11 June 2025, 13:25
Nga M.B
Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot Joani
TIRANA- Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka njoftuar se nga data 13 deri më 17 qershor 2025, Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, imzot Joan Pelushi, do të kryejë një vizitë zyrtare në Patriarkanën Ekumenike në Stamboll.
Bëhet me dije se Kryepeshkopi do të shoqërohet nga një delegacion i përbërë nga hierarkë të lartë të Kishës Orthodhokse Shqiptare, përfshirë Mitropolitin e Fierit dhe Apolonisë, Nikolla, Mitropolitin e Beratit, Asti, Hirësinë e Tij Episkopin e Krujës, Anastas, si dhe klerikë dhe përfaqësues të botës akademike.
Delegacioni do të përfshijë gjithashtu Protosingjelin e Kryepiskopatës, Atë Jani Mërkuri, Epítropin Arkieratik të Mitropolitisë së Gjirokastrës, Kryedhakonin Johan Koroveshi dhe profesorin Andrea Rëmbeci, njëherësh drejtor i Fondacionit “Frymë Dashurie”.
Gjithashtu bëhet me dije se vizita zhvillohet në kuadër të traditës së vizitave paqësore që Primatët e Kishave Orthodhokse realizojnë në selinë e Patriarkanës Ekumenike, e cila gëzon vendin e parë të nderit ndër Kishat Orthodhokse.
NJOFTIM:
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë njofton se nga dt. 13 deri më 17 qershor 2025, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, së bashku me një delegacion, do të kryejë vizitë zyrtare paqësore në Patriarkanën Ekumenike në Stamboll.
Delegacioni do të përbëhet nga Mitropoliti i Fierit dhe Apollonisë, Hirësi Nikolla; i Beratit, Hirësi Asti; Episkopi i Krujës, Hirësi Anastasi, njëkohësisht Protosingjel i Kryepiskopatës së Shenjtë; Protopresviter Atë Jani Mërkuri, Epitrop Arkihieratik i Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës; Kryedhjakoni Johan Koroveshi dhe z. Andrea Rëmbeci, Profesor i Universitetit të Tiranës dhe drejtor i Fondacionit “Frymë Dashurie”.
Vizita kryhet në kuadrin e vizitave tradicionale paqësore që kryejnë Primatët e Kishave Orthodhokse, që nisin nga Patriarkana Ekumenike, e cila mban vendin e parë të nderit, dhe vijojnë në të gjitha Kishat Orthodhokse.
Kjo vizitë është shprehje e unitetit të Kishës në Shpirtin e Shenjtë.
kryepiskopi i tiranës durrësit dhe i gjithë shqipërisë imzot joani
Aktualitet
11 June 2025, 13:13
I.A
Artan Tafani
TIRANË- I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka treguar detaje mbi atentatin ndaj Kujtim Metës. Gjatë fjal&...
Aktualitet
11 June 2025, 13:17
E. D
Artan Tafani
TIRANË- Bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani, ka treguar urdhërat e Leart Haxhiut. Tafani ka deklaruar se m...
Aktualitet
11 June 2025, 13:10
I.A
Artan Tafani
TIRANË- I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka treguar disa episode që kanë ndodhur pas vrasjes së Albi Ba...
Aktualitet
11 June 2025, 12:50
I.A
Gustavo Petro
KOLUMBI- Presidenti i Kolumbisë Gustavo Petro ka fajësuar grupet kriminale në vend për atentatin ndaj Miguel Ur...
Aktualitet
11 June 2025, 12:49
E. D
Ahmed Kalaja
TIRANË- Seanca për dosjen penale ku përfshihen imam Ahmed Kalaja dhe persona të tjerë të hetuar në lid...
Aktualitet
11 June 2025, 12:17
I.A
Artan Tafani
TIRANË- I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka zbardhur vrasjen e Albi Bashaliut. Gjatë dëshmisë...
Aktualitet
11 June 2025, 12:14
I.A
Artan Tafani
TIRANË- I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka zbardhur vrasjen e Albi Bashaliut. Gjatë dëshmis...
Aktualitet
11 June 2025, 12:15
M.B
Dhori Kule në SPAK
TIRANA- Pedagogu i Fakultetit të Ekonomikut, ish-Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule është par...
Aktualitet
11 June 2025, 12:10
E. D
pamje nga arrestimi
KAVAJË- Një 36-vjeçar është arrestruar nga Poliica e Kavajës, pasi u kap duke tentuar të vidhte s...
Aktualitet
11 June 2025, 11:57
I.A
Artan Tafani
TIRANË- I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka zbardhur vrasjen e Albi Bashaliut. Gjatë dëshmisë s&eu...