Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Kurti dhe Abdixhiku do të takohen në ambientet e Kuvendit, në orën 18:00 – vetëm dy ditë para mbajtjes së seancës konstituive për legjislaturën e njëmbëdhjetë të dalë nga zgjedhjet e qershorit.
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se në takimin me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, shkon “me vullnet të mirë, me gatishmëri për marrëveshje”.
Kurti dhe Abdixhiku do të takohen në ambientet e Kuvendit, në orën 18:00 – vetëm dy ditë para mbajtjes së seancës konstituive për legjislaturën e njëmbëdhjetë të dalë nga zgjedhjet e qershorit.
Gjatë një prononcimi për gazetarë, Kurti tha se takimi i formatit do të jetë 1+1, sikurse ishte edhe më 10 korrik, kur ai së bashku me anëtarin e kryesisë së LVV-së, Hekuran Murati, u takuan me Abdixhikun dhe ish-presidenten, Vjosa Osmani.
“Synimi ynë është që të bëhet konstituimi i institucioneve të legjislaturës së 11-të. Fatkeqësisht, dy partitë e tjera nuk e konsideruan të nevojshme apo të arsyeshme që të takohemi. Unë mendoj ndryshe. Përderisa me Aleancën nuk jemi takuar fare, besoj që ka pasur shumë nevojë që të takohemi përsëri me kryetarin e PDK-së. Tash, unë do të shkoj atje me ministrin e Financave, që njëkohësisht është anëtar i Kryesisë së Vetëvendosjes, Hekuran Muratin”, tha Kurti.
LDK-ja ka thënë se është e gatshme të ndihmojë në krijimin e institucioneve të reja.
Kurti u dërgoi ftesa një ditë më parë edhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, dhe atij të Aleancës, Ardian Gjini, por që të dy refuzuan takimin me të.
Kryeministri në detyrë tha se dëshiron që sa më parë të konstituohet Kuvendi, të zgjidhet Qeveria dhe vendi të ketë president të ri, duke përsëritur qëndrim se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të reja. Pikërisht mosarritja e konsensusit për çështjen e presidentit nxiti zgjedhjet e 7 qershorit – të tretat që nga shkurti i vitit 2025.
LVV-ja ka fituar 58 mandate dhe së bashku me partitë e komuniteteve joshumicë ka votat e mjaftueshme për të konstituuar Kuvendin dhe krijuar Qeverinë e re, pasi për to kërkohen 61 vota në Kuvendin prej 120 deputetësh.
Megjithatë, për zgjedhjen e presidentit nevojitet prania e 80 deputetëve në Kuvendin me 120 vende që votimi për presidentin e Kosovës të jetë i vlefshëm.
Me një marrëveshje të mundshme me LDK-në, e cila i fitoi 18 vende, atëherë do të arriheshin të paktën 81 vota, mjaftueshëm për votimin e presidentit të ri, nëse të paktën 80 prej tyre do të qëndronin në sallë. Prandaj çështja e presidentit pritet të jetë në qendër të bisedimeve mes Kurtit e Abdixhikut.
Kjo është hera e dytë që Kurti takohet me Abdixhikun, pasi ai më 10 korrik kishte takuar ndaras atë, dhe kreun e PDK-së. Pas takimit, Bedri Hamza i PDK-së kishte thënë se partia e tij do të mbetej në opozitë. Ndërkaq, Abdixhiku i LDK-së ishte shprehur i gatshëm për takime të reja./REL
Foto ilustruese BUQLIZË- Familja e minatorit 40-vjeçar, Ilir Kolaveri, i cili humbi jetën tragjikisht në një galeri k...
Bekir Halimi Ministria e Brendshme ka shpallur “non grata” dy shtetas të tjerë për veprimtari të dyshimta ndaj shtetit shqi...
Kandidatët për KLP-në TIRANA- Afati i aplikimeve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm ka përfunduar, ndërsa...
Pamje HIMARA- Një zjarr ka rënë në zonën e Nivicës, në bashkinë Himarë. Flakët janë përhap...
Rrënimi i një shtëpie të ndërtuar buzë Liqenit të Ujmanit Bashkimi Evropian sërish ka bërë thirrje pë...
Rriban të Mallakastrës MALLAKASTËR- Situata nga zjarret në vend ka marrë përmasa alarmante, ku rasti më i rën...
pamje nag vendngjarja ELBASAN- Dy vatra zjarri vijojnë të mbeten aktive në Qarkun e Elbasanit, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe...
Pamje LUSHNJE- Një banesë dy-katëshe është përfshirë nga flakët në Lushnje, për shkak të nj&eum...
TIRANË- Agjencia prestigjioze e lajmeve Reuters ka përfshirë grupin 4iG, kompaninë mëmë të operatorit celular ON...
Pamje MALLAKASTRA- Zjarri i rënë në Rriban në Mallakastër ka marrë përmasa të mëdha dhe ka dalë jash...