Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas saj, gjatë këtyre protestave ka ndodhur një revolucion i vërtetë në shoqërinë shqiptare.
TIRANA- Qytetarët janë zhvendosur para Kryeministrisë dhe kanë nisur fjalimet e tyre. Një aktiviste ka deklaruar nga podiumi para godinës qeveritare se kërkesat e qytetarëve janë rritur.
Sipas saj, gjatë këtyre protestave ka ndodhur një revolucion i vërtetë në shoqërinë shqiptare. Kjo pasi ky tubim i përditshëm i ka mësuar ata të bashkohen përtej dallimeve fetare, krahinore, arsimore dhe ekonomike.
Më tej, e reja artikuloi kërkesat e protestuesve, duke thënë se në krye të listës është dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë kabinetit qeveritar. Së dyti, ata kërkojnë shfuqizimin e të gjitha ligjeve që i privatizojnë të mirat publike, shfuqizimin e Paketës së Maleve, ligjit për investitorët strategjikë dhe anulimin e ndryshimeve në ligjet për zonat e mbrojtura.
Në fund, ajo tha se qytetarët kërkojnë që mandati i kryeministrit të jetë vetëm një mandat dhe jo për gjithë jetën e tyre politike.
Aktivistja: Jemi në ditën e 68-të, pasi kërkesat që kemi thirrur që ditën e parë jo vetëm që nuk janë dëgjuar, por janë shtuar. Arroganca e këtij shteti dhe e këtij kryeministri, pavarësisht se ka 68 ditë që e ka të gjithë shoqërinë në rrugë, jo vetëm që nuk është pakësuar, por është shtuar.
Sot kemi parë, si çdo ditë tjetër, se si një kryeministër i cili ka vendosur që të bullizojë, të shajë dhe të targetojë protestuesit, e disa prej tyre edhe t’i kërcënojë me “non grata”, në vend që t’i japë përgjigje kërkesave tona. Ky është një tregues që ne të mos e lëmë sheshin. Dhe jo vetëm të mos e lëmë sheshin, por edhe të ftojmë të tjerë, të njohurit tanë, ata që janë lodhur nga qeveria, që janë lodhur duke u vjedhur. Sheshi është i të gjithëve.
Në 68 ditë ka ndodhur një revolucion i vërtetë në shoqërinë shqiptare. Ne mësuam të vijmë këtu, të gjithë së bashku, përtej dallimeve fetare, përtej dallimeve krahinore, përtej dallimeve arsimore e ekonomike. Ne mësuam të vijmë këtu së bashku dhe të kërkojmë jo vetëm një Shqipëri të re, por një Shqipëri të lirë.
Luftëtarët që ka prodhuar kjo shoqëri dhe kjo tokë na kanë mësuar se si është të luftosh kundër pushtuesit. Sot kemi një luftë tjetër, luftën ndaj autokracisë, ndaj korrupsionit, ndaj arrogancës shtetërore, ndaj dhunës policore, ndaj oligarkisë dhe medias së shitur. Luftën për një Shqipëri të re dhe të lirë. Prandaj, sot, si çdo ditë tjetër, jemi këtu për të thënë se kërkesat tona nuk janë realizuar dhe se ne nuk e lëmë këtë shesh pa u realizuar të gjitha kërkesat tona.
Kërkesat tona janë përsëritur dhe janë: Së pari, kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë kabinetit qeveritar. Dorëheqje! Dorëheqje! Dorëheqje! Së dyti, kërkojmë shfuqizimin e të gjitha ligjeve që i privatizojnë të mirat publike, shfuqizimin e Paketës së Maleve, ligjit për investitorët strategjikë dhe anulimin e ndryshimeve në ligjet për zonat e mbrojtura, që i kthejnë ato në rrezik prej babëzisë. Ndaj dhe sot kërkojmë: anuloni ligjin.
Kjo protestë e ka bërë të qartë se kërkon një revolucion jo vetëm ndaj qeverisë, por ndaj të gjithë klasës politike 36-vjeçare, e cila e ka varfëruar dhe e ka përdorur shoqërinë për interesat e saj private. Ndaj dhe sot kërkojmë që mandati i kryeministrit të jetë vetëm një mandat dhe jo për gjithë jetën e tyre politike./Dosja.al
Foto ilustruse VLORA- Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrë...
Pamje TIRANA- Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Nën thirrjet "...
Pamje TIRANA- Qytetarët kanë nisur organizimin e tyre në sheshin “Skënderbej”, në ditën e 68-të t&...
Foto ilustruse PRISHTINA- Një alarm për një mjet të dyshuar shpërthyes ka vënë në lëvizje Policinë e Koso...
Foto ilustruse ITALI- Autoritetet italiane kanë goditur një aktivitet të dyshuar të përpunimit dhe trafikut të kokain&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Ndryshime të reja kanë hyrë në fuqi në Kodin Rrugor, të cilat pritet të sjellin masa më...
Pamje TIRANA- Dëshmia e 31-vjeçarit Kejdi Banaj, i cili u arrestua dy javë më parë pasi u kap me 4 pistoleta të ...
Foto ilustruese KOSOVË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka bërë thirrje që institucionet e Kosovës t&...
Pamje TIRANA- Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka publikuar një video me projektet e finalizuara nga MIE n&eum...
Foto ilustruse Në Shqipëri deri në qershor 2026 rezultojnë se janë të regjistruar gati 40 mijë shtetas të huaj, ku ...