Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas njoftimit të policisë, ndërhyrja në shtratin e lumit është bërë me mjete të rënda dhe jashtë kushteve të lejes së miratuar.
CËRRIK- Tre persona kanë rënë në prangat e policisë dhe një 22-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Cërrikut, pasi dyshohet se kanë devijuar rrjedhën e lumit Devoll dhe kanë rrezikuar tokat bujqësore në fshatin Gostimë. Sipas njoftimit të policisë, ndërhyrja në shtratin e lumit është bërë me mjete të rënda dhe jashtë kushteve të lejes së miratuar.
Në pranga kanë rënë dy punonjës të subjektit që po kryente gërmimet e lumit dhe një tjetër person që kishte ndërtuar pa leje pranë zonës. Ndërkohë, administratori 22-vjeçar i subjektit është shpallur në kërkim. Policia ka sekuestruar një ekskavator dhe një kamion që përdoreshin për këtë aktivitet, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për hetime të mëtejshme.
Njoftimi
"Cërrik/Goditet një rast i krimeve kundër mjedisit, me pasoja devijimin e rrjedhës së lumit Devoll dhe rrezikimin e tokave bujqësore në fshatin Gostimë.
Arrestohen 2 punonjës në subjektin për llogari të të cilit kryhej gërryerja e shtratit të lumit.
Shpallet në kërkim një 22-vjeçar, administrator i subjektit. Në pranga dhe 1 shtetas (i afërm i 22-vjeçarit) që kishte ndërtuar pa leje në afërsi të vendndodhjes së subjektit.
Sekuestrohen 1 ekskavator dhe 1 kamion teknologjik, që përdoreshin për kryerjen e kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve, si dhe administrimit të shqetësimeve të qytetarëve, për subjekte që dyshohet se kryejnë krime kundër mjedisit dhe/ose cenojnë regjimin juridik të tokës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik goditën një rast në këtë fushë, me pasoja në lumin Devoll. Për rastin:
-u arrestuan në flagrancë shtetasit L. X., 35 vjeç, banues në Cërrik, L. B., 42 vjeç (shtetas indian), banues në Cërrik dhe B. T., 46 vjeç, banues në fshatin Shalës;
-u shpall në kërkim shtetasi shtetasi K. H., 22 vjeç.
Nga veprimet hetimore rezultoi se për llogari të subjektit që administronte 22-vjeçari dhe kishte të punësuar shtetasit L. X. dhe L. B., gërryhej me mjete të rënda, shtrati i lumit Devoll, veprimtari nga e cila ishte devijuar rrjedha e lumit dhe rrezikohej përmbytja e tokave bujqësore në fshatin Gostimë.
Gjithashtu, nga këto veprime rezultoi se subjekti e kryente gërryerjen jashtë koordinatave të përcaktuara në lejen që kishte për këtë veprimtari. Përveç ndëshkimit penal për shtetasit përgjegjës, subjekti u ndëshkua dhe administrativisht nga strukturat kompetente të IKMT, Tiranë, dhe IMT, Cërrik.
Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se 46-vjeçari kishte ndërtuar pa leje, në afërsi të zonës ku ndodhej subjekti që administronte i afërmi i tij, shtetasi K. H.. Punohet intensivisht për kapjen e 22-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al
SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni në Sarandë, ku në pranga u vunë Sidorel Moriseni 32 vje&cced...
SARANDË- Dy personat në foto janë Sidorel Moriseni, 32 vjeç dhe Alfred Kaja, 26 vjeç, autorë të atentatit të ...
Zjarri në Riban MALLAKASTËR- Një vatër zjarri është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në zonën ...
pamjet BAJRAM CURR- Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në segmentin Fushë Arrëz–Bajram Curri, n&eu...
Arma e sekuestruar SARANDË- Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar 'Silenciatori', duke vënë në pranga 5 perso...
Ermal Beqiri TIRANË- Ministria e Drejtësisë i ka përcjellë autoriteteve franceze dokumentacionin për ekstradimin e biznesmen...
Pamje Mallakastër- 54-vjeçari Ardian Xhafo, është arrestuar në flagrancë në Mallakastër, pasi dyshohet se ka ndez...
pamjet nga protesta TIRANË- Sot mbahet protesta e 66-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë kërkuar dorëheq...
Departamenti Amerikan i Shtetit SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar zyrtarisht se Shqipëria ka ratifikuar dhe n&eu...
pamjet MALLAKASTËR- Një vatër zjarri ka rënë mëngjesin e sotëm në Rriban të Mallakastrës. Siç...