8 June 2023, 21:06
Nga A.B
Nafte
TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur me 50 milionë lekë të vjetra shoqërinë e hidrokarbureve “Gega Oil”, pasi e ka kapur në shkelje administrative. Sipas njoftimit për mediat, mësohet se shoqëria "Gega Oil SHA" nuk ka njoftuar autoritetet për bashkimin me shoqërinë tjetër “Genklaudis SHA”.
NJOFTIMI:
Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij të datës 08.06.2023, vendosi gjobitjen në vlerën e 5.000.000 (pesëmilion) lekë të shoqërisë Gega Oil Group SHA, si pasojë e mos njoftimit brenda afatit nga ana e shoqërisë Gega Oil Group SH.A. të përqendrimit të realizuar nëpërmjet bashkimit me përthithje të shoqërisë Gega Oil SHA nga shoqëria Genklaudis SHA.
Referuar dokumentacionit të depozituar pranë Autoritetit të Konkurrencës konstatohet se transaksioni nuk është njoftuar brenda afatit të përcaktuar në nenin 12, pika 2 të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.
Nga vlerësimi i dokumentacionit, Komisioni i Konkurrencës evidentoi faktin se shoqëritë pjesëmarrëse në transaksion (Genklaudis SHA dhe Gega Oil SHA) kanë kryer shkeljen administrative në kuptim të nenit 73 të ligjit nr. 9121/2003, e cila konsiderohet si shkelje e lehtë.
Pas vlerësimit të efekteve që ka sjellë transaksioni në tregun përkatës, u konstatua mbivendosje midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar në tregun e naftës dhe benzinës, por pa efekte të ndjeshme në strukturën e tregut përkatës për shkak të pjesës së vogël të tregut të ndërmarrjes së përthithur.
Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës, me Vendimin nr. 993, datë 08.06.2023 vendosi gjobë mbi shoqërinë GEGA OIL GROUP SHA, në masën 5.000.000 (pesëmilion) lekë, për mos njoftimin brenda afatit të përqendrimit të realizuar nëpërmjet bashkimit me përthithje të shoqërisë Gega Oil SHA nga shoqëria Genklaudis SHA.
Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës.
autoriteti i konkurences
Aktualitet
8 June 2023, 21:00
A.B
Fiksi solli me zë dhe figurë, Menduh Feratin i cili shet antibiotikë pa recetë dhe bën injeksione në këtë ambient. Mad...
Aktualitet
8 June 2023, 20:52
A.B
Vangjush Dako
DURRËS- Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako i akuzuar për shpërdorim detyre, është në izolim n&eum...
Aktualitet
8 June 2023, 19:55
m.s
Auron Tare
TIRANË- Studiuesi, Auron Tare ka reaguar në lidhje me një letër të arkeologëve dhe antropologëve amerik...
Aktualitet
8 June 2023, 19:32
A.B
Gjykata
BRITANI E MADHE- Britaniku Thomas Mithan sipas policisë shqiptare ishte pjesë e grupit të vëzhgimit të biznesmenit Ardian ...
Aktualitet
8 June 2023, 18:52
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Luhatja e monedhave të huaja në Shqipëri, ka marrë vëmendjen e të gjithë analistëve ekonom...
Aktualitet
8 June 2023, 18:44
A.B
Baftjar Rusi
DURRËS- Avokati i banorëve që depozituan padi në SPAK në vitin 2020 pasi Instituti i Ndërtimit e kishte kla...
Aktualitet
8 June 2023, 18:11
m.s
policia italiane
ITALI- Policia italiane ka goditur një rrjet kinez prostitucioni. Katër masa sigurie dhe një arrestim janë ekzek...
Aktualitet
8 June 2023, 17:53
m.s
foto ilustruese
DHËRMI- Policia është vënë në kërkim të një 23-vjeçari, i cili ka goditur me grushte d...
Aktualitet
8 June 2023, 17:44
m.s
banoret ne proteste
VLORË- Mungesa e ujit, rrugëve në ullishta, dhe problemet me Bypassin e Vlorës, kanë ngritur në një...
Aktualitet
8 June 2023, 17:31
k.m.
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Një shqiptar është paraqitur në Gjykatë për një fermë kanabisi, e gjitha e ngritur...