"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Mbyllet protesta e 88- të e revoltës qytetare: Nesër më shumë
Pasi përfunduan fjalimet e mbajtura para godinës së Kryeministrisë, protestuesit nisë marshimin e tyre përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit, duke u ndalur përpara Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, ku ndodhet i shoqëruar biznesmeni Ergys Agasi pas arrestimit të tij të sotëm.
26 August 2026, 22:26Nga D.S
PAMJE NGA PROTESTA
TIRANË- Është mbyllur protesta në ditën e saj të 88-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, pas një tjetër mbrëmjeje të shoqëruar me fjalime mobilizuese, marshim në akset kryesore të kryeqytetit dhe thirrje të njëpasnjëshme për dorëheqjen e pushtetit.
Pasi përfunduan fjalimet e mbajtura para godinës së Kryeministrisë, protestuesit nisë marshimin e tyre përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit, duke u ndalur përpara Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, ku ndodhet i shoqëruar biznesmeni Ergys Agasi pas arrestimit të tij të sotëm.
Atje, qytetarët kanë shpërthyer në kor me thirrje të drejtpërdrejta ndaj Agasit dhe drejtuesve të qeverisë, “O Ergys, o zagar, merre Ramën sa më parë!". Në përfundim të tubimit përpara godinës qeveritare, protestuesit mbyllën aktivitetin me thirrjen e kthyer tashmë në refren: “Nesër më shumë!”./Dosja.al