LIVE UPDATES
Aktualitet

"Mafia shqiptare po pushton Zvicrën"/ Autoritetet ngren alarmin: Të rinjtë po përdoren si ushtarë për 500-1000 franga në muaj, fitimet marramëndëse shkojnë te ...

Ata qëndrojnë në Zvicër vetëm për disa muaj, aq sa për të shpërndarë drogën që u jep organizata e cila i koordinon, në këmbim të një page mujore nga 500 deri në 1000 franga, të cilat i shpenzojnë ose ua dërgojnë familjeve të tyre.

19 May 2026, 14:12 Nga E.d
"Mafia shqiptare po pushton Zvicrën"/ Autoritetet ngren alarmin:
Foto ilustruse

ZVICRA- Autoritetet zviceriane kanë ngritur alarmin se mafia shqiptare po pushton Zvicrën. Mediat zviceriane shkruajnë se të rinjtë po përdoren si 'ushtarë' për 500-1000 franga në muaj, ndërsa vetëm në vitin 2025, janë arrestuar 122 persona. Sipas tyre, mafia shqiptare ka pushtuar tregun e drogës falë një rrjeti të rinjsh shpërndarës. Të rinjtë shqiptarë, mbërrijnë nga Shqipëria në Itali me avion ose tren dhe më pas futen në Zvicër. 

Sipas artikullit, ky rrjet shpërndarësish po krijon një organizatë të vërtetë kriminale dhe shumë e strukturuar. Ata qëndrojnë në Zvicër vetëm për disa muaj, aq sa për të shpërndarë drogën që u jep organizata e cila i koordinon, në këmbim të një page mujore nga 500 deri në 1000 franga, të cilat i shpenzojnë ose ua dërgojnë familjeve të tyre.

Ndërsa fitimet e mëdha nga trafiku përfundojnë tek organizata kriminale. Fenomeni është edhe më i vështirë për t’u luftuar sepse, për personat e varur nga droga, shpërndarësit shpesh nuk perceptohen si kriminelë, por si njerëz që mbushin një boshllëk ekzistencial në jetën e tyre.

Artikulli i plotë nga RTS

Duke u mbështetur në një rrjet tregtarësh të rinj dhe produktesh cilësore me çmime të ulëta, mafia shqiptare ka pushtuar tregun e kokainës në Ticino. Në jug të Alpeve, kjo bollëk droge ka pasoja shkatërruese, duke rezultuar veçanërisht në një rritje të numrit të arrestimeve. Më 29 prill në Capolago, një 24-vjeçar shqiptar u arrestua me 54 gramë kokainë. Dhe ky është vetëm një rast i kohëve të fundit në një seri të gjatë rastesh.

Në vitin 2025, 122 persona u arrestuan në Ticino për trafik droge, krahasuar me 78 në vitin 2024 (+56%). Tani, gjysma e të burgosurve në burgjet e Ticino-s janë të burgosur për këtë lloj vepre penale.

Një pushtim i heshtur

Mafia shqiptare ka pushtuar tregun e drogës në Ticino falë një rrjeti të rinjsh shpërndarës, të njohur si “cavallini”, që do të thotë fjalë për fjalë “kuaj të vegjël”. Shpesh të papunë, këta të rinj mbërrijnë nga Shqipëria në Itali me avion ose tren dhe më pas futen në Ticino, zakonisht me makina me qira.

“‘Cavallini’ janë pjesë e një rrjeti që është krijuar me kalimin e kohës. Është një organizatë e vërtetë kriminale, shumë e strukturuar, duhet pranuar. Ata vijnë dhe largohen. Qëndrojnë këtu pak kohë, vetëm disa muaj. Kështu, nëse policia arreston një shpërndarës, arreston vetëm atë”, shpjegon për RSI një konsumator i hershëm droge, i takuar në parkun Ciani në Lugano.

Ata qëndrojnë në Zvicër vetëm për disa muaj, aq sa për të shpërndarë drogën që u jep organizata, në këmbim të një page mujore nga 500 deri në 1000 franga, të cilat i shpenzojnë ose ua dërgojnë familjeve të tyre. Ndërsa fitimet e mëdha nga trafiku përfundojnë tek organizata kriminale.

Pjesa tjetër mbështetet tek omerta, rregulli i heshtjes që përdor mafia shqiptare. Dhe strategjia po funksionon.

Komisari Paolo Lopa, drejtues i seksionit antidrogë në policinë kantonale, deklaroi se shpërndarësit shqiptarë tashmë operojnë në të gjithë Ticinon, deri në zonën e Locarnos, ku më parë nuk shiheshin. Sipas tij, sekreti i suksesit të tyre është “kokaina me cilësi të lartë, me pastërti nga 60 deri në 80%, e shitur me çmime relativisht të ulëta”.

Receta e suksesit

Cili është sekreti? “Një kokainë me cilësi shumë të lartë, me pastërti nga 60% deri në 80%, e shitur me çmime relativisht të ulëta”, shpjegon Paolo Lopa. “Është ligji i tregut. Sot askush nuk është në gjendje të konkurrojë duke ofruar një produkt të kësaj cilësie me këtë çmim.”

Në Ticino, mafia shqiptare nuk pushton lagje apo territore. Ajo depërton në mënyrë të heshtur në shtëpitë e përdoruesve të drogës, duke shfrytëzuar dobësitë dhe varësinë e tyre.

“Afrimi mes shpërndarësit dhe personit që do ta strehojë ndodh në tre faza”, shpjegon Marcello Cartolano, zv/drejtor i Ingrado, qendra e Ticinos për trajtimin e alkoolizmit dhe varësive të tjera.

“Në fillim, shpërndarësit përfitojnë nga brishtësia dhe izolimi i personave. Më pas kërkojnë strehim në këmbim të drogës falas. Në fund, krijojnë një marrëdhënie varësie totale ndaj substancës. Shpesh janë gra ato që i strehojnë këta shpërndarës në shtëpitë e tyre. Për disa persona, të kesh një djalë të ri në shtëpi përfaqëson edhe një formë lidhjeje emocionale dhe marrëdhënieje”, vëren më tej Marcello Cartolano.
Pasoja dramatike

Në Ticino, bollëku i kokainës ka sjellë edhe rritje të përdorimit të crack-ut, një derivat i kësaj droge. Raporti  për vitin 2025 dokumenton fenomenin: projekti “Pipe crack”, një iniciativë për uljen e rreziqeve, shpërndau 2624 kite për 203 përdorues, një rritje prej 41% krahasuar me një vit më parë.

“Kokaina e tymosur krijon varësi jashtëzakonisht të shpejtë. Pas pesë deri në dhjetë minuta, efektet zhduken, por personi ndien një dëshirë të pakontrollueshme për të vazhduar. Kjo mund të sjellë sjellje shumë të paparashikueshme dhe agresivitet të dhunshëm” thekson Marcello Cartolano.

Kjo mund të ketë pasoja dramatike. Gjatë natës mes 27 dhe 28 janarit në Bellinzona, një i ri i varur nga droga vrau me thikë nënën e tij 46-vjeçare dhe plagosi rëndë partnerin e saj. Ngjarja tronditi opinionin publik.

“Është një sinjal alarmi. Njerëzit humbasin kontrollin dhe përfundojnë totalisht nën ndikimin e substancës,” paralajmëron Cartolano.

Një sistem që ushqen vetveten

Fenomeni është edhe më i vështirë për t’u luftuar sepse, për personat e varur nga droga, shpërndarësit shpesh nuk perceptohen si kriminelë, por si njerëz që mbushin një boshllëk ekzistencial në jetën e tyre.

“Sot janë shqiptarë. Dhe fatmirësisht që janë këtu, edhe pse këta shpërndarës janë bastardë”, përfundon konsumatori i intervistuar.

“Sepse varësitë ekzistojnë, kanë ekzistuar gjithmonë. Ata bëjnë biznesin e tyre. Nëse nuk janë këta, do të jetë dikush tjetër. Ka një mungesë, ka njerëz që vuajnë. Shumë mendojnë se kjo nuk është e vërtetë, por në realitet është pikërisht kështu.”/Dosja.al

shqiptare zvicra kokaina

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin