Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas pamjeve të siguruara, Zalla është filmuar teksa lëvizte në zonë i armatosur me një kallashnikov, të cilin e mbante në krah.
FUSHË KRUJË- Dalin pamjet e operacionit për arrestimin e të shumëkërkuarit Ylli Zalla, i cili u mbajt nën vëzhgim nga Policia e Tiranës përpara se të vihej në pranga me ndihmën e forcave RENEA. Sipas pamjeve të siguruara, Zalla është filmuar teksa lëvizte në zonë i armatosur me një kallashnikov, të cilin e mbante në krah.
Gjatë operacionit, policia i sekuestroi armën e zjarrit, së bashku me tre karikatorë. Hetuesit e Policisë së Tiranës kanë monitoruar lëvizjet e të shumëkërkuarit përmes një droni të teknologjisë së lartë, të identifikuar si “Bayraktar”. Survejimi ka vijuar deri në momentin kur forcat RENEA kanë ndërhyrë për arrestimin e tij.
Ylli Zalla u vu në pranga në orët e parë të mëngjesit të kësaj të hënë pranë banesës së tij. Në momentin e arrestimit, Ylli Zalla ishte i armatosur me automatik me tre krehëra fishekë. Ai qëndronte i fshehur në një godinë pranë banesës së tij në fshatin Zallë. Zona ku fshihej Zalla u mbajt prej ditësh ne vëzhgim me dron ‘Bayraktar’ nga Forcat Operacionale të drejtorisë së Policisë Tiranës. Zalla fshihej në një banesë tjetër rreth 500 metra nga e tij, ku mbrëmjen e se shtunës u vendos një sasi tritoli.
Zalla ishte një nga personat e shpallur në kërkim nga autoritetet në kuadër të hetimeve për atentatin e ndodhur në nëntor 2025 në rrethrrotullimin e Rinasit, ku mbetën të vrarë Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe Muçi Shaljani, efektiv policie. Zalla rezulton në kërkim që prej nëntorit 2025, pasi në banesën e tij u zbulua një arsenal armësh gjatë hetimeve për atentatin. Ai dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarjen e rëndë, e cila ende nuk është zbardhur plotësisht. Më 20 shkurt 2026, Policia zbuloi një tjetër arsenal armësh në fshatin Zall, i cili dyshohet se i përkiste 49-vjeçarit Ylli Zalla.
Zbulimi i armëve u bë në kuadër të hetimeve ndaj tij, ndërsa autoritetet vijojnë të kërkojnë prova për të dokumentuar rolin e tij në ngjarjet kriminale për të cilat dyshohet. Ylli Zalla ka qenë i arrestuar edhe rreth 12 vite më parë. Në atë kohë, ai u vu në pranga për prodhim të bombave artizanale, ndërsa dyshohej gjithashtu për përfshirje në prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Në të njëjtën periudhë, Zalla ishte hetuar edhe për dyshime mbi lidhje me ISIS, konkretisht për rekrutimin e shqiptarëve për t’iu bashkuar luftëtarëve xhihadistë. Në të kaluarën, ai është akuzuar gjithashtu për kërcënim me jetë ndaj pronarit të një kompanie çimentoje në Fushë-Krujë./Dosja.al
Burgu i Fierit FIER- Një i dënuar në bugrun e Fierit ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare. Sipas ...
Foto Ilustruese TIRANË- 34 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit. Pesë prej...
Roatdhesimi TIRANË- Pesë shqiptarë, mes tyre tre fëmijë dhe një 79-vjeçare, janë riatdhesuar nga Siria dhe kan&eu...
Pamjet TIRANË- Pesë shqiptarët, gra dhe fëmijë, mbërritën pak pas mesnatës së 26 gushtit në Tiranë, ...
Ministria e Jashtme TIRANË- Pesë shqiptarë, gra dhe fëmijë, janë riatdhesuar nga Siria dhe kanë mbërritur në S...
TIRANË- 300 punonjësve të administratës u jepet mundësia të përfitojnë kredi me 0% interes për blerje apartamenti...
KLSH TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit evidentoi rreth 314.9 milionë lekë apo mbi 3.2 milionë euro efekte negative në buxhe...
Trafiku Rreth 30 minuta nevojiten gjatë fundjavës për të përshkuar vetëm 3 kilometra rrugë në autost...
Foto Ilustruese TIRANË- Dita e sotme do të ketë temperaturat më të larta të javës. Do të vijojë ndikimi i masa...
pamje nga kisha KORÇË- Kisha e Shën Thanasit në fshatin Sinicë të Korçës, një objekt i rrall&e...