11 September 2026, 20:48
Nga G.M
Kokaina e fshehur
GREQI- Policia greke ka goditur një rrjet të dyshuar të trafikut të kokainës nga Kolumbia, në një operacion të koduar “Lulet e së keqes”, të zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet amerikane të DEA-s. Në kuadër të operacionit janë arrestuar shtatë persona, shumica e tyre shqiptarë, ndërsa janë sekuestruar 84 kilogramë kokainë.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, mes të arrestuarve ndodhet edhe një shqiptar i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana për një vrasje të kryer në Shqipëri. Në pranga ka rënë edhe djali i tij. Një tjetër shqiptar dyshohet se kishte lidhje me rrjete të trafikut të drogës në Kolumbi, ndërsa një prej të arrestuarve raportohet se është një emër i njohur në qarqet e biznesit në Shqipëri. Hetimi zbuloi se droga fshihej në ngarkesa me trëndafila të importuara nga Kolumbia.
Kompania që paraqitej si importuese ishte krijuar në vitin 2023, por sipas hetuesve nuk kishte një seli apo staf real dhe aktiviteti i deklaruar nuk lidhej me tregtinë e luleve. Autoritetet greke kanë konstatuar se kompania kishte kryer shtatë importe me trëndafila nga Kolumbia gjatë një periudhe prej rreth tetë muajsh. Hetuesit dyshojnë se dërgesat e para mund të kenë shërbyer për të testuar mënyrën e transportit, përpara se rrjeti të përdorte metodën në mënyrë të përsëritur.
Ngarkesa e fundit përfshinte 80 kuti me trëndafila, të nisura nga Bogota dhe të dërguara drejt një luleshitësi në Artemidha, në Atikë. Gjatë kontrollit, autoritetet zbuluan se në një pjesë të luleve ishin përdorur kërcell artificialë, brenda të cilëve ishte fshehur kokaina. Në total, droga e sekuestruar arriti në 84 kilogramë. Hetimi vijoi edhe në një banesë në Maratonë, ku autoritetet gjetën rreth dy kilogramë kokainë dhe pajisje të përdorura për përpunimin e saj.
Aty u arrestuan një burrë me origjinë të huaj, i dyshuar edhe për përfshirje në një çështje vrasjeje, dhe djali i tij. Sipas hetuesve, rrjeti kishte përdorur një skemë të organizuar për të mbuluar origjinën e ngarkesave. Dërgesat nuk synonin të kalonin drejtpërdrejt nga Kolumbia në Greqi, por kalonin fillimisht përmes Kanadasë, ku dokumentacioni i transportit ndryshohej përpara se ngarkesa të vazhdonte drejt Greqisë. Autoritetet greke vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rolit të personave të arrestuar dhe të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në rrjet./Dosja.al
kolumbia kokaine
Aktualitet
11 September 2026, 20:40
G.M
Pamje nga zjarri
LEZHË- Një vatër zjarri e përmasave të mëdha është regjistruar pasditen e sotme në një z...
Aktualitet
11 September 2026, 20:23
G.M
Protestuesja
TIRANË- Protetsa në Tiranë ka shënuar ditën e sotme 104 ditë të revoltës qytetare kundër klas&eum...
Aktualitet
11 September 2026, 20:00
G.M
Protestuesi
TIRANË- Një protestues pjesëmarrës në tubimin e sotëm përballë godinës së Kryemnistrisë ...
Aktualitet
11 September 2026, 19:47
G.M
TIRANË- Protesta në Tiranë vijon prej 104 ditësh tashmë revoltën e saj kundër klasës politike. Protestuesit kanë ...
Aktualitet
11 September 2026, 19:37
G.M
Foto ilustruese
TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e sotme, 104 ditë revoltë kundër klasës p...
Aktualitet
11 September 2026, 19:35
G.M
Protesta në Tiranë (foto ilustruese)
TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar sot ditën e 104-të të revo...
Aktualitet
11 September 2026, 18:37
G.M
Foto ilustruese
FIER- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Marglliç të Patosit. Sipa...
Aktualitet
11 September 2026, 17:41
G.M
Një protestë e veteranëve të UÇK-së në Prishtinë.
Gjykata e Apelit e ka rrëzuar një dënim me nga n...
Aktualitet
11 September 2026, 17:28
G.M
Banorët
DURRËS- Banorët e Durrësit kanë organizuar një protestë mbrëmjen e së enjtes të mbështetur n...
Aktualitet
11 September 2026, 17:06
E. D
TIRANË- Gjykata Administrative ka pranuar kërkesën për sigurimin e padisë të paraqitur nga Apeli i GJKKO-së dhe Gjykata e D...