17 May 2026, 11:08
Nga Kico Londo

I plagosur nga pamjet në televizor, i ndjekur nga policia, u gjenda tek pragu i Mbretërisë së Qytezës Teatrore… Shqyerje egërsisht kombëtare…Troja jonë, me shpirt prej uji, ishte mbështjellë me dimrin e dhimbjes, ndërsa kori i shpirtrave derdhte lot.
Në mëndje më hungërinë fjalët që shkroi Thomas Bernhard për vendlindjen, Austrinë, në romanin e tij të fundit “Zhdukja”. – “E urrej këtë vend…Nuk dua të kem të bëj me të… Ajo ka demostruar një mungesë totale të karakterit aq shpesh sa që ka humbur nderin e saj… Ky vend nuk ka më as qëndrim, as turp dhe akoma nuk i vjen marre për këtë”. Sot, kur teatri u bë shi e shkoi në parajsë për të ndezur një qiri për shpirtrat tanë të zi në ferr, fjalët e shkrimtarit i bëjnë thirrje cdo njeriu të ditur: A kam unë një qëndrim? Çfarë të zgjedh – komfortin apo nderin? Si i shpreh pikëpamjet e mia? E tashmja sfidon teatrin si barometrin më delikat të realitetit përreth. A është gati teatri ta pranojë atë dhe të ruajë një qasje të pavarur, duke mos u angazhuar në ndonjë lloj propagande?
Të menduarit është një aktivitet që përfshin sigurinë e brëndshme por në te njëten kohë përjeton pasiguri të jashtme. Kështu kur një person mendon, ai lëkundet midis asaj që kupton dhe asaj që nuk mund të mendojë… Kjo është arsyeja pse teatri nuk mund të jetë një pasqyrë tek e cila pasqyrohet realiteti… Teatri është dyfishimi i botës në jetën e përditshme. Njeriu përpiqet për të qenë “pas pasqyrës (Teatrit)”. Dhe që dikush të gjendet pas pasqyrës nuk është e nevojshme që ta thyej atë. Nevojitet që ai të ndryshojë vetveten…
Njeriu është kryesisht një qënie natyrore. Është pjesë e natyrës dhe nuk mund të largohet prej saj, ashtu si nuk mund të arratiset nga planeti. I përket natyrës. Nuk mund ta shikojë “nga jashtë”. Në veprimtarinë e tij të përditshme, ai haset në gjëra natyrore dhe përballet me natyrën e tij të jashtme dhe të brëndshme…
Na lejoni t’i ruajmë lidhjet tona me botën natyrore. Na lejoni të largojmë çdo gjë të tepert nga teatri. Na lejoni të zhvishemi. Se jemi prej kocke, mishi dhe zemre, që luftojnë brënda kraharorit tonë. Se jemi këtu dhe tani, jo për më shumë. Rroftë Teatri! Arti më i lashtë. Arti i të qënit në të tashmen. Arti më i admirueshëm. Teatri lëviz, çimentoja nuk lëviz.
Rroftë Teatri… MËSHIRË …
kico londo
Aktualitet
17 May 2026, 09:53
I.A
Makinat e djegura
TIRANË- Tre automjete janë përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës pranë Postës ...
Aktualitet
17 May 2026, 09:51
I.A
Alis
AUSTRI- Associated Press e ka renditur performancën “Nân” të Alis mes 10 më të mirave t&eum...
Aktualitet
17 May 2026, 09:17
I.A
Foto Ilustruese
LUSHNJE- Një aksion blic po zhvillohet këtë të diel në burgun e sigurisë së ulët në Kosovë...
Aktualitet
17 May 2026, 08:44
I.A
Flamuri
AUSTRI- Një incident është raportuar në Qendrën e Mediave të festivalit të këngës Eurovision, që ...
Aktualitet
17 May 2026, 07:49
TIRANË- Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme ditën e sotme.
Sipas Shërbimit M...
Aktualitet
16 May 2026, 23:05
D.S
Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas!
Ndiqeni emisionin e plotë, në videon e mëposhtme
...
Aktualitet
16 May 2026, 23:01
D.S
TIRANË- Një familje në fshatin “Fshat” të Bashkisë Klos thotë se jeton çdo ditë mes frikës dhe rrez...
Aktualitet
16 May 2026, 22:52
D.S
DURRËS- Një 44-vjeçar është arrestuar në gjendje të dehur në Durrës pranë vendit ku ndodhi tragjedia ...
Aktualitet
16 May 2026, 22:33
D.S
TIRANË- Një histori që nisi si një lidhje e fshehtë mes dy kolegësh pune, përfundoi në kërcënime, shant...
Aktualitet
16 May 2026, 22:17
D.S
PESHKOPI- Me ardhjen e ditëve të ngrohta, Peshkopia do të çelë sezonin turistik duke mirëpritur vizitorë të shu...