LIVE UPDATES
Aktualitet

Kazinotë po sjellin një krim të ri, personazhe publike po kthehen në mashtrues. Historia e krupierit dhe lojtarit me ‘fat’

Historia nisi si nëpër filma, kur një lojtar përjeton një natë me fat, duke fituar gjatë tërë kohës shuma të mëdha lekësh në kazino, ku shumica e njërëzve i lënë ato në pak kohë.

7 August 2022, 14:25 Nga k.m.
Kazinotë po sjellin një krim të ri, personazhe publike po kthehen
Foto ilustruese

TIRANË- Djali i një-ish politikani është ndaluar për disa orë nga Policia e Tiranës së bashku me një 23-vjeçar nga Ballshi, punonjës i një kazinoje, pasi dyshoheshin se ishin implikuar në një vjedhje, që në përfundim nuk u provua, por për këtë u bë fajtor fati. Denoncimi ndaj tyre ka ardhur nga një prej kazinove kryesore në Tiranë, për të cilin policia ka ndërmarrë hetime dhe ka ndaluar edhe personat e dyshuar.

Por sipas burimeve të sigurta të Gazetasi.al, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, lojtari me shumë mundësi mund të ketë qenë thjesht me fat kur ka luajtur në kazino dhe dyshohet se nuk ekziston mundësia e bashkëpunimit me krupierin e kazinosë (shpëndarësi i letrave dhe zareve) për të fituar brenda një nate sa më shumë të holla.

Gjithsesi vjedhjen në bashkëpunim, apo fitimin e rastësishëm do ta zgjidhë Prokuroria, të cilës i ka kaluar hetimi policor dhe nëse shkon në gjykatë, drejtësia. Historia nisi si nëpër filma, kur një lojtar përjeton një natë me fat, duke fituar gjatë tërë kohës shuma të mëdha lekësh në kazino, ku shumica e njërëzve i lënë ato në pak kohë.

Pikërisht shuma e humbur nga kazinoja, ka bërë që kjo e fundit të dyshojë se pas fitimeve të lojtarit qëndronte ndoshta një bashkëpunim me një nga punonjësit e saj në tavolinat e ruletës. Përfaqësuesi i kazinosë ka bërë denoncim në Policinë e Tiranës dhe hetimi në vazhdim ndaj lojtarit 39 vjeç dhe krupierit 23 vjeç nisi menjëherë dhe u krye nga forcat e Policisë pranë Komisariatit Nr. 3. Baza e denoncimit të kazinosë, sipas juristit të saj, qëndron në faktin se krupieri nuk ka zbatuar rregulloren.

Ai këmbëngul se nga mos kryerja e tre rrotullimeve të duhura të zarit në ruletë nga krupieri, ka ndihmuar klientin dhe fitimet në tavolinën e lojës nuk janë gjë tjetër, veçse vjedhje në bashkëpunim, pikërisht përpara syve të vëzhguesve të kazinosë dhe të kamerave të sigurisë.

“Krupieri u pa të hedhë zarin, i cili kreu vetëm dy rrotullime dhe ra tek numri nëntë, ndërkohë që sipas rregullave të kazinosë, zari duhet të kryejë të paktën 3 rrotullime përpara se të bjerë tek një nga numrat e ruletës. Në të kundërt ajo nuk duhet të quhet e saktë. Krupieri u pa të konfirmonte numrin nëntë në ekran që shërben për të lidhur terminalet. Bërja e vetëm dy rrotuillimeve lejon vendosjen e basteve në vetëm dy sekonda, ndërkohë që numri ka rënë. Në të njëjtën kohë, në kamera shihet klienti që nis të vendosë me shpejtësi baste pikërisht te numri nëntë dhe sipas pamjeve filmike ai fitoi 162 mijë lekë”, - thotë në denoncim juristi i kazinosë.

Por nuk është vetëm ky rast sipas juristit të kazinosë, sepse ai thotë që situata përsëritet pak orë më vonë. Përsëri kruperi 23-vjeçar e rrotullon zarin vetëm dy herë dhe përsëri klienti A.L., është afruar, ka vendosur bast tek numri që ra dhe ka fituar 144 mijë lekë.

Fakti që “fati“ po e ndiqte klientin në mënyrë të dyshimtë, ka bërë që përfaqësuesit e kazinosë të nisnin vëzhgimin dhe kanë parë se si, kur krupieri e hidhte dy herë zarin, lojtari afrohej dhe vendoste baste në numra të caktuar, duke fituar një herë 200 mijë lekë, herën tjetër 360 mijë lekë dhe sërish 200 mijë lekë të tjerë.

Policia nga ana e saj, pasi ka kryer hetime për rastin, thotë se nga këqyrjet e regjistrimeve u vërejt se nuk ishte vetëm klienti i denoncuar që fitoi nga shkelja e rregullores së krupierit, por edhe një klient tjetër që po ashtu ka fituar para, pasi 23-vjeçari e rrotullonte zarin vetëm dy herë. Por teksa dy të ndaluarit, si punonjësi i kazinosë, ashtu edhe lojtari A.L., kanë bërë me faj vetëm fatin e mirë, e kundërta është zbuluar nga policia.

Kjo e fundit thotë për Gazetasi.al se nga verifikimi dhe kontrolli i celularëve dhe nga këqyrja  e mesazheve në llogarinë Instagram, vërehet se mes lojtarit dhe krupierit ka komunikime.

Lojtari: “Një sugjerim, mos bëj shorts aty përveç se në ndonjë rast tek-tuk, mos e bëj rrugë”

Krupieri: Mbrëmë vetëm një herë, e bëra në mëngjes, se e kap apo jo, unë e bëra më shumë për E., se kishte lënë shumë”.

Në këto komunikime, shfaqet krupieri zemër mirë që ndihmon lojtarët që humbasin dhe lënë gjithë paratë në kazino.

Lojtari: “Jo mo daku, unë jam stabël edhe kur humbas, ideja është të japësh edhe ti bakshish, bëj maksimumi 1 deri në 2”.

Krupieri: “Nuk e hedh dot se më shohin”.

Lojtari: “Mos e hidh, të kam thënë bëje njëherë në kaq kohë”.

Por gjatë dëshmisë në polici, krupieri thotë se lojtarin nuk e njihte më parë, atë e ka njohur në kazino dhe për shkak të punës pasi prej një muajve ai ishte një nga klientët më të rregullt.

“Punoj në kazino prej tetë muajsh dhe puna ime është dealer (shpërnarës letrash, dhe i zareve të lojërave të ndryshme që mbahen në kazino). Nuk kam ndihmuar asnjë klient, pasi nuk kam asnjë mundësi që ta bëj diçka të tillë, sepse është e pamundur të ndërhysh. Makineria është elektronike dhe loja ndiqet sipas një programi dhe jo sipas kruperit. Veprimtaria e kruperit mbikëqyret nga një inspektor që e urdhëron për lojën dhe për ‘spinin’ (hedhjen e zarit në ruletë). Inspektorët ndërrohen çdo 40 minuta dhe secili ka nën vëzhgim dy tavolina”, - ka rrëfyer ai.

Duke e përshkruar djalin e ish-politikanit si një njeri të rregullt, krupieri këmbëngul se akuzat janë të pabaza.

“Nuk e kam takuar ndonjëherë jashtë kazinosë. Sa për komunikimet midis nesh, ai ua thotë të gjithë krupierëve këtë gjë duke sugjeruar mënyrën e lojës”.

Policia i thotë ekskluzivisht Gazetasi.al, se ka marrë në pyetje edhe lojtarin në fjalë, i cili tregon se ishte një nga lojtarët më të rregullt në kazino.

Madje i të gjitha tavolinave.

”Një pjesë e këtyre tavolinave janë ruleta. Unë nuk kam asnjë komunikim gjatë lojës me krupierin dhe biseda në Instagram është diçka normale, nuk është përgjegjësia e ime pse ai e hodhi zarin më pak se tre herë”.

Lojtari thotë se fitoi ngaqë është i shkathët dhe jo sepse po bashkëpunonte dhe për rrjedhim sipas tij nuk ekzsiton mundësia që të ketë vjedhur.

“Nuk i kam premtuar dhe as thënë gjë krupierit. Fitova dhe kaq. Nuk kam lidhje fare dhe as bashkëpunim. Nëse merrni pasqyrën time financiare në kazino, do të shikoni se unë më shumë kam humbur se sa kam fituar. E konsideroj fat që fitova tek numrat që vendosa bastet dhe nuk kam kryer asnjë lloj vjedhjeje”.

Policia i thotë Gazetasi.al, se do të referojë materialet në prokurori për dy personat, që të dy të dyshuar për një nga vjedhjet më të veçanta të ndodhura në Tiranë. Bëhet me dije se nga humbjet në kazino të të rinjve, rezultojnë të regjistruara disa ngjarje, midis tyre ajo e lënies peng të automjeteve dhe shitjes në vend të sendeve të luajtshme.

“Po lind një lloj i ri krimi, që vjen nga lojërat e fatit dhe ne nuk kemi se si ta parandalojmë. Ka fëmijë biznesmenësh, madje edhe vajza, por edhe personazhe shumë të njohur publikë që janë kthyer në mashtrues dhe zhvatës vlerash monetare nga të njohurit. Këto shuma, pasi i shtijnë në dorë, ata i lënë brenda pak çastesh në kazino dhe pranë policisë ka disa kallëzime të ngjashme, madje edhe për fëmijë politikanësh të tjerë”, - tha një burim zyrtar i Policisë së Shtetit që e mbylli citimin për Gazetasi.al nën kushtet e anonimitetit./GazetaSi

kazinote

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...