8 September 2026, 11:06
Nga E. D
Ylber Luli
SHKODËR- Detaje të reja vijojnë të dalin nga ngjarja e ndodhur në Shkodër, ku mbeti i vrarë 24-vjeçari Ylber Luli. Konflikti mes 25-vjeçarit Andri Vulaj dhe Ylber Lulit dyshohet se ka nisur në zonën e Gjuhadolit, pas një përplasjeje verbale që lidhej me një vështrim mes tyre.
Më pas Andri Vulaj ka shkuar pranë banesës së Ylber Lulit, ku është përfshirë në një konflikt fizik me 24-vjeçarin dhe babain e tij, 63-vjeçarin Qamil Luli. Gjatë përplasjes, sipas dëshmisë paraprake të dhënë nga Vulaj, ai është sulmuar me thikë nga babë e bir dhe ka nxjerrë armën e zjarrit, duke pretenduar se ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes.
Një plumb ka prekur në kraharor 24-vjeçarin Ylber Luli, i cili u transportua në spital, por nuk mundi tu mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë. Ndërkohë, Andri Vulaj dhe Qamil Luli kanë mbetur të plagosur gjatë konfliktit dhe sipas të dhënave paraprake ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Shkodrës ka arrestuar 25-vjeçarin Andri Vulaj, ndërsa në vendngjarje është sekuestruar edhe arma e zjarrit që dyshohet se është përdorur. Gjithashtu grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive për konfliktin që përfundoi me vrasje./Dosja.al
ylber luli
Aktualitet
8 September 2026, 10:56
E. D
pamje nga sherri ne vlore
VLORË- Një sherr midis disa personave ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në një beach bar n...
Aktualitet
8 September 2026, 10:42
E. D
IKMT
TIRANË- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka gjobitur dhe pezulluar aktivitetin e menaxhimit të mbetjeve të su...
Aktualitet
8 September 2026, 10:38
E. D
pamje nga protesta
TIRANË- Demonstratat e përditshme në Shqipëri kundër një resorti luksoz të planifikuar në lagun...
Aktualitet
8 September 2026, 10:28
E. D
Banorët në protestë
FIER- Banorët e fshatrave të zonës naftëmbajtëse Patos-Marinzë janë ngritur sëri...
Aktualitet
8 September 2026, 10:30
I.A
Bojkoti
TIRANË- Punonjësit dhe sekretarët e Dhomës Civile të Gjykatës së Tiranës kanë bojkotuar sh&eum...
Aktualitet
8 September 2026, 10:10
I.A
FUSHË-ARRËZ- Një hetim i Institutit të Shëndetit Publik ka evidentuar një shpërthim të rasteve gastrointestinale n&eum...
Aktualitet
8 September 2026, 09:52
E. D
SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Shkodër, ku Ylber Luli mbeti i vrarë pas të shtënave me...
Aktualitet
8 September 2026, 08:57
E. D
Ylber Luli
SHKODËR- Personi që shihni në foto është 24-vjeçari Ylber Luli, i cili mbeti i vrarë pas të ...
Aktualitet
8 September 2026, 08:51
E. D
PARIS- Kulla Eiffel është mbyllur për vizitorët pasi punonjësit e saj dolën në grevë, pas një incidenti ku punonj...
Aktualitet
8 September 2026, 08:18
E. D
zjjari ne puke
PUKË- Vatra e zjarrit në zonën e Tërbunit në Pukë po vijon prej tre ditësh, ndërsa flakët ...