LIVE UPDATES
Aktualitet

Kultivonin kanabis në dy plantacione, arrestohen tre shqiptarë në Belgjikë! Rrezikojë nga 1 deri në 4 vite burg

Gjatë kontrollit të automjetit të tyre, u gjetën njëzet thasë dheu për vazot, secili nga 50 litra, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën fidanë kanabisi të sapombjellë.

6 February 2026, 16:26 Nga E.d
Kultivonin kanabis në dy plantacione, arrestohen tre shqiptarë në
Foto ilustruse

BELGJIKA- Tre shqiptarë rrezikojnë të dënohen nga një deri në katër vite burg në Belgjikë. Kjo pasi ata punonin në dy plantacione të ndryshme kanabisi në Belgjikë. Ata u kapën gjatë kohës kur po shkonin tek plaantacionet.

Gjatë kontrollit të automjetit të tyre, u gjetën njëzet thasë dheu për vazot, secili nga 50 litra, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën fidanë kanabisi të sapombjellë.

Në tre ambientet ku kultivohej bima narkotike, u gjetën gjithsej 735 fidanë kanabis. Gjatë hetimit, policia gjeti edhe dokumente të matësve të gazit, ujit dhe energjisë elektrike të lokacioneve të tjera. Vendimi ndaj tyre pritet të jepet më 5 mars.

Artikulli i plotë nga GVA

Çështja nisi kur një patrullë e policisë lokale në Lier të Belgjikës vuri re një makinë me qira që ishte dukshëm e ngarkuar rëndë.

Inspektorët e ndoqën automjetin për një kohë dhe panë se ai ndaloi në rrugën Rolëagenstraat. Kur policia ndezi për pak çaste dritat blu dhe sirenën, makina vazhdoi edhe pak më tej për t’u ndalur sërish.

“Në makinë ndodheshin E.M. (44) dhe bashkëshortja e tij E.D., e cila nuk u paraqit në gjyq. Ata deklaruan se po shkonin në spital, por kjo nuk përputhej aspak me faktin që ndaluan para një banese në Rolëagenstraat”, rindërtoi ngjarjen prokurorja Nele Poelmans.

Më shumë se 700 bimë

Në makinë ndodheshin plot njëzet thasë dheu për vazot, secili nga 50 litra. “Kjo ngriti dyshimin se në banesën ku ishte ndalur fillimisht makina, mund të ishte ngritur një plantacion kanabisi”, tha prokurorja. “U krye një kontroll shtëpie dhe u zbuluan tre ambiente kultivimi. Bëhej fjalë për fidanë kanabisi të sapombjellë: në njërën hapësirë kishte 340 bimë, ndërsa në dy të tjerat respektivisht 185 dhe 210 bimë”.

Sipas prokurores, në banesë kishin pasur edhe korrje të mëparshme. “Në fundin e vazove kishte shumë mbetje gëlqereje. Për më tepër, banesa rezultonte e marrë me qira që nga janari 2022 nga dikush me identitet të rremë. Megjithatë, dy të dyshuarit fillimisht mohuan çdo lidhje me plantacionin. Ata deklaruan se ishin thjesht turistë, dhe se dheu ishte për t’u çuar në Shqipëri, sepse nëna e E.M. ishte e apasionuar pas luleve”.

Megjithatë, disa elemente i kundërshtonin këto deklarata. Makina ishte parë edhe më herët në Rolëagenstraat, dhe nga analiza e telefonit të burrit, rezultoi se ai kishte zhvilluar biseda ku i kërkohej të blinte materiale për kultivimin e kanabisit.

Në kërkim të objekteve

Nga hetimet e mëtejshme doli se çifti shqiptar kërkonte edhe objekte të tjera për të ngritur plantacione kanabisi. Ata u dërgonin drejtuesve të tyre disa mundësi dhe diskutonin edhe për probleme që lindnin, si aroma apo furnizimi me ujë.

E.M. kujdesej që bimët e korrura të thaheshin, të paketoheshin dhe të dorëzoheshin te porositësit. “Në Lier flitej për sasi prej katër dhe nëntë kilogramësh”, tha prokurorja.

Gjatë hetimit, policia gjeti edhe dokumente të matësve të gazit, ujit dhe energjisë elektrike të lokacioneve të tjera. Edhe aty u kryen kontrolle. “Në një banesë në Sint-Pieters-Leeuë u gjetën plot 1.225 bimë kanabisi në rritje të plotë. Edhe aty kishte shenja të korrjeve të mëparshme. Në momentin e bastisjes ndodhej aty një burrë, I.H., i cili merrej me mirëmbajtjen”.

U kontrollua edhe një banesë në Humbeek, por aty nuk u gjet asnjë plantacion. Prokuroria kërkoi për E.M. katër vjet burg dhe 32.000 euro gjobë, për E.D. dhjetë muaj burg dhe 8.000 euro gjobë, dhe për I.H. dy vjet burg dhe 16.000 euro gjobë.

E papranueshme

Avokatja e E.M. kërkoi që ndjekja penale të shpallej e papranueshme, duke pretenduar se policia kishte kryer veprime për të cilat duhej më parë miratimi i prokurorisë. “Gjatë kontrollit nuk kishte asnjë element që tregonte se klienti im ishte i përfshirë në një krim dhe ai bashkëpunoi plotësisht”, u shpreh ajo.

E.M. mohoi se kishte rol drejtues. “Ai ka ardhur në Belgjikë nga nevoja financiare për të mbajtur familjen në Shqipëri. Sapo të lirohet, dëshiron të kthehet menjëherë në Shqipëri. Ai ndodhet në burg që nga muaji maj.”

I.H., i quajtur “kopshtari”, i pranoi faktet. “Atij iu afruan në Bruksel për të mirëmbajtur një kopsht. Në realitet, ai përfundoi në plantacion. Nuk e dinte në çfarë rrjeti ishte futur. Ishte një njeri i dëshpëruar që donte vetëm të fitonte pak para”, tha avokatja e tij. Vendimi do të jepet më 5 mars./Dosja.al

belgjikë shqiptarë kanabis

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin