9 June 2025, 21:44
Nga N.F
Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer vështirësitë e të qenit gazetar në Shqipëri dhe kryesisht kur mbulon kronikën e zezë. Lala e ftuar në Top Story, foli për sulmin me armë që i është bërë disa vite më parë në drejtim të banesës së prindërve të saj, ku në të ndodheshin edhe dy vajzat e saj të mitura.
Ajo tregoi se edhe para 3 vitesh sërish ka marrë mesazhe kërcënuese, ku i përmendin vajzat. Një tjetër moment i vështirë për gazetarën ka qënë në periudha e shtatzanisë. Ajo theksoi se në ditët e fundit të shtatzanisë po raportonte për vrasjen e Adem Tahirajt ra një shi i madh. Gjithashtu shtoi se një polici i kërkoj të largohet dhe kur u fut në makinën e televizionit e kuptoi sa keq ishte.
“Është ndër momentet më të vështira të jetës sime, sepse në banesën e prindërve të mi ishte vëllai im i vetëm, dhe dy vajzat e mia të vogla. Një nga predhat nuk është hequr as sot, ka mbetur te koka e krevatit të vëllait tim. Nuk kam asnjë dyshim që ai sulm lidhej me profesionin tim. E kam të vështirë të flas për atë ngjarje.
Para disa kohësh e kam referuar në fakt, më ka tronditur një mesazh që përmendte vajzat e mia, rreth 3 vite më parë, është një gjë që po hetohet. Mbaj mend një rast kur është vrarë kryekomisar Adem Tahiraj, unë isha në ditët e fundit të shtatzënisë dhe makina e televizionit tim ishte larg. Unë raportoja dhe në atë moment filloi shi i tmerrshëm.
Më erdhi polici dhe me tha të lutem mos rri në postboll. Në ato momente dhe Anila Hoxha më kapi dhe më tha ‘lere këtë dreq pune, dhe futu në furgon’ dhe me futi brenda, dhe aty kuptova që kisha qenë keq”, tha Lala.
klodiana lala
Aktualitet
9 June 2025, 21:16
N.F
Foto
LUSHNJE- Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi s...
Aktualitet
9 June 2025, 21:09
r.ll
policia
TIRANË- Dhuna tek adoleshentët sa vjen e po shtohet, i tillë është dhe rasti që Fiks Fare trajtoi mbrëmjen e s&e...
Aktualitet
9 June 2025, 19:38
N.F
Fatos Cenaj
ITALI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e 59-vjeçarit i shqiptar, Fatos Cenaj në Itali. Raportohe...
Aktualitet
9 June 2025, 19:23
r.ll
Foto ilustruese
KOSOVË- Autoritetet e Kosovës kanë përuruar objektin e ri të stacionit policor në Izvor të Zveçan...
Aktualitet
9 June 2025, 18:35
N.F
Giovanni Brusca
ITALI- Lirimi i Giovanni Brusca-s ka shkaktuar reagime të shumta në mediat italiane. Brusca është autor i vrasjes s&e...
Aktualitet
9 June 2025, 18:21
r.ll
Foto ilustruese
KOSOVË- Dy policë të Kosovës, Alban Rashiti dhe Çlirim Shaqiri, kanë dëshmuar për sulmin në ...
Aktualitet
9 June 2025, 18:00
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
JALË- Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKMT ka nisur një operacion në jug të...
Aktualitet
9 June 2025, 17:49
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25” u përmbyll me një ceremoni të veç...
Aktualitet
9 June 2025, 17:08
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Ndërsa zhurma më e madhe për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike në Kosovë ë...
Aktualitet
9 June 2025, 15:39
N.F
Foto ilustruese
GREQI- Dy prindër shqiptarë janë vënë në pranga pasi foshnja e tyre ka ndërruar jetë. Një...