27 August 2026, 20:54
Nga D.S
Fishte
LEZHË- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një fëmije 12-vjeçar ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor që lidh Fishtën me superstradën Lezhë–Shkodër.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Audi” ka përplasur fuqishëm një monopatinë me të cilën po lëvizte i mituri. Si pasojë e goditjes së rëndë, 12-vjeçari nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rrugës gjatë transportimit me urgjencë për në spital.
Nga forca e përplasjes, automjeti ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar drejtuesin e "Audi"-t, ndërsa po vijojnë hetimet për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e plota të këtij aksidenti tragjik.
Njoftimi i Policisë:
"Informacion paraprak-Rreth orës 20:10, në aksin e vjetër rrugor Blinisht–Fishtë, në fshatin Fishtë, automjeti me drejtues shtetasin E. K., rreth 33 vjeç, ka aksidentuar një të mitur, rreth 13 vjeç, i cili lëvizte me monopatinë. Si pasojë e përplasjes, i mituri ka ndërruar jetë.
Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit", informoi policia./Dosja.al
lezhe shkoder aksident tragjik
Aktualitet
27 August 2026, 20:50
D.S
protesta 89
TIRANË- Një i moshuar, pjesëmarrës në tubim, ka dhënë një deklaratë ku ka vënë n&e...
Aktualitet
27 August 2026, 20:40
D.S
pamje nga protesta
TIRANË- Një i moshuar i pranishëm në tubim ka dhënë një deklaratë të fortë për m...
Aktualitet
27 August 2026, 20:34
D.S
pamje nga protesta
TIRANË- Studenti dhe aktivisti Kleidi Memo ka ngritur alarmin mbi rritjen e papërballueshme të kostove të...
Aktualitet
27 August 2026, 19:55
G.M
Marshimi i protestuesve (foto ilustruese)
TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e 89-të të revltës q...
Aktualitet
27 August 2026, 19:41
G.M
Protesta në Tiranë (foto ilustruese)
TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e 89-të të revo...
Aktualitet
27 August 2026, 18:45
D.S
ANGLI- Dokumentet e gjykatës të ekstradimeve në Londër “Westminster Magistrate Court” parë nga gazetari i Top Channe...
Aktualitet
27 August 2026, 18:04
D.S
Ergys Agasi
TIRANË- GJKKO do të zhvillojë nesër në orën 09:30 seancën për caktimin e masës së siguri...
Aktualitet
27 August 2026, 17:57
D.S
policia
KORÇË- Një 45-vjeçar me iniciale A. A., banues në Libonik, është proceduar penalisht nga Policia...
Aktualitet
27 August 2026, 17:52
D.S
foto ilustruese
FUSHË-KRUJË- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Fushë-Krujë–Borizan&eu...
Aktualitet
27 August 2026, 17:18
D.S
spak
TIRANË- Të dhëna të reja janë zbardhur lidhur me email-et kërcënuese që alarmuan disa nga institucionet m...