Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Riatdhesimi është realizuar në kuadër të një operacioni të koordinuar mes institucioneve shqiptare, përfaqësive diplomatike dhe konsullore shqiptare, si dhe autoriteteve të vendeve të përfshira në proces.
TIRANË- Pesë shqiptarë, gra dhe fëmijë, janë riatdhesuar nga Siria dhe kanë mbërritur në Shqipëri pak pas mesnatës së 26 gushtit. Riatdhesimi është realizuar në kuadër të një operacioni të koordinuar mes institucioneve shqiptare, përfaqësive diplomatike dhe konsullore shqiptare, si dhe autoriteteve të vendeve të përfshira në proces.
Pas mbërritjes në Tiranë, pesë të riatdhesuarit do t’i nënshtrohen kontrolleve shëndetësore dhe vlerësimeve psikosociale, në përputhje me procedurat e parashikuara për raste të tilla. Më pas, autoritetet do të vijojnë me procesin e akomodimit, rehabilitimit dhe riintegrimit të tyre në shoqëri.
Njoftimi i Plotë:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se, më 26 gusht 2026, përfundoi operacioni për riatdhesimin vullnetar nga Siria të pesë shtetasve shqiptarë, nga të cilët gra e fëmijë. Operacioni është kurorëzim i një pune të gjatë dhe të kujdesshme, që kërkoi koordinim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve shqiptare, përfaqësive tona diplomatike dhe konsullore, si dhe autoriteteve të vendeve të përfshira.
Riatdhesimi i shtetasve shqiptarë nga zona të prekura nga konflikti është shprehje e përgjegjësisë së shtetit për mbrojtjen e qytetarëve të vet, edhe në rrethana të vështira dhe komplekse. Kthimi i tyre në atdhe përmbyll një fazë të rëndësishme të këtij procesi, por jo përgjegjësinë institucionale ndaj tyre. Pas mbërritjes në Shqipëri, shtetasve të riatdhesuar do t’u ofrohet asistenca e nevojshme dhe do të kryhen vlerësimet shëndetësore dhe psikosociale. Institucionet përgjegjëse do të vijojnë në mënyrë të koordinuar punën për akomodimin, rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme falënderon institucionet dhe strukturat shqiptare të angazhuara në këtë proces, si dhe autoritetet e huaja, veçanërisht ato siriane, që mundësuan përfundimin e procedurave dhe tranzitin e sigurt të shtetasve. Realizimi i operacionit dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të veprimit të bashkërenduar në përmbushjen e përgjegjësive të shtetit ndaj qytetarëve të tij.
Task-Forca ndërinstitucionale do të vijojë punën si për ndjekjen e plotë të procesit të rehabilitimit dhe riintegrimit, ashtu edhe për riatdhesimin e shtetasve të tjerë shqiptarë, sa herë që krijohen kushtet e nevojshme për kthimin e tyre të sigurt./Dosja.al
TIRANË- 300 punonjësve të administratës u jepet mundësia të përfitojnë kredi me 0% interes për blerje apartamenti...
KLSH TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit evidentoi rreth 314.9 milionë lekë apo mbi 3.2 milionë euro efekte negative në buxhe...
Trafiku Rreth 30 minuta nevojiten gjatë fundjavës për të përshkuar vetëm 3 kilometra rrugë në autost...
Foto Ilustruese TIRANË- Dita e sotme do të ketë temperaturat më të larta të javës. Do të vijojë ndikimi i masa...
pamje nga kisha KORÇË- Kisha e Shën Thanasit në fshatin Sinicë të Korçës, një objekt i rrall&e...
PROTESTA 87 TIRANË- Ka përfunduar ditën e saj të 87-të protesta qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Ed...
cfare u sekuestrua GREQI- Autoritetet greke kanë shkatërruar një rrjet të mirëorganizuar të trafikimit dhe shpërnda...
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se, nga 24 vatra zjarri të raportuara në të gjithë vendin deri mbrëmjen e 2...
pamje nga protesta DIVJAKË- Banorët e Divjakës kanë shënuar ditën e 26-të të qëndresës së...
PAMJE NGA PROTESTA TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët ...