Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në lidhje me armët e gjetura në automjetin me të cilin po udhëtonte, ai ka thënë se personi që i kishte futur sendet në automjet ishte 26-vjeçari me iniciale E.S., të cilin thotë se e njihte prej shumë vitesh.
TIRANA- Dëshmia e 31-vjeçarit Kejdi Banaj, i cili u arrestua dy javë më parë pasi u kap me 4 pistoleta të tipit “Glock” në automjetin e tij është zbardhur. Ai u arrestua teksa udhëtonte në drejtim të Sarandës. Në dëshminë e tij ai ka deklaruar se është përdoues i lëndëve narkotike prej vitesh dhe nuk e mban mend si ka ndodhur ngjarja.
Në lidhje me armët e gjetura në automjetin me të cilin po udhëtonte, ai ka thënë se personi që i kishte futur sendet në automjet ishte 26-vjeçari me iniciale E.S., të cilin thotë se e njihte prej shumë vitesh. Më tej, ai ka thënë se me E.S. ka 20 vite që e njeh dhe do ikin në Sarandë për të gjetur një shtëpi dhe për të bërë disa ditë plazh.
Kejdi Banaj: Unë jam përdoues i lëndëve narkotike prej vitesh dhe nuk e di fare se si ka ndodhur ngjarja. Mua më morën te shtëpia më çuan aty dhe s’kam ditur fare. Nuk kam qenë i vetëdijshëm në rastin konkret se si ndodhi ngjarja, vazhdoj që mos të jem i kthjellët. Unë kam deklaruar të gjithë të vërtetën.
Më mori E.S. Kam 20 vjet që e njoh. Më ka ardhur dhe më ka thënë do ikim në Sarandë të gjejmë një shtëpi të bënim ca ditë plazh. Ai ishte me nusen dhe fëmijën. Kishim kohë pa u takuar. Nusen e tij e lamë në Elbasan, shkuam në Tiranë, ai mori një porosi dhe e futi në makinën time, ndërsa vetë mori një makinë tjetër.
Rrugës ndodhi çfarë ndodhi, mua më kapën, ai iku se ishte para me makinë. Kur më kanë kapur atëherë kam kuptuar çfarë kam pasur në makinë. Qesen e zezë që la tek makina ime e mori ai me kunatin e tij në Tiranë dhe unë nuk e dija çfarë kishte aty. Erdhi më takoi papritur, kisha 4 vjet pa e parë. Në fillim më kërkoi tek babai, atij ia mori numrin e telefonit, pastaj më takoi mua.
Më herët, përpara oficerëve të policisë, Banaj kishte rrëfyer një tjetër dinamikë të ngjarjes, duke treguar edhe se si ishte vendosur qesja me armë në makinën e tij. Ai ka bashkëpunuar me grupin hetimor, duke dorëzuar kodin e aksesit të telefonit dhe duke dhënë të dhëna për bashkëpunëtorët e dyshuar.
Pjesë nga dosja hetimore: Ai ka deklaruar se banon në Tiranë, ku ka një zyrë imobiliare në Astir. Në datë 14.07.2026, rreth orës 13:00, te biznesi i tij ka shkuar një shtetas i quajtur E., mbiemrin nuk ia mban mend, djali i “M…”, që qëndron në “Rrugën e Kavajës”, për të kërkuar atë. Ai nuk ishte, ka takuar babanë e tij dhe i ka marrë numrin e telefonit, e ka marrë në telefon dhe i ka shkuar poshtë shtëpisë me bashkëshorten dhe vajzën e tij. Për këtë mund të verifikohen telefonatat në telefonin e tij personal me kod 2580. I ka kërkuar që t’i gjente një apartament dhe makinë me qira në Sarandë.
U nisën të tre bashkë dhe me kunatin e tij, emrin nuk e di, për në Sarandë me një makinë. Në datë 15.07.2026, rreth orës 08:00, i ka thënë që të shkonin për të marrë diçka në Tiranë dhe do ta paguante 150 euro për të bërë shoferin. Makinën ia la dikujt dhe mori makinën “Citroen”, me targa AB 302 SF, se ku nuk e di.
U nisën dhe, kur shkuan në Tiranë, ndaluan ngjitur te “Hotel I…”, në autostradë te “Qafa e Kasharit”, ku doli nga makina me kunatin e tij, morën një qese të zezë te ferrat dhe erdhi te makina, e futi mbrapa sediljes te këmbët dhe i tha të shkonte për në Sarandë. Ai mori një automjet “Skoda”, ngjyrë gri, që ia kishin lënë aty, dhe se ai e dinte që kishte sende të kundërligjshme, armë në makinë, por i mendonte lodër./Dosja.al
Foto ilustruese KOSOVË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka bërë thirrje që institucionet e Kosovës t&...
Pamje TIRANA- Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka publikuar një video me projektet e finalizuara nga MIE n&eum...
Foto ilustruse Në Shqipëri deri në qershor 2026 rezultojnë se janë të regjistruar gati 40 mijë shtetas të huaj, ku ...
Foto ilustruse DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Durrësit, ku një 40...
Foto ilustruse Prokuroria për Krime Lufte e Serbisë i tha Radios Evropa e Lirë (REL) se janë duke u përcaktuar faktet dhe duke u n...
Ndërtesa e Prokurorisë Speciale të Kosovës. Fotografi nga arkivi. KOSOVA- Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë p...
Foto ilustruse MALLAKASTRA- Një vatër e re zjarri është regjistruar ditën e sotme në zonën e Mallakastrës, e cila p...
Sokol Hoxha Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ekstraduar drejt Shqipërisë Sokol Hoxhën, personin e akuzuar për nj&eum...
M.M., u arrestua në pikën kufitare të Horgoshit, që lidh Serbinë dhe Hungarinë. KOSOVA- Prokuroria për Krime Lufte e Ser...
Foto ilustruse DURRËS- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur ditën e sotme drejtuesin e ri të Prokurorisë...