2 May 2024, 17:08
Nga E. D
droga e kapur
BELGJIKË- 7 shqiptarë kanë rënë në pranagt e policisë belge për kultivim kanabisi. Sipas raportimeve, autoritetet kanë arrestuar 8 persona, ku 7 prej tyre janë me origjinë nga Shqipëria dhe 1 tjetër nga Gjermania. Bëhet me dije se hetimi i policisë belge, për bandën shqiptare filloi në mesin e vitit 2023 pas inspektimit të një furgoni gjatë një operacioni policor ndërkombëtar pranë kufirit holandez, ku gjatë kontrollit, policia gjeti kuti lulesh dhe plehra në makinën e një 37-vjeçari shqiptar.
Gjithashtu departamenti lokal i hetimit të drogës në PZ Antwerp, zbuloi më vonë bandën shqiptare që drejtonte plantacione kanabisi në Belgjikë. Gjyqtari hetues urdhëroi kontrolle në Antwerp, Flemalle, Heusden-Zolder, Leut dhe Maasmechelen. Po ashtu policia zbuloi tre plantacione aktive, ku u gjetën afërsisht 43 kilogramë kanabis të korrur, si dhe mbi 500 copa dhe 1000 bimë të pjekura. Mësohet se janë ndaluar 11 të dyshuar, tetë prej të cilëve u arrestuan pas akuzës.
Bëhet fjalë për shtatë shqiptarë dhe një gjerman nga mosha 20 deri në 54 vjeç. Hulumtimet e mëtejshme do të duhet të zbulojnë nëse ka plantacione të tjera aktive. Gjatë kontrolleve, policia lokale mori mbështetje nga njësi të ndryshme, duke përfshirë njësinë e lëvizshme, njësitë speciale të policisë federale dhe zonat e policisë lokale. Ndërkohë që bëhet e ditur se rasti është akoma nën hetim, pasi policia dyshon për përfshirje më të gjerë të rrjeteve të trafikantëve të lëndëve narkotike.
kanabis belgjikë
Aktualitet
2 May 2024, 17:05
r.ll
GJIROKASTËR- Tre persona janë shoqëruar në polici në lidhje me ngjarjen e sotme kriminale, ku janë gjetur të pajetë &c...
Aktualitet
2 May 2024, 16:45
r.ll
spak
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dhënë detaje për një operacion ndërkombëtar që u shtri edhe në Shq...
Aktualitet
2 May 2024, 16:32
r.ll
foto ilustruese
BRITANI- Një 38-vjeçar shqiptar në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Britaninë e M...
Aktualitet
2 May 2024, 16:20
r.ll
TIRANË- Mesditën e sotme një 65-vjeçar është gjetur i vdekur në një lavanderi në rrugën “Todi S...
Aktualitet
2 May 2024, 16:07
E. D
foto nga vendngjarja
BULQIZË- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur "Sofraçan", Bulqizë. Më...
Aktualitet
2 May 2024, 15:20
E. D
foto ilustruese
KORÇË- Tre persona janë proceduar ditën e sotme në Korçë për vepra penale të ndryshme. Pro...
Aktualitet
2 May 2024, 15:21
r.ll
foto ilustruese
ITALI- Një 70-vjeçare shqiptare e cila ishte përplasur nga makina para dy ditësh në qendër të Kremones...
Aktualitet
2 May 2024, 14:52
S.B
foto ilustruese
FIER- Arrestohet një person dhe procedohen në gjendje të lirë tre të tjerë në Fier. Mësohet se...
Aktualitet
2 May 2024, 14:49
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një 57-vjeçar me inicialet I. I., ka ndërruar jetë në kryeqytet pasi ka rënë në gropë...
Aktualitet
2 May 2024, 14:34
I.A
Pensionistet
TIRANË- Një denoncim ka mbërritur sot te redaksia e Dosja.al, në lidhje me shpërndarjen e pensioneve te t&e...