Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
"Kemi një shtet që nuk vepron mbi rregullat"/ Aktivistja Vatnikaj: Policia vepron me urdhrat e kriminelit Ergys Agasi
Vatnikaj ka kritikuar mënyrën e vendosjes dhe organizimit të forcave policore duke thënë se jemi një shtet i cili, sipas saj, veprojnë mbi urdhrat e Ergys Agasit dhe jo mbi rregullat dhe ligjet
5 October 2026, 20:12Nga G.M
Sidorela Vatnikaj
TIRANË- Aktivistja Sidorela Vatnikaj ishte e pranishme ditën e sotme në tubimin përballë godinës së Kryeministrisë, në ditën e 128-të të protestës. Ajo ka marrë fjalën në podiumin e vendosur, ku ka folur në lidhje me protestën e organizuar pasditen e sotme para Kuvendit, gjatë kohës kur po zhvillohej senaca plenare.
Vatnikaj ka kritikuar mënyrën e vendosjes dhe organizimit të forcave policore duke thënë se jemi një shtet i cili, sipas saj, veprojnë mbi urdhrat e Ergys Agasit dhe jo mbi rregullat dhe ligjet. Në fjalën e saj Vatnikaj ka theksuar edhe shoqërimin e tre personave në tubimin para Kuvendit dhe faktin që në protestë dalin për kërkesat e tyre por përballen me represion policor.
"Ne jemi të vetëdijshëm se kemi përballë një shtet policor dhe një shtet i cili nuk vepron as mbi ligjin dhe rregullat, por mbi urdhrat e kryekriminelit Ergys Agasi, ai që emëronte edhe shefat e komisariateve dhe drejtorët e policisë dhe që ishte lidhja e Edi Ramës me krimin e organizuar”, tha Vatnika./Dosja.al