16 January 2025, 16:33
Nga B.Z
Pamje nga evakuimi
TIRANË - Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se mbrëmjen e kaluar, një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza është evakuar në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor. Në njoftim shkruhet se fëmija aktualisht ndodhet në Spitalin Universitar "Nënë Tereza", ku po merr kujdesin mjekësor të nevojshëm, ndërsa familja e tij, përfshirë babain, vëllain dhe motrën, janë akomoduar në një qendër refugjatësh në Babrru të Tiranës.
OBSH në Shqipëri ka ndarë pamje nga evakuimi i fëmijës, ndërsa ka vlerësuar përfaqësuesit e institucioneve shqiptare, që kanë kontribuar në realizimin e kësaj ndihme humanitare.
Njoftimi i plotë i OBSH në Shqipëri:
Mbrëmjen e kaluar u krye evakuimi mjekësor për ofrimin e kujdesit kritik në Shqipëri për një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza. Fëmija aktualisht po merr kujdesin mjekësor në Spitalin Universitar "Nënë Tereza", ndërsa babai, vëllai dhe motra janë akomoduar në qendrën e refugjatëve në Babrru të Tiranës.
Një falenderim i madh për Kryeministrin Edi Rama dhe Qeverinë e Shqipërisë për lehtësimin e kësaj përpjekjeje humanitare. Mirënjohje Albana Koçiut, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Skënder Bratajt, kreu i Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore Haki Çako, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, dhe zyrtarëve nga Ministria e Brendshme, për kontributet e tyre thelbësore. OBSH së bashku me partnerët mbështet koordinimin dhe fuqizimin e një mekanizmi standard, transparent të evakuimeve mjekësore.
Në aeroport, së bashku me zyrtarë të tjerë, për të pritur familjen ishte i pranishëm edhe Gazmend Bejtja, Oficer i ngarkuar i OBSH në Shqipëri.
Angazhimi i Shqipërisë për të mbështetur ata në nevojë është një shembull i rëndësishëm solidariteti. Meqë shumë pacientë nga Gaza ende kërkojnë kujdes urgjent mjekësor, përpjekjet e koordinuara ndërkombëtare mbeten vendimtare.
obsh gaza mareveshje armepushimi
Aktualitet
16 January 2025, 16:21
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një 32-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi ka kryer një seri pla&ccedi...
Aktualitet
16 January 2025, 16:05
B.Z
Osman Stafa
TIRANË - Gazetari Osman Stafa, ka folur sërish ditën e sotme lidhur me skandalin te Onkologjiku, ku pacientët me kancer kry...
Aktualitet
16 January 2025, 15:52
B.Z
Foto ilustruese
LUSHNJE - Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi akuzohet se ka kanosur me armë zjarri një 20-vje&c...
Aktualitet
16 January 2025, 15:50
B.Z
Foto ilustruese
SARANDË - Tre persona janë proceduar penalisht nga Policia në Sarandë pasi akuzohen se kanë abuzuar me varrezat e ...
Aktualitet
16 January 2025, 15:36
B.Z
Ervin Karanxha
TIRANË - Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka konfirmuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) ...
Aktualitet
16 January 2025, 15:21
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
HIMARA- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga shembja në ujëmbledhësin e Sas...
Aktualitet
16 January 2025, 15:04
M.B
Para
TIRANA- Një 37-vjeçar turk është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se rekrutonte vajza të huaja të cila...
Aktualitet
16 January 2025, 14:42
N.F
Nuredin Dumani
TIRANË- I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka dëshmuar ditën e sotme në GJKKO për vrasjen e Bujar &C...
Aktualitet
16 January 2025, 14:36
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Katër persona janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohet se kanë kundërshtuar dhe goditur punon...
Aktualitet
16 January 2025, 14:25
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Pas disa muajsh ngadalësimi, aplikimet e shtetasve shqiptarë për azil në një nga vendet e Bashkimit Europi...