Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Të dhënat e zbuluara së fundmi treguan qartësisht se biznesmeni në arrati, Ermal Beqiri, është shumë i dhënë pas jetës luksoze.
Kompania “Soft & Solution”, në pronësi të biznesmenit Ermal Beqiri, ka fituar një tjetër kontratë publike, këtë herë nga KESH. Procedura, me vlerë rreth 10 mijë euro, lidhet me mirëmbajtjen e sistemit financiar të KESH-it. Tenderi është zhvilluar në një kohë kur Beqiri ishte në kërkim nga autoritetet, ndërsa ndaj tij vijojnë hetimet e Prokurorisë së Posaçme për çështjen e tenderave të AKSHI-t. Ndërkaq, personi përgjegjës për procedurën pranë KESH-it ka qenë Joana Bushi, ish-bashkëpunëtore e afërt e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
Të dhënat e zbuluara së fundmi treguan qartësisht se biznesmeni në arrati, Ermal Beqiri, është shumë i dhënë pas jetës luksoze. Prokuroria e Posaçme beson se shpenzimet e tij për avionë privatë e kështjellë në Francë kanë si burim tenderat e manipuluar në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Fondet publike duket se janë burim i pashtershëm për Beqirin, edhe pse ky kishte më shumë se 6 muaj në kërkim, para se të arrestohej në Francë, në fund të korrikut.
Pak javë më parë, e konkretisht në mesin e muajit qershor 2026, kompania e tij kryesore, ‘Soft & Solution”, u shpall fituese në një tender të zhvilluar nga Korporata Elektro-Energjitike Shqiptare, KESH, për mirëmbajtjen e sistemit financiar. Duhet pranuar se fondi për këtë tender ishte minimalist për standardet e procedurave abuzivë të fituara nga Ermal Beqiri pranë AKSHI-t. Ai mori vetëm 10 mijë euro, një shumë që mund të përdorej prej tij vetëm për karburantin e avionit, me të cilin po fluturonte para se të arrestohej në Francë.
Megjithatë, procedura e zhvilluar nga KESH-i ka një detaj interesant. Personi përgjegjës për tenderin e fituar nga ‘Soft & Solution” është Joana Bushi, një nga bashkëpunëtoret më të ngushta të ish-zv.kryeministres, Belinda Balluku. Joana Bushi ka qenë shumë pranë Ballukut, derisa kjo e fundit u largua nga drejtimi i Ministrisë së Infrastrukturës, në shkurt 2026, në vijim të hetimeve që po zhvillohen nga Prokuroria e Posaçme. Tashmë, zonja Bushi është stacionuar pranë Korporatës Elektroenergjitike, me detyrë menaxhimin e tenderave, ndërkohë që është pjesë e dosjes hetimore për “pastrim parash” të ish-shefes së saj, Belinda Balluku./SYRI.net
Foto ilustruse ANGLI- Një adoleshent 16-vjeçar është shpallur fajtor për vrasjen e bashkëmoshatarit Joshua Ingram në s...
pamje nga vendngjarja ELBASAN- Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë pasditen e kësaj të mërkure n...
Ermal Beqiri TIRANA- Ministria e Drejtësisë ka kërkuar ekstradimin nga Franca të Ermal Beqirajt dhe i ka dërguar kë...
Foto ilustruse ITALI – Autoritetet italiane kanë çmontuar një rrjet që falsifikonte euro dhe lekë shqiptarë...
LIBRAZHD- Zjarri i përmasave të mëdha që ka përfshirë zonën pyjore të fshatit Dardhë në Bashkinë e...
Foto ilustruse GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 41-vjeçar shqiptar akuzohet për përdhu...
Kapshticë KORÇË- Fluks i lartë udhëtarësh në Kapshticë dhe Qafë Thanë, mijëra hyrje-dalje gja...
Pamje nga vendngjarja PASKUQAN- Policia ka dhënë me shumë detaje rreth grabitjes së argjendarisë në Paskuqan, e cila ndodhi d...
Foto ilustruse RINAS- Policia Kufitare ka arrestuar në Rinas një shtetase turke të shpallur në kërkim ndërkombëtar,...
Pamje nga vendngjarja PASKUQAN- Një grabitje me armë zjarri na ndodhur në një argjendari në zonën e Paskuqanit. Sipas in...