23 December 2022, 09:42
Nga I.A
Policia
ELBASAN- Një 26-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Elbasan për kanosje dhge kërcënim. Mësohet se i riu dhunoi fizikisht dhe kanosi me armë zjarri një tjetër person për t'i marrë 3 mijë euro. Gjatë arrestimit u sekuestruan gjithashtu dhe automjeti që përdorte 26-vjeçari si dhe dy telefona.
Njoftimi i Policisë:
DVP Elbasan/Finalizohet si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, operacioni policor i koduar "Shuma". Dhunoi fizikisht dhe kanosi me armë zjarri, një shtetas, për dhënien e 3000 eurove, vihet në pranga 26-vjeçari. Sekuestrohet automjeti që përdorte ky shtetas dhe 2 aparate celulare. Strukturat hetimore dhe operacionale të DVP Elbasan, të mbështetura nga inteligjenca informative dhe si rezultat i provave të siguruara nga një hetim i ndjekur intensivisht dhe me metoda speciale proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shuma”.
Si rezultat i këtij operacioni, u kap dhe u ndalua shtetasi N. S., 26 vjeç, banues në Prrenjas, ndaj të cilit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 22.12.2022, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë" dhe "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit". Nga provat e siguruara si rezultat i hetimit me metoda proaktive, ka rezultuar se shtetasi N. S. ka shtrënguar duke e dhunuar fizikisht, si dhe ka kanosur me armë zjarri, një shtetas, për dhënien e një shume parash prej 3000 eurosh. Në cilësinë e provës materiale, 26-vjeçarit iu sekuestruan automjeti që përdorte dhe 2 aparate celulare. Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
arrestohet 26-vjecari ne elbasan
Aktualitet
23 December 2022, 09:30
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka komentuar vizitën e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në minoritetet greke në jug t&eu...
Aktualitet
23 December 2022, 09:13
F.M
Aldo Bare
TIRANË- Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Aldo Baren, (Alfred...
Aktualitet
23 December 2022, 09:02
I.A
Kakavije
GJIROKASTËR- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Kakavijë për kontrabandë mallrash. Mësohet se...
Aktualitet
23 December 2022, 08:23
a.l
sharrë elektrike
GREQI- Një ngjarje e pazakontë po r edhte tronditëse në të njejtën kohë është shënu...
Aktualitet
23 December 2022, 08:38
F.M
Foto Ilustruese
SHKODËR- Tre makina janë djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm. mësohet se ngjarja ka nd...
Aktualitet
23 December 2022, 08:35
F.M
Policia
FIER- Një 26-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi rezulton se është pronari i makin&eum...
Aktualitet
23 December 2022, 08:14
I.A
Pamje nga aksidenti
TIRANË- Një aksident ka ndodhur gjatë natës në Tiranë. Mësohet se rreth orës 1:00 një...
Aktualitet
23 December 2022, 08:18
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se shumë shqiptarë janë ndaluar që të merrnin pjesë në vizit&...
Aktualitet
23 December 2022, 08:05
F.M
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet kryesore të botuara në portalet vendase. Në faqen e parë të Dosja.al është...
Aktualitet
23 December 2022, 07:52
F.M
Moti
TIRANË- Shqipëria është përfshirë nga masa ajrore të qëndrueshme. Edhe sot, moti pritet të jetë me a...