4 November 2022, 21:00
Nga DOSJA
Angelo Massafra
TIRANË- Në Shqipëri, drejtuesit e kishës katolike, shprehën të premten shqetësim për fenomenin e shpopullimit, si pasojë e një emigrimi në rritje. Një problem që ipeshkinjtë e Shqipërisë shprehen se “po i shkaktohet në mënyrë dramatike vendit tonë”.
Në një deklaratë të lexuar nga presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, imzot Angelo Massafra, theksohet se “situata është e qartë në sytë e të gjithëve. Këtë na e konfirmon puna baritore e motrave dhe meshtarëve, si edhe dëgjimi i besimtarëve tanë, të cilët në mënyrë dramatike na rrëfejnë se si familje të tëra preferojnë të emigrojnë prej frikës se nuk mund t’u garantojnë një të ardhme të sigurt fëmijëve të tyre e se shumë prej tyre kanë humbur shpresën për të jetuar në Shqipëri”. Sipas tyre e gjitha kjo ka sjellë “një boshatisje totale të strukturave shkollore në zonat rurale, dhe mungesën e atyre që mund të quhen profesionet më të çmueshme për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit tonë, siç është personeli shëndetësor, arsimor dhe profesione të ndryshme”.
Deklarata thekson se ngritja e zërit nga ana e klerit katolik synon që të gjenden rrugët “për t’i vendosur fre këtij fenomeni, i cili, në disa raste, shfaqet edhe në forma të paligjshme, forma pas të cilave fshihen edhe raste tragjike. Pas çdo personi apo familje që përpiqet të emigrojë, ekziston rreziku i trafikimit të qenieve njerëzore nga grupet e ndryshme të strukturuara kriminale dhe përdorimi i tyre për qëllime po kriminale jashtë vendit”.
Drejtuesit e Kishës katolike i bëjnë thirrje “mbi të gjitha klasës politike të vendit në mënyrë që ky problem të trajtohet me përparësinë më të madhe” ndërsa ngrenë me shqetësim disa pyetje. “Vendi i lënë bosh nga shqiptarët që emigrojnë, kujt do t’i mbesë? Kujt jemi duke ia dorëzuar këtë tokë? Cili është projekti për të ardhmen e këtij vendi? E gjithë kjo pasuri që gjendet në këtë tokë, në duart e kujt do të jetë? Nëse jemi demokraci nuk duhet të kemi frikë t’u përgjigjemi me kurajo këtyre pyetjeve të drejta dhe legjitime të qytetarëve tanë”.
Sipas deklaratës së ipeshkvinjve të Shqipërisë “është më tepër se evidente nevoja e ndërmarrjes së politikave të drejta dhe koordinimi i të gjithë faktorëve shoqërorë të vendit, për një dialog i cili sjell zgjidhjet e duhura. Jemi të gjithë bashkëpërgjëgjës, secili sipas pjesës që i takon, në funksionimin pozitiv ose negativ të jetës sociale të Shqipërisë. Askush nuk mund t’i delegojë të ardhmen e vet një sistemi politik as iluzionit të një jete më të mirë diku tjetër”, nënvizojnë drejtuesit katolikë që nga ana e tyre shprehin “gatishmërinë e plotë për të kontribuar në këtë dialog si palë ndërmjetëse mes organizmave shtetëror. Po ashtu, jemi të gatshëm që të shpalosim sugjerime e projekte për këtë qëllim”.
Marrë nga VOA
kisha katolike angelo massafra
Aktualitet
4 November 2022, 20:32
I.A
Foto Ilustruese
ITALI- Një punëtor me origjinë shqiptare ka rënë nga çatia në një kantier ndërtimi n&eu...
Aktualitet
4 November 2022, 20:35
F.M
Raiffeisen Bank
TIRANË- Shumë klientë të Raiffeisen Bank kanë marrë një e-mail ditën e sotme, përmes t&eu...
Aktualitet
4 November 2022, 20:24
I.A
Foto Ilustruese
ITALI- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali. Një burrë, i cili ndodhej së sallën e lindjes së...
Aktualitet
4 November 2022, 19:30
F.M
Kreu i SPAK, Arben Kraja dhe hajdutët
TIRANË- Publikohen pamjet e grabitjes së vilës së kreut të Prokurorisë së Pos...
Aktualitet
4 November 2022, 19:12
Melanie McDonagh
Gomone
ANGLI- Shoku im punon në një operacion në Londër ku shumë azilkërkues shkojnë për trajtim. Ngarkesa e &ccedi...
Aktualitet
4 November 2022, 19:02
e.k
Nxënësi i dhunuar
KORÇË- Mësuesi Alban Fetolli, i cili dyshohet se ka dhunuar disa nxënës të shkollës 9...
Aktualitet
4 November 2022, 18:31
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha thotë se të gjithë shqiptarët e inkriminuar lëvizin të paarmatosur në Duba...
Aktualitet
4 November 2022, 18:19
e.k
Foto ilustruese
ITALI- Një shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur është vënë në prang...
Aktualitet
4 November 2022, 17:59
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha thotë se Eldi Dizdari alias Denis Matoshi, kreu i kartelit 'kompania Bello' është arrestuar n&...
Aktualitet
4 November 2022, 17:51
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha thotë se Mikael Kamani alias Mikael Qosja alias Mikael Stefo, i cili njihet edhe si 'Keli i Kombinatit',...