2 March 2023, 16:41
Nga A.B
Policia
ELBASAN- Policia ka vënë në pranga një 60-vjeçar, pasi dyshohet si autor i kanosjes së një personi tjetër. Policia bën të ditur se në mori njoftimin, se në bulevardin “Aqif Pasha”, një shtetas kishte kanosur me një armë, për motive të dobëta, një 24-vjeçar.
Efektivët bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e 60-vjeçarit me inicialet A. G., banues në Elbasan. Ai do të hetohet për veprat penale "Kanosja", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit". Në cilesinë e provës materiale, u sekuestrua arma e përdorur për kanosje dhe një fishek luftarak.
NJOFTIMI I POLICISË:
Kanosi për motive të dobëta një 24-vjeçar, me një armë artizanale të modifikuar si armë zjarri, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë në vendngjarje, identifikohet dhe arrestohet 60-vjeçari.
Sekuestrohet arma artizanale e modifikuar si armë zjarri dhe municion luftarak. Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në bulevardin “Aqif Pasha”, dyshohej se një shtetas kishte kanosur me një armë, për motive të dobëta, një 24-vjeçar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim vënien në pranga të autorit të këtij rasti.
Shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit A. G., 60 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale "Kanosja", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", pasi nga veprimet hetimore të kryera në vendngjarje, rezultoi se ky shtetas kishte kanosur për motive të dobëta, me një armë artizanale të modifikuar si armë zjarri, një 24-vjeçar. Në cilesinë e provës materiale, u sekuestrua arma e përdorur për kanosje dhe një fishek luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të metejshme.
elbasan
Aktualitet
2 March 2023, 16:33
Foto ilustruese
Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja A. H., 61 vjeçe, aktiviste, e cila ka kallëzuar ...
Aktualitet
2 March 2023, 16:33
A.B
Policia
TIRANË- Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga 12 persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. I arrestuar &...
Aktualitet
2 March 2023, 16:27
A.B
Dan Hutra
TIRANË- Një çështje penale e hapur nga prokuroria e Durrësit, e cila vijon të jetë ende në proces gjyki...
Aktualitet
2 March 2023, 16:25
A.B
Kastriot Gramshi
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të enjten vendimin për çështjen ndaj gjyqtarit Ka...
Aktualitet
2 March 2023, 16:16
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Policia e Shtetit ka nisur marrjen e masave për protestën e nesërme të opozitës, e cila nis në o...
Aktualitet
2 March 2023, 15:51
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- I dëbuar dhe kthyer në Itali me mbiemrin e bashkëshortes, Ervin Grebeshi, është 36-vjeçari shqiptar ...
Aktualitet
2 March 2023, 15:45
a.l
Policia greke
GREQI- Një 45- vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia në Greqi pasi akuzohet se ka vjedhu...
Aktualitet
2 March 2023, 15:47
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka reaguar lidhur me lirimin e autorit të masakrës së Paskuqanit, Dan Hutra, i cili ndod...
Aktualitet
2 March 2023, 15:34
I.A
Mehmet Kurti
TIRANË- Familjarët e Etleva Kurti, e cila mbeti e vrarë ditën e djeshme nga Dan Hutra, ende janë në sh...
Aktualitet
2 March 2023, 15:10
A.B
Qytetari
FIER- Vrasja e trefishtë e grave ditën e djeshme në Tiranë që tronditi mbarë opinionin publik, ka sjellë d...