11 February 2024, 11:22
Nga h.k

KAVAJË-Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Kavajës pasi dyshohet ka shkaktuar vdekjen e nënës së tij, ditën e djeshme, nga dhuna fizike e ushtruar ndaj kësaj të fundit.
35-vjeçari i identifikuar si Ndriçim Sokoli, i cili vrau nënën e tij 75-vjeçare nëpërmjet dhunës fizike, vuan nga sëmundje mendore.
Blutë sqarojnë se ditën e djeshme në momentet e para, nga këqyrja e jashtme paraprake e trupit të 75-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe ngjarja është raportuar si vdekje natyrale.
NJOFTIMI I POLICISË
"U raportua fillimisht si vdekje natyrale, si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, zbardhet shkaku i humbjes së jetës së 75-vjeçares.
Vrau nënën e tij, nëpërmjet dhunës fizike, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari.
35-vjeçari vuante nga sëmundje mendore.
Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së shtetases I. S., 75 vjeçe, e cila u gjet e pajetë më datë 10.02.2024, në banesën ku jetonte me djalin e saj, sqarojmë se:
Në momentet e para, nga këqyrja e jashtme paraprake e trupit të 75-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe ngjarja është raportuar si vdekje natyrale.
Pas kryerjes së hetimeve të thelluara dhe ekspertizës mjeko-ligjore, është konstatuar se shtetasja I. S. kishte disa orë që kishte humbur jetën.
Gjithashtu, rezultoi se djali i saj, shtetasi N. S., i cili vuan nga sëmundje mendore, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj 75-vjeçares, dhunë e cila i kishte shkaktuar dëmtime që kishin sjellë si pasojë humbjen e jetës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme."
vrau nenen ne kavaje ndricim sokoli
Aktualitet
11 February 2024, 11:16
M.B
Foto ilustruese
LIBRAZHD- Një banesë është përfshirë nga flakët në Librazhd ditën e sotme rreth or&e...
Aktualitet
11 February 2024, 10:54
M.B
Foto nga arrestimi
SARANDA- Një 31-vjeçar me inicialet A. G., është arrestuar në fshatin Çukë të Sarandës ...
Aktualitet
11 February 2024, 10:27
M.B
Foto ilustruese
MURIQAN- Një 27-vjeçar nga Fushë-Kruja është kapur në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit. I riu...
Aktualitet
11 February 2024, 10:08
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Drejtoresha e QSUT-së, Albana Fico ka dhënë detaje në lidhje me zjarrin që ra në Urgjencën ...
Aktualitet
11 February 2024, 09:58
M.B
Foto ilustruese
MAT- Ndaj 2 personave në Mat ka nisur procedim penal pasi dyshohet se janë autorët e 2 zjarrvënieve në nj&eum...
Aktualitet
11 February 2024, 09:42
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- 14 persona janë arrestuar në Tiranë vetëm brenda javës që lamë pas për shka...
Aktualitet
11 February 2024, 09:24
M.B
Foto ilustruese
LEZHA- 11 punonjësit e Agjencisë së Kadastrës në Lezhë kanë ankimuar në Gjykatën e Apelit...
Aktualitet
11 February 2024, 09:06
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar në lidhje me zjarrin e rënë...
Aktualitet
11 February 2024, 09:00
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ministria e Shëndetësisë reagoi pas zjarri që regjistrua në urgjencën e re të QSUT-së n&eum...
Aktualitet
11 February 2024, 08:46
M.B
QSUT
TIRANA- Lidhur me zjarrin që u raportua mëngjesin e sotëm për në godinën e urgjencës së re të QSUT- s&eum...