LIVE UPDATES
Aktualitet

PAMJE SKANDALOZE/ Liqeni Artificial “i sëmurë”, Raporti i KLSH: 10 mln lekë për pastrim, por liqeni në mëshirë të fatit

Pavarësisht situatës kritike mjedisore raporti evidenton se Bashkia e Tiranës dhe institucionet e saj të varësisë nuk kanë marrë asnjë hap konkret për identifikimin e ndotësve, për të vlerësuar nëse ka edhe subjekte që disponojnë leje mjedisore, për të vijuar më tej me marrjen e masave për ndaljen e shkarkimit.

13 October 2026, 09:10 Nga E. D

PAMJE SKANDALOZE/ Liqeni Artificial “i sëmurë”, Raporti i

TIRANË- Tufa peshqish të ngordhur kanë dalë në sipërfaqe të brigjeve të liqenit artificial të Tiranës. Nga një vëzhgim i Top Channel, por edhe nga analizat e kryera nga Agjencia e Mjedisit të konstatuara nga auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, rezulton se në trupin ujor të liqenit ka shkarkime të ujërave të ndotura urbane të patrajtuara.

Pavarësisht situatës kritike mjedisore raporti evidenton se Bashkia e Tiranës dhe institucionet e saj të varësisë nuk kanë marrë asnjë hap konkret për identifikimin e ndotësve, për të vlerësuar nëse ka edhe subjekte që disponojnë leje mjedisore, për të vijuar më tej me marrjen e masave për ndaljen e shkarkimit.

Mungesa e koordinimit institucional përvec korrespondencës shkresore, pritet të përkeqësojë situatën ekologjike. Në konsultimin me ekspertë dhe akademikë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës nxirret në pah se liqeni është i sëmurë dhe se është kërcënim për popullatën.

“Nga vëzhgimi arritëm në përfundimin se bëhet fjalë për një lulëzim të cianobakterit Microcystis aeruginosa… Helmet lëshohen në mjedisin ujor gjatë shpërbërjes së qelizës dhe janë shpesh me pasoja të rënda për botën e gjallë ujore të liqenit, përfshirë këtu edhe njeriun si përdorues të këtyre ujërave.. Dukuria e ngordhjes së peshqve në mënyrë masive dhe dalja e tyre në sipërfaqe për shkak të mungesës së oksigjenit e konfirmon gjendjen e degraduar dhe praninë masive të shpendëve. Përmbajtja e lartë e nutrientëve dhe e ulët e oksigjenit tregon se në liqen ka shkarkime të shumta të substancave të pasura me azot dhe fosfor”, njofton KLSH.

Në dokumentat e siguruar nga Top Channel del në pah se gjatë periudhës së auditimit 2021–2024, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit nën varësinë e Bashkisë së Tiranës ka shpenzuar 10,665,000 lekë për pastrimin e basenit të Liqenit Artificial të Tiranës.

Ky pastrim rezultoi vetëm në pastrim mekanik, pra heqje e plastikave nga sipërfaqja e liqenit, e bimësisë së tepërt, por jo i lidhur me reduktimin/ eliminimin e elementëve që shkaktojnë ndotje në ujin e liqenit, të cilët janë në nivele të larta. Shqetësuese është gjithashtu se institucionet kanë kakofoni të dhënash për bizneset që punojnë brenda Parkut të Liqenit.

Auditimi i KLSH thotë se bazuar në kontratat e lidhura me UKT operojnë 10 subjekte private. Ndërkohë sipas përgjigjeve të APR rezulton se operojnë 14 subjekte, ndërsa nga verifikimet në terren të grupit auditues rezultoi se ka më shumë se 14 subjekte, të cilat, në mungesë të rrjetit të kanalizimeve brenda territorit të liqenit artificial të Tiranës operojnë me zgjidhje individuale (si gropa septike), të cilat janë të pamonitoruara nga institucionet shtetërore.

Top Channel pyeti Bashkinë e Tiranës mbi reagimin pas auditimit, por nuk mori përgjigje.

KLSH arrin në përfundimin se Bashkia Tiranë, e cila është në rolin e administratores, nuk ka hartuar një plan menaxhimi të Liqenit Artificial të Tiranës, për ndarjen e detyrave, bashkëpunimin dhe bashkëveprimin e institucioneve të qeverisjes qendrore dhe lokale, për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të Liqenit artificial të Tiranës, për të verifikuar e ndaluar të gjithë shkarkimet e ujërave të përdorura urbane, industriale, etj., që mund të vijnë si rrjedhojë e aktivitetit brenda territorit te PMLAT ose të përzierjes së jashtëligjshme të ujërave të zeza me kanalet e ujërave të bardha/ të shiut që shkarkojnë në liqen.

Ndonëse në Programin Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit, është përcaktuar për t’u monitoruar për çdo vit, Liqeni Artificial i Tiranës.

Për periudhën objekt auditimi 2021-2024, por edhe përtej kësaj periudhe (minimalisht që nga viti 2015), AKM nuk ka realizuar asnjëherë monitorime vjetore për Liqenin Artificial të Tiranës.

Mosfunksionimi i bashkëpunimit institucional ka sjell zvarritjen e problematikës dhe moszgjidhjen e situatës, ku edhe sot sic shihet nga këto pamje liqeni vazhdon të jetë i sëmurë./Top Channel

liqeni artificial

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin