29 May 2022, 13:19
Nga DOSJA

RINAS- Tre persona janë marrë nën hetim nga Polica në aeroportin e Rinasit, kjo pasi janë konstatuar dy raste të shkeljes së ligjit, duke vënë nën hetim tre persona. Një çift indian, të identifikuar me inincalet M. P., 23 vjeç dhe P. P., 22 vjeçe janë ndaluar në momentin e kontrollit pasi synonin të udhëtonin drejt Francës me leje qëndrim false. Ndërkohë një 59-vjeçar nga Tirana është proceduar në gjendje të lirë pasi gjatë kontrollit në vijën e dytë, në bagazhet e tij janë gjetur bizhuteri (unaza, varëse dhe sende të tjera) të padeklaruara në degën e Doganës Rinas.
NJOFTIMI I PLOTË:
Rinas / Policia Kufitare krahas përballimit me sukses të fluksit të shtetasve shqiptarë dhe të huaj, në hyrje-daljet e Republikës së Shqipërisë, ka intensifikuar masat për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Si rezultat i masave të shtuara u goditën 2 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara, si dhe 1 rast i mosdeklarimit të të hollave apo sendeve me vlerë, në kufi. Sekuestrohen sende me vlerë të padeklaruara dhe dokumente të falsifikuara. Procedohen penalisht 3 poseduesit e tyre.
Policia Kufitare e Rinasit krahas përballimit me sukses të fluksit të shtetasve shqiptarë dhe të huaj, në hyrje-daljet e Republikës së Shqipërisë dhe krijimin e lehtësirave ligjore për ta, me qëllim eleminimin e vonesave gjatë përpunimit të dokumentacionit, ka intensifikuar kontrollet në drejtim të parandalimit dhe goditjes së paligjshmërisë. Në këtë kuadër, gjatë përpunimit të dokumentacionit, në dalje, 2 shtetas indianë, M. P., 23 vjeç dhe P. P., 22 vjeçe (bashkëshortë), të cilët kishin për qëllim udhëtimin e tyre nga Shqipëria drejt Francës, kanë paraqitur, krahas pasaportave të tyre, edhe leje qëndrimi franceze. Pas verifikimit të këtyre dokumenteve ka rezultuar se lejet e qendrimit të paraqitura, ishin të falsifikuara.
Në përfundim të veprimeve, materialet proceduriale në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesore Tiranë, për vepren penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, po nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas është proceduar penalisht shtetasi H. P., 59 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”. Shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut, kaluan në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm të bagazheve, si dhe për kontroll fizik, 59-vjeçarin.
Gjatë kontrollit të bagazheve, këtij shtetasi iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bizhuteri (unaza, varëse dhe sende të tjera) të padeklaruara në degën e Doganës Rinas. Policia Kufitare e Rinasit, në bashkëpunim me autoritetet doganore të Rinasit, do të vijojë kontrollet e imtësishme, me qëllim parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie
(k.m/dosja.al)
Aktualitet
29 May 2022, 12:20
Rrok Frroku
SHKODËR- Rrok Frroku, 54 vjeç, mesa duket nuk ka qenë efektivi i vetëm që ka pësuar lëndime gjatë aks...
Aktualitet
29 May 2022, 12:07
Foto ilustruese
TIRANË- Kur një punonjës policie u arrestua në flagrancë duke drejtuar makinën në g...
Aktualitet
29 May 2022, 12:05
Foto ilustruese
HIMARË- Një kamion është aksidentuar në hyrje të Himarës në orët e mesditës së sotme...
Aktualitet
29 May 2022, 10:47
Elvis Demçe
TIRANE – Media spanjolle i ka kushtuar një artikull mafiozit shqiptar Elvis Demçe, i cili kishte një synim në...
Aktualitet
29 May 2022, 10:48
Policia italiane
ITALI-Një 34-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi ndaj tij kishte një urdh&eu...
Aktualitet
29 May 2022, 10:28
Pamje nga aksidenti
POGRADEC- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatin Lin të Pogradecit ku si pas...
Aktualitet
29 May 2022, 10:20
TIRANË- Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ditën e djeshme aksidentoi 2 këmbësor&eum...
Aktualitet
29 May 2022, 10:14
foto ilustruese
TIRANË- Policia e Tiranës ka vën në panga një 27-vjeçar, banues në Tiranë, pasi ka dhunuar bashk&...
Aktualitet
29 May 2022, 09:32
5 personat që akuzohen se përdhunuan në grup të miturën
LEZHË- Prokuroria e Lezhës ka kërkuar 46.8 vite burg n...
Aktualitet
29 May 2022, 09:18
TIRANË- Policia e shtetit ka bërë bilancin e saj javor ku njofton se janë arrestuar 144 persona dhe 461 janë ndjekur penalisht&nb...