Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas SPAK-ut, Agasi u lokalizua dhe u arrestua më 26 gusht në zonën e Plepave, në hyrjen jugore të qytetit të Durrësit.
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e biznesmenit Ergys Agasi, i cili ishte shpallur në kërkim prej muajsh në kuadër të një procedimi penal të vitit 2025.
Sipas SPAK-ut, Agasi u lokalizua dhe u arrestua më 26 gusht në zonën e Plepave, në hyrjen jugore të qytetit të Durrësit.
Aksioni u realizua pas një pune disa javore në bashkëpunim të ngushtë me strukturat operacionale të Policisë së Shtetit dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.
Në momentin e prangosjes në autostradë, Agasi shoqërohej nga Ulian Shpataraku, ish-punonjës policie. Shpataraku u arrestua në flagrancë nga forcat e rendit dhe ndaj tij është ngritur akuza për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Njoftimi i SPAK:
"Pas një pune disa javore në bashkëpunim të ngushtë me strukturat operacionale të specializuara të Policisë së Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, sot më datë 26.8.2026, u bë i mundur arrestimi i shtetasit Ergys Agasi, në hyrjen jugore qytetit të Durrësit, në zonën e Plepave, në autostradë. Në momentin e arrestimit ky shtetas shoqërohej nga shtetasi, U. Sh, ish punonjës policie, i cili është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” e parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon hetimet për procedimin penal nr. 20/1 të vitit 2025, për të cilin, më datë 05.12.2025, ka regjistruar edhe emrin e shtetasit Ergys Agasi. Ky shtetas po hetohet për kryerjen e veprave penale: “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 244 paragrafi i dytë i K. Penal.
Ndaj personit nën hetim dhe konkretisht shtetasit Ergys Agasi, me vendimin nr. 125 datë 15.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Pare Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale. Vendimi i gjykatës është dërguar menjëherë për tu ekzekutuar nga strukturat e Policisë së Shtetit me shkresën nr. 43104 prot, dt.17.12.2025.
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon Policinë e Shtetit për kryerjen me sukses të operacionit.", njofton SPAK./Dosja.al
Policia Vlore VLORË- Policia e Shtetit ka zhvilluar një aksion të gjerë kontrollesh në hyrje të qytetit të Vl...
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë KOSOVË- Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njoftoi të mërkurën se ka...
TIRANË- Është fotografuar i shumëkërkuarit Ergys Agasi brenda ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policis&e...
PAMJE NGA PROTESTA TIRANË- Është mbyllur protesta në ditën e saj të 88-të kundër qeverisë dhe kryeminist...
Liqeni i Thate \ TIRANË- Pas arrestimit të bujshëm të Ergys Agasit dhe ish-efektivit të policisë Uljan Shpataraku,...
pamje nga protesta TIRANË- Turma masive e protestuesve ka vijuar marshimin e saj përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit, d...
TIRANË- Një detaj i veçantë është kapur nga pamjet e arrestimit të të shumëkërkuarit nga SPAK, Ergys Agasi...
protesta 88 TIRANË – Në protestën e 88-të qytetare para godinës së Kryeministrisë kundër qeverisë Rama,...
protesta 88 TIRANË- Pas përfundimit të fjalimeve përpara godinës së Kryeministrisë, një turmë masive pr...
Ergys Agasi TIRANË- Janë publikuar pamjet që tregojnë momentin kur i shumëkërkuari Ergys Agasi shoqërohet në a...