LIVE UPDATES
Aktualitet

"Drejtësia nuk u mohua"/ Kryebashkiaku i Stambollit letër nga burgu Veliajt/ İmamoğlu: Prita me kënaqësi rikthimin e mandatit tuaj nga gjykata

İmamoğlu thekson më tej se ky vendim përfaqëson shumë më tepër se një çast lehtësimi personal dhe qëndron si një shenjë e rëndësishme besimi në qeverisjen demokratike, sundimin e ligjit dhe vullnetin sovran të popullit të Tiranës.

18 November 2025, 13:53 Nga E. D
"Drejtësia nuk u mohua"/ Kryebashkiaku i Stambollit letër
Ekrem İmamoğlu, Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem İmamoğlu i cili është burgosur në Turqi dhe ndodhet në burgun e Silivrisë i ka shkruar një letër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt. Letrën e ka publikuar vetë Veliaj, ku shprehur mirënjohje nëpërmjet postimit në Facebook lidhur me mbështetjen. Në letrën e publikuar nga Veliaj, İmamoğlu shprehet se ka pritur me kënaqësi lajmin se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë i riktheu mandatin Veliajt, ndërsa shprehu solidaritetin e tij me të. 

İmamoğlu thekson më tej se ky vendim përfaqëson shumë më tepër se një çast lehtësimi personal dhe qëndron si një shenjë e rëndësishme besimi në qeverisjen demokratike, sundimin e ligjit dhe vullnetin sovran të popullit të Tiranës. Në letër, İmamoğlu thekson se me anë të këtij vendimi, drejtësia nuk u mohua e më tej dhe përgëzon kryebashkiakun e Tiranës për qetësinë, durimin gjatë periudhës së vështirë për të.

Postimi i Veliajt:

Të dashur miq. Me mirënjohje të thellë për të gjitha letrat dhe fjalët mbështetëse që më keni dërguar e më dërgoni çdo ditë, e të cilat i çmoj pa masë, po publikoj edhe këtë letër inkurajuese nga miku im, kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu, të cilin e falenderoj nga zemra.

I nderuar Kryetar i Bashkisë, miku im i dashur Erion, Nga vendi ku ndodhem i ndaluar në burgun e Silivrisë në Stamboll, e prita me kënaqësi të thellë lajmin se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë jua riktheu mandatin e fituar në mënyrë demokratike të Kryebashkiakut të zgjedhur të Tiranës. Dëshiroj t’ju përcjell urimet e mia më të ngrohta dhe më të përzemërta për këtë hap inkurajues dhe domethënës drejt rivendosjes së drejtësisë dhe demokracisë. E kuptoj se në këtë fazë mund të vazhdoni të përballeni me kufizime të lirisë suaj, dhe dua që ta dini se gjatë kësaj kohe jeni në mendimet e mia dhe keni gjithë solidaritetin tim.

Ky vendim përfaqëson shumë më tepër se një çast lehtësimi personal. Ai qëndron si një shenjë e rëndësishme besimi në qeverisjen demokratike, sundimin e ligjit dhe vullnetin sovran të popullit të Tiranës. Në një kohë kur drejtësia dhe integriteti institucional po vihen në provë në shumë pjesë të botës, ky vendim rinovon bindjen se drejtësia, edhe kur vonohet, nuk mund të mohohet.

Forca juaj e qetë, qartësia morale dhe përkushtimi juaj i palëkundur ndaj shërbimit publik gjatë gjithë kësaj periudhe të vështirë, kanë qenë thellësisht frymëzuese. Nën drejtimin tuaj në Tiranë dhe përkushtimit në Rrjetin e Qyteteve Ballkanike B40, keni treguar se demokracia nuk mbahet vetëm nga institucionet, por nga ata që e mbrojnë atë me guxim, integritet dhe bindje.

Si mbrojtës të demokracisë, përvojat tona të përbashkëta zbulojnë një të vërtetë që i tejkalon kufijtë. Lufta për demokraci në një vend është, në thelb, një luftë për demokraci kudo. Çdo qëndrim për drejtësi dhe çdo mbrojtje e sundimit të ligjit forcon përpjekjen e përbashkët që i lidh shoqëritë e lira dhe të drejta me njëra-tjetrën.
Qëndrueshmëria juaj përballë sfidave vazhdon t’i frymëzojë ata që besojnë në demokraci dhe drejtësi. Rruga përpara mund të sjellë ende vështirësi, megjithatë shembulli juaj u jep forcë shumëkujt që mbeten të përkushtuar ndaj vlerave demokratike.

Me këtë rast domethënës, dëshiroj të shpreh solidaritetin tim më të thellë, admirimin dhe miqësinë time. Pres me padurim të takohemi sërish në një të ardhme të afërt si kolegë, miq dhe besimtarë të palëkundur në premtimin e demokracisë. Me përshëndetje të ngrohta dhe respekt të palëkundur, Ekrem İmamoğlu. Kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Stambollit/Dosja.al

ekrem İmamoğlu erion veliaj


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin