2 August 2024, 13:34
Nga r.ll
leonard duka
TIRANË- Është ekstraduar ditën e sotme nga Belgjika, Leonard Duka, i cili pritet të vijë në Tiranë rreth orës 14:30. Duka konsiderohet si një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Ervis Martinajt. Në operacionin e SPAK të koduar "Revanshi" ku u goditën 7 grupe kriminale dhe u lëshuan 50 urdhërarreste, doli në skenë edhe grupi i Leonard Dukës.
Grupi i tij "Klani Duka" bëri aleancë me grupin e Durim Bamit që vepronte në zonën e Fushë-Krujës dhe ishte në konflikt të hapur me të shumëkërkuarin Ervis Martinajn. Qëllimi i grupit të Dukës, Fatmir Hysenit dhe Durim Bamit të gjithë persona me precedentë të theksuar kriminal kishin qëllim vrasjen e Martinajt, ish-deputetit Arben Ndoka dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.
Duka një nga njerëzit më të kërkuar nga Policia shqiptare, u arrestua më 14 shkurt 2023 në Belgjikë. I zhdukur që prej datës 9 gusht të vitit 2022, Duka ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje. Të gjithë e dinin në Dubai, vend ku kanë gjetur strehë shumë të kërkuar të tjerë nga bota e krimit.
Por Leonard Duka u prangos në një provincë të Brukselit, nga ku edhe u ekstradua. Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua pas informacioneve të skuadrës policore “Fast Albanai”, që kishin zbuluar se Duka fshihej në një banesë private. Në bashkëpunim me Interpolin dhe homologët belgë, u arrit arrestimi i tij. Leonard Duka aktualisht po gjykohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, një nga njerëzit më të besuar të Ervis Martinajt.
leonard duka belgjike
Aktualitet
2 August 2024, 12:47
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Rritja e interesit turistik për Shqipërinë duket se ka orientuar një vëmendje më të madhe e...
Aktualitet
2 August 2024, 12:19
r.ll
armet
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në arrest me burg tre të arrestuarit për trafik armësh drejt Britanis&eum...
Aktualitet
2 August 2024, 11:57
N.F
Laguna e Karavastasë
KARAVASTA- Një pjesë e Lagunës së Karavastasë e cila frekuentohet gjerësisht nga turistët do t...
Aktualitet
2 August 2024, 11:50
r.ll
policia e durresit
DURRËS- Një 37-vjeçar është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin drejt Italisë. ...
Aktualitet
2 August 2024, 11:40
N.F
Droga
VAU I DEJËS- 8000 bimë kanabisi dhe 4810 fidanë kanabisi janë asgjësuar përmes diegies pas një operacioni n&e...
Aktualitet
2 August 2024, 11:33
r.ll
pajtime fetahu
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sig...
Aktualitet
2 August 2024, 11:15
N.F
KORÇË- Dy persona janë arrestuar në Korçë dhe 11 të tjerë janë proceduar për vepra të ndryshme pena...
Aktualitet
2 August 2024, 11:18
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situatën e zjarreve gjatë 24 orëve t&e...
Aktualitet
2 August 2024, 11:08
r.ll
foto ilustruese
FIER- Katër persona janë arrestuar në Fier dhe një është shpallur në kërkim pasi akuzohen se kan&eu...
Aktualitet
2 August 2024, 10:40
r.ll
gjyshja dhe babai i te miturit
BERAT- Prokuroria e Beratit ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjyq Natasha Rombula dhe djalin e saj Armando Kuma...