watersports". Në një moment, ai bën një selfie dhe lëviz buzët në sinkron me këngën hip-hop "A.W.A" të reperëve Lacrim dhe French Montana, e cila dëgjohet nga një altoparlant. Videoja përmbante gjithashtu të dhëna gjeolokacioni, të cilat tregonin se një pjesë e saj ishte regjistruar rreth 3 kilometra në juglindje të vendit ku u gjet mjeti në Port Huron, sipas agjentes.

"Dukej se kjo video ishte regjistruar nga Bajrami gjatë hyrjes së tij të paligjshme në Shtetet e Bashkuara," shkroi ajo.

Këtë pranverë, një kontroll i historikut penal tregoi se Bajrami ndodhej i arrestuar në një burg në Boston. Si rezultat, hetuesit e Patrullës Kufitare vendosën në muajin maj një urdhër ndalimi për arsye emigracioni (immigration detainer) ndaj tij. Çështja penale, e bërë publike të premten në Detroit, e akuzon Bajramin për hyrje të paligjshme në Shtetet e Bashkuara. Nëse shpallet fajtor, ai rrezikon deri në gjashtë muaj burg. Sipas dokumenteve të gjykatës, aktualisht nuk figuron të ketë një avokat mbrojtës./Dosja.al

romeo bajrami shba

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë