4 November 2022, 18:31
Nga F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha thotë se të gjithë shqiptarët e inkriminuar lëvizin të paarmatosur në Dubai, pavarësisht se në tryezën përballë mund të kenë armikun e tyre. I ftuar në “Zona Zero”, Hoxha tha se gjatë vizitës së tij në Dubai, për herë të parë kishte parë ‘kokat e trafikut’ pa armë e të jetonin totalisht të pashqetësuar. Sipas gazetarit, shqiptarët në Dubai mund të kenë bërë më shumë se 1 miliardë dollar investime. Por kanë vetëm një pikëpyetje: Sa do tu zgjasë kjo siguri? Kjo për faktin se Dubai nuk u jep pasaporta, jo vetëm shqiptarëve, por asnjë shtetasi të huaj.
“Mendoja gjithmonë se hiperbolizohej nga DEA amerikane apo nga të huajt për organizatat shqiptare. Trafikantët shqiptarë janë sot të paekstradueshëm. Asnjë qytetar shqiptar nuk e kemi ekstraduar, kemi dështuar në të gjitha kërkesat për ekstradim. Shqipëria i ka shanset zero të ekstradojë nga Dubai. Shqiptarët lëviznin qetësisht në rrugë në Ekuador, ku pak metra mund të kishin edhe kundërshtarët e tyre, kanë tërhequr edhe familjet, por lëviznin me duar në xhepa. Ata janë narkotrafikanë, ka edhe njerëz që nuk janë vrasës, por biznesmenë të paligjshëm. Kishin krijuar biznese të mëdha dhe kishin bërë investime të majme. Shqiptarët kishin 1 miliardë dollarë investime atje, por kam frikë se janë shumë më tepër. Atje diskutohej se sa do të zgjaste kjo siguria sepse Emiratet nuk të japin pasaportë. Në të gjitha tentativat për ekstradim Shqipëria ka dështuar, dështoi për Eldi Dizdarin, për Plarent Dervishajn dhe për Florenc Çapjan. Për herë të parë kam takuar personazhe që nuk i kam parë kurrë të paarmatosur. Janë pjesë e kësaj historie dhe nuk kanë dalë kurrë nga loja. Janë vendosur në një vend që u garanton siguri. Ne sot jemi në të njëjtën situatë që ndodhej Kolumbia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E gjithë lufta mes kartelit të Medellin dhe të Kalit u bë për të ndaluar ekstradimin e tyre. Ata janë të paekstradueshëm. Kam takuar dhe bosët më të mëdhenj të narkotrafikut në Belgjikë që janë marokenët.
artan hoxha
Aktualitet
4 November 2022, 18:19
e.k
Foto ilustruese
ITALI- Një shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur është vënë në prang...
Aktualitet
4 November 2022, 17:59
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha thotë se Eldi Dizdari alias Denis Matoshi, kreu i kartelit 'kompania Bello' është arrestuar n&...
Aktualitet
4 November 2022, 17:51
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha thotë se Mikael Kamani alias Mikael Qosja alias Mikael Stefo, i cili njihet edhe si 'Keli i Kombinatit',...
Aktualitet
4 November 2022, 17:34
e.k
Foto ilustruese
VLORË- Kapiteneria e Vlorës ka njoftuar ditën e sotme se për shkak të motit të keq që pritet në dy ...
Aktualitet
4 November 2022, 16:59
I.A
Covid
TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. ...
Aktualitet
4 November 2022, 16:45
k.m.
Ilir Paja
TIRANË- 3 muaj e kanë mbajtur në vëzhgim dhe më pas Ilir Pajës i janë vendosur prangat.Pas 5 vitesh arrati, Il...
Aktualitet
4 November 2022, 16:52
e.k
Pamje nga vatra e zjarrit
KORÇË- Një zjarr ka përfshirë bimësinë në malin e Moravës në Korçë...
Aktualitet
4 November 2022, 16:47
a.l
Aksident ne Gjirokaster-Kakavije
GJIROKASTËR- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin kombëtar Gjirokastër-K...
Aktualitet
4 November 2022, 16:12
e.k
Emigrantë ilegalë të kapur nga Policia britanike
TIRANË- Emigrantët shqiptarë në Britani janë kthyer në tem&eu...
Aktualitet
4 November 2022, 16:24
F.M
Florenc Kovaçi dhe Ardit Hida
ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen për 24-vjeça...