6 April 2025, 14:52
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi dyshohet se kanë kanosur një vajzë të mitur, për dhënie parash dhe për mospublikimin e një fotoje personale të saj, në rrjete sociale. Sipas policisë tre të rinjtë dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur të miturën, të cilës i kanë marrë në kohë të ndryshëm shumën, rreth 300 000 lekë të rinj. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 celularët e të arrestuarve.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Blackmail”. Arrestohen 3 shtetas të cilët kanosnin një shtetase të mitur, për dhënie parash, për mospublikimin e një fotoje personale të saj, në rrjete sociale.
Sekuestrohen 3 aparat celularë. Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, bazuar në kallëzimin e marrë se një 15-vjeçare kanosej nga 3 shtetas për dhënien e pasurisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Blackmail”.
Si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi O. N., 19 vjeç dhe dy shtetas të mitur të moshës 17 vjeç dhe 14 vjeç, për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes/dhunës për dhënie pasurie”, të 3 banues në Kamëz.
Keta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur një shtetase të mitur, nëpermjet një foto personale, të cilës i kanë marrë në kohë të ndryshem shumën, rreth 300 000 lekë të rinj.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 celularët e të arrestuarit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
policia e tiranes
Aktualitet
6 April 2025, 14:36
foto ilustruese
TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një efektiv policie, me detyrë Ndihmës Specialist në Kom...
Aktualitet
6 April 2025, 13:40
M.B
Ervis Martinaj dhe Eljon Hato
SHKODRA- Forcat RENEA kanë zhvilluar një operacion në Shkodër për gjetjen dhe arrestimin ...
Aktualitet
6 April 2025, 13:48
E. D
SHKODËR- Policia e Shtetit u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve për shkak të reshjeve të dëborës në veri ...
Aktualitet
6 April 2025, 13:44
E. D
foto ilustruese
DIBËR- Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës janë rykthyer në Qarkun e Dibrës. Reshje dobore k...
Aktualitet
6 April 2025, 13:34
E. D
foto ilustruese
LEZHË- Një 38-vjeçar është arrestuar në lezhë, pasi u kap në flagrancë nga policia me nj&eum...
Aktualitet
6 April 2025, 13:26
M.B
Foto ilustruese
SHKODRA- Rënia e temperaturave ka sjellë reshje të dendura dëbore në zonat malore në Shkodër d...
Aktualitet
6 April 2025, 13:17
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Konkurset për pranimin e punonjësve në institucionet shëndetësore në territorin e komunës së...
Aktualitet
6 April 2025, 13:05
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Numri i krerëve të gjedhëve është gjithnjë në rënie, por kërkesat janë t&eum...
Aktualitet
6 April 2025, 12:23
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës dhe një është shpallur në kërkim, pasi shf...
Aktualitet
6 April 2025, 12:07
E. D
foto ilustruese
VLORË- Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi iu gjet një sasi e një lënde ...